Ai paguan njësoj si qytetarët e Europës, por merr shërbim të botës së tretë. Shqipëria nuk mund të shkojë drejt Europës me rrjet afrikan. Nëse shteti nuk reagon, atëherë heshtja është bashkëpunim. Dhe bashkëpunimi me abuzimin është krim.

Në asnjë qytet të Shqipërisë qytetari nuk merr sot shërbimin që paguan. Rrjeti celular është i dobët, interneti ndërpritet vazhdimisht, sinjali humbet në mes të qyteteve dhe në zonat rurale situata është katastrofike. Megjithatë, faturat vazhdojnë të vijnë rregullisht, ndërsa cilësia e shërbimit bie çdo ditë. Kjo nuk është thjesht paaftësi teknike. Kjo është dështim shtetëror.
Pyetja që shtrohet është e drejtpërdrejtë:
Kush po i mbron kompanitë celulare? Politika apo AKEP?
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka detyrimin ligjor të mbikqyrë tregun, të ndëshkojë shkeljet dhe të garantojë shërbim cilësor për qytetarët. Por realiteti tregon të kundërtën:
- Asnjë masë serioze ndëshkimore
- Asnjë transparencë
- Asnjë kontroll real mbi cilësinë e shërbimit
- Asnjë mbrojtje për konsumatorin
Ndërkohë, kompanitë celulare raportojnë fitime marramendëse, ndërsa investimet në infrastrukturë janë minimale. Shqipëria është i vetmi vend në rajon ku sinjali humbet në qendër të qytetit, ku interneti ndërpritet në orë pune dhe ku qytetari paguan për një shërbim që nuk e merr.
Kjo nuk është rastësi. Kjo është skemë.
Ka dyshime serioze për:
- Marrëdhënie klienteliste mes politikës dhe operatorëve celularë
- Vendime të AKEP të diktuara politikisht
- Mbyllje sysh ndaj shkeljeve sistematike.
- Mungesë konkurrencë reale në treg.
Në çdo shtet normal, një situatë e tillë do sillte hetime penale, auditime të thella dhe dorëheqje. Në Shqipëri? Heshtje totale. SPAK duhet të veprojë urgjentisht.
Kjo çështje nuk është teknike, por penale. Duhet hetuar:
- A ka korrupsion në licencime?
- A ka favore politike për operatorët?
- A ka shpërdorim detyre nga drejtuesit e AKEP?
- A janë manipuluar raportet e cilësisë së shërbimit?
Qytetari shqiptar nuk mund të trajtohet si konsumator i dorës së dytë. Ai paguan njësoj si qytetarët e Europës, por merr shërbim të botës së tretë. Shqipëria nuk mund të shkojë drejt Europës me rrjet afrikan. Nëse shteti nuk reagon, atëherë heshtja është bashkëpunim. Dhe bashkëpunimi me abuzimin është krim.
Gazeta Antikorrupsion i bën thirrje:• SPAK të nisë hetim penal• ILDKPKI të verifikojë pasuritë e zyrtarëve përgjegjës• KLSH të auditojë AKEP• Qytetarëve të mos heshtin, sepse kur hesht qytetari, fiton korrupsioni.






















