Zef Preçi: Korrupsioni vret…

Përhapja e zjarrit në të katër anët e pallatit dhe kaosi që po shoqëron këtë ngjarje ngre pikëpyetje mbi lëndet e ndërtimit të përdorura dhe gatishmërinë e agjencisë së emergjencave civile dhe të pushtetit vendor.

 Nga larg uroj që kjo histori e rënies së zjarrit në një qendër tregtare të vendosur në një pallat 12 katësh në Lushnje të mbyllet pa viktima. Por cilido që i dhimbset sadopak jeta dhe pasuria mund të pyesë:

NOA

1) Përse nuk respektohen rregullat e shkruara për sigurinë nga zjarri duke filluar nga dalja e emergjencës për secilin apartament dhe njësi biznesi?

2) Kush mban përgjegjësi për raste të tilla, që janë lejuar të futen në shfrytëzim (jepen lejet përkatëse) objekte pa patur Infrastrukturën dhe pajisjet përkatëse?

3) A nuk mjaftoi djegia e një pallati të ri në Tiranë verën që shkoi për të vënë në lëvizje institucionet përgjegjëse qeveritare për të mos lejuar ngjarje të tjera dhe viktima?

Korrupsioni vret – kjo mbetet diçitura më e besueshme e ngjarjeve të tilla të dhimbshme e të kushtueshme, për fat te keq.