Plotfuqishmëria e Presidentit-Përgjegjësi e lartë shtetërore

806
Prof. Lisen Bashkurti
Nga mediat dhe institucionet shtetëtore jemi njoftuar se në zyrën e Presidentit të Republikës, z. Ilir Meta ka arritur kërkesa e Ministrit të Evropës dhe Punëve të Jashtme, z.Ditmir Bushati për plotfuqishmërinë e delegacionit shqiptarë në bisedimet me palën greke për delimitimin e kufirit detar midis dy vëndeve.
Nisur nga kjo kërkëse dhe nga nevoja për një qëndrim kushtetues dhe ligjor, Presidenti Meta ka nisur konsultime me personalitete të larta, me njohuri e përvoje të gjatë në këto çeshtje.
Ndërkohë po lexojme artikuj, komente dhe opinione nga me të ndryshmet.
1. Parimi kushtetues
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e jep Presidentit të Republikës atributin e garantit të unitetit të popullit dhe të mbrojtjes së Kushtetutës së vëndit. Në respekt të plotë me këtë detyrim kushtetues Presidenti Meta po fton për konsultime ish-presidentët e Republikës lidhur me negociatat për delimitimin e kufirit detar midis Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo është e drejtë kushtetuese dhe veprim politik i drejtë.
2. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2009 mbi marrëveshjen ndërqeveritare Shqipëri-Greqi për delimitimin e kufirit detar
Në vitin 2009 Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë marrëveshjen e firmosur midis dy qeverive për delimitimin e kufirit detar Shqipëri-Greqi. Ndër të tjera ky vendim rrezoi marrëveshjen edhe për mungesën e aktit të plotfuqishmërise së Presidentit të Republikës për delegacionin negociues shqiptar.
Presidenti Meta po vepron në respekt të plotë të këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese mbi dhënien e plotfuqishmërise për delegacionin negociues shqiptar me palën greke.
3. Ligji për plotfuqishmërinë
Dhenia e plotfuqishmërise bazohet tek ligji Nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shsiperisë”, Neni 6, Pika 3/b,c.
Presidenti Meta po vepron në përputhshmëri me ligjin e mësipërm në Republikën e Shqipërise mbi detyrimin e tij për aktin e plotfuqishmërisë dhe procedurat e lëshimit të tij.
3. Konventa e Vjenës për të Drejtën e Traktateve, 1969
Në vetvete ky ligj bazohet në Konventën e Vjenës për të Drejtën e Traktateve (1969) e Kombeve të Bashkuara, e cila përcakton institucionet përfaqësuese ndërkombëtare të shteteve si dhe kompetencat e procedurat e pajisjes së tyre me aktin e plotfuqishmërisë.
Presidenti Meta po vepron në respekt të plotë të së drejtës ndërkombëtare mbi vendin, rolin dhe procedurat që duhet të përmbushë lidhur me përfaqësimin e Republikës së Shqipërise në negociata për lidhje marrëveshjesh ndërkombëtare në emër të Shtetit Shqiptar.
4. Transparenca dhe gjithëpërfshirja si parime demokratike Evropianë
Në Traktatin e Lisbonës të Bashkimit Evropian përcaktohen katër parime madhore të politik-bërjes dhe vendim-marrjes në BE. Dy nga këto parime kanë të bëjnë me transparencen dhe gjithëpërfshirjen.
Duke informuar opinionin publik dhe duke filluar konsultime gjithëpërfshirëse për rastin e negociatave për delimitimin e kufirit detar midis Shqipërise dhe Greqisë, Presidenti Meta po vepron në respekt të plotë të parimeve Evropiane të politikë-bërjes dhe vendim-marrjes transparente dhe gjithpërfshirjes.
Duke respektuar Kushtetutën, ligjin e brëndshëm dhe të drejtën ndërkombëtare si dhe parimet Evropiane të politikë-bërjes dhe vendim-marrjes, Presidenti Meta mbron në thelb interesat kombëtare të Shqipërise, dialogun për zgjidhjen e problemeve me fqinjet si dhe i shërben ruajtjes dhe zhvillimit të marrëdhënieve Shqiptaro-Greke bazuar në bashkëpunimin dhe interesat reciproke.
Sigal