Nga Zef Preci
Gati 25 vjet shfrytëzim të një nga burimet natyrore strategjike më të rëndësishme të vendit dhe thuajse asnjë përfitim real për ekonominë tonë kombëtare në:
- a) teknologji,
- b) menaxhim,
- c) krijjm vendesh të reja pune,
- d) kontribute në taksa
Kjo është kompania e promovuar si pioniere e Investimeve të huaja në sektorët strategjikë…
Shtypi informon orët e fundit se shkak për masat penale të ditës së sotme nga SPAK është evazioni fiskal, fshehja e taksave, shkurt grabitja e pasurive tona kombëtare (Shih njoftimin ketu më poshtë).
Pyetjet e mija drejtpërdrejt për prokurorët e SPAK janë:
- A do të hetoni zyrtaret e AKBN qe kanë certifikuar bilancet mashtruese të kësaj kompanie?
- A do të hetoni zyrtarët lokalë të taksave që nuk kanë përmbushur detyrat e veta sipas ligjit?
- A do të hetoni ministrat që në kundërshtim me ligjin kanë toleruar mospagimin e taksave nga kjo kompani?
- A do të hetoni zyrtaret qe kanë renegocuar kontratën koncesionare në dëm të interesave publike?
- A do të hetoni rrënimin e tokave bujqësore nga aplikimi i cmimeve horizontale nga kjo kompani dhe moskompensimin e fermerëve për dëmet e shkaktuara?
- A do të hetoni kompanitë e shërbimeve ndihmëse të caktuara nga politikanë të lartë të dyshuar për përfitime korruptive prej tyre?
- A do të hetoni skemën e rritjes fiktive të shpenzimeve dhe investimet fantazëm të kompanisë dhe konsulencat e llojit “5D” që drejtuesit e kësaj kompanie kanë aplikuar në vite?
- A do të hetoni mosveprimin e agjencive ligjzbatuese për zbatimin e rekomandimeve te KLSH për nxjerrjen e detyrimeve të kompanisë ndaj shtetit sipas ligjit?
- A do të hetoni pronarët fundorë të kompanisë?
- A do të hetoni sponsorizimet e kompanisë në mas-media dhe fushatat zgjedhore?
Vetëm dhënie pergjigje këtyre pyetjeve I shërben interesit publik dhe i ndihmon zbatimit të ligjit edhe për investimet e huaja.