Xhenet Sula / Politika 100-vjeçare greke ndaj Shqipërisë

643
Sigal

Barbarizmi grek i 99 viteve më parë ndaj 195 burrave të Hormovës në Tepelenë

Copëzimi që iu bë Shqipërisë nga një zgjidhje e palogjikshme e gjashtë ambasadorëve, bëri që veriut të Shqipërisë, t’i shkëpusin disa krahina nga “Grupi i Pesë Bajraqeve” dhe pas një “kompromisi”, të bërë me 11-gusht 1913, Greqisë i japin pjesën më të madhe të Shqipërisë Jugore, Çamërinë dhe Janinën, kryeqyteti tradicional i Shqipërisë së Jugut. Kjo ngjalli urrejtje dhe krijoi një pakënaqësi te madhe për popullin shqiptarë dhe qeverinë e Ismail Qemalit, të cilët u ngritën në këmbë dhe luftuan me armë në dorë për mbrojtjen e vatanit, që po copëtohej duke i gjymtuar e shkatërruar të gjitha krahinat e banuara nga shqiptarët, që nga Preveza e deri ne Prizren. Fuqitë e Mëdha duke i parë më nga afër masakrat, që po bënte ushtria greke në tërë jugun e vendit, bënë që Konferenca e Ambasadorëve në fund të gusht të vitit 1913 të ngrinte një Komision Ndërkombëtar për Kufijtë, që do të verifikonin popullsinë dhe do të përcaktonin me saktësi kufijtë. Menjëherë grekët pasi marrin vesh se komisioni filloi punën, organizuan demonstrata të zjarrta në Korçë. Metodat që u përdorën me nxënësit shqiptarë nga mësuesit grek qenë dy: ata veshën me kostum grek të gjithë fëmijët dhe në krahë mbanin nga një shirit të bardhë ku ishte qëndisur “Enosis i thanatos”, që do të thotë “Bashkim ose Vdekje” dhe e dyta, këngët që këta fëmijë shqiptarësh do të këndonin para këtij komisioni kur ai të shkonte për t’i parë dhe vërtetuar?!… Komisioni sa hyri në oborret e këtyre shkollave dëgjoi të këndohej në greqisht. Atëherë një nga anëtarët e komisionit, Bilinski përfaqësuesi austriak, hodhi në ajër një grusht me monedha ku fëmijët e turrën t’i kapnin dhe nga hutimi harruan greqishten e folën shqip. Mjaftoi kjo dhe komisioni u bind. Duke parë rrezikun grek, masakrat dhe shkatërrimet e shumta në jug të Shqipërisë, Ambasadorët e Londrës paralajmëruan Greqinë se nëse nuk tërhiqej nga Shqipëria, ata nuk do t’i shqyrtonin pretendimet e saj për Ishujt Dodekanezë në Egje, të cilët i përkisnin Turqisë. Kështu më 1-mars të vitit 1914 trupat greke “largohen” nga Korça duke lenë pas një numër ushtarësh grekë në spitale të ndryshme, me pretekstin se kishin nevojë për kurim. Këtu peshkopi grek nisi të thurte një komplot me ushtarët grek, të lënë qëllimisht në spitale dhe helenistët sulmuan Korçën, Ersekën, Përmetin, Tepelenën, Gjirokastrën, Vlorën e Sarandën, ku kryen krime nga më të shëmtuarat, e më çnjerëzoret. Kurse tragjedia që ndodhi ne fshatin Kodër të Tepelenës Gjenerali De Veeri i misionit Holandez kur shkoi në atë fshat pa me sytë e vetë mizorinë e tmerrshme të grekëve dhe bëri disa fotografi nga ato pamje të llahtarshme. Raporti i tij drejtuar Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit tregonte se: “Ne jug të fshatit Kodër gjeta një kishë të vogël, që padyshim do të ishte përdorur si burg. Muret e brendshme dhe dyshemeja ishin të lara në gjak: kudo kishte kësula dhe rroba të lara në gjak. U zhvarrosën 195 trupa, pasi gropa ku i kishin futur ishte e cekët dhe i varrosën në varre më të thellë: të gjithë trupat ishin pa kokë. Por, vazhdonte ai, nuk duhet harruar se këta që ishin vrarë nuk ishin myslimanë, por të krishterë, ortodoksë që u masakruan për shkak të identitetit të tyre shqiptar. Ky qe kurthi i ngritur nga grekët ndaj këtyre ndërzeve të thjeshtë e të pafajshëm. Ishte falë arritjes së Selam Musa Salarisë, së bashku me 500 trimat e tij të mbledhur nga e gjithë Labëria, që edhe pse mbërriti me vonesë prapëseprapë hakun nuk ua la pa marrë, duke vrare me qindra ushtarë grekë, deri sa i përzunë nga Hormova dhe Labova. Luftime të ashpra midis shqiptareve dhe trupave greke, të cilët vetëquheshin me eufemizëm “trupat e Epirit Autonom”, vazhdonin në Korçë e Vlorë, Dangelli e Sarandë, Ersekë e Tepelenë, Gjirokastër e Mallakastër atë pranverë të vitit 1914. Ja se si e përshkruan gazetari amerikan Uilliam U.Houard, ish Sekretar i Përgjithshëm i Fondit të Ndihmave për Shqipërinë, në raportin e mëposhtëm: Ushtarët grekë më 2 maj 1914 sulmuan Qinanin, fshat 5 km larg Ersekës, i gjithë fshati u shkatërrua me zjarr e dinamit përveç njërës shtëpi. Në maj të vitit tjetër dyzet prej tyre u kthyen të jetonin në rrënojat e shtëpive të veta. Grekët i rrethuan dhe hapën zjarr mbi refugjatët e tmerruar. Të gjithë sa ishin, shumica gra e fëmijë u vranë ose u plagosën. Hormova një fshat në rrugën e Tepelenës u zaptua nga grekët. Të gjithë burrat, 225 bujq të pambrojtur e paqësorë u masakruan pa pikë mëshire. Kurse në një raport tjetër Hauardi i bën një përmbledhje kësaj tragjedie  duke e pasqyruar atë që nga tetori i vitit 1913, ku ishin djegur ose hedhur në erë mbi 300 fshatra me 35.000 shtëpi, dhe kishin mbetur pa strehë 330.000 vetë. Ishin vrarë therur me bajonetë ose djegur 20.000 burra, gra dhe fëmijë. Ky ishte pretendimi dhe pikësynimi i grekëve, të cilët lakmonin Shqipërinë Jugore, e cila banohej nga ortodoksë dhe muhamedan, që bëheshin pengesë për realizimin e këtij synimi, prandaj duhej të vriteshin ose të dëboheshin. Më thjeshtë se kaq nuk bëhej. Ishin këto barbarizma dhe gjithë ato krime ç’njerëzore, të kryera nga grekët, që më në fund të gjashtë Fuqitë e Mëdha u detyruan në maj të vitit 1914 e dërguan në Korfuz Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit për tu takuar me përfaqësuesit grekë. Aty hartuan të ashtuquajturën “Dispozitë të Korfuzit” dispozitë së cilës grekët nuk iu përmbajtën duke mos respektuar kushtet e vendosura.