Xhelal Mziu: 8 dhjetor 1990, data më e rëndësishme pas pavarësisë së Shqipërisë!

931
Sigal

 

8 dhjetor 1990,
data më e rëndësishme pas pavarësisë së Shqipërisë!
Rinia studentore e Universitetit të Tiranës dhe Institutit të Lartë Bujqësor (krenar që isha pjesë e atij grupimi studentor), e rikthyem në Europën Demokratike Shqipërinë!
Varfëria, skamja, mjerimi, lufta e klasave e persekutimi kulmonin me diktaturën më të egër në Europë e më gjerë, në ate kohë!
Por guximi i rinisë studentore, bashkëpunimi me qytetarët, kohezioni dhe përballja ishte e përbashkëta e studentëve dhe e qytetarëve që rezultoi me sjelljen e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri.


Asokohe ikja e Ismail Kadaresë ishte një arsye me shumë…por çfarë ndodhë sot në 8 dhjetor 2019!
Ikja e Agron Tufës shkrimtarit, poetit, të persekutuarit të diktaturës komuniste, simbolika e denoncimit të atij sistemi, detyrohet për shkak të presionit të hapur të strukturës më të lartë të shtetit monist tashmë (Qeveri, Parlament, Bashki, Këshilla, Institucione të pavarura) që i përkasin një partie “Rilindjes”, i detyruar që të braktisë Shqipërinë duke kërkuar azil politik në Zvicër, për të shpëtuar vetë dhe familjen.
Kjo është këmbana e alarmit për çdo demokrat e shqiptarë që 8 dhjetori duhet të ishte si në vitin 1990!
Sot Shqipëria është e fundit në Europë, por dhe e Ballkanit, tërmeti i 26 nëntorit tregoi se sa larg të qenit shtet jemi ne, një shtet i çorganizuar, që Kosova, Maqedonia e Veriut, etj na dukeshin në raport me Shqipërinë si trupat e NATO-s në çlirimin e Kosovës. Ndërkoh ne dukeshim si kooperativat bujqësore të asokohe me ato “tomorricat” e shirjes së grurit…
Vendin tone e ka pllakosur krimi, korrupsioni, varfëria, persekutimi politik i çdo zëri kundër qeverisë si: Syri.net, JOQ, Agron Tufa, vajzës nga Durrësi, apo potes tek teatri, etj. Kjo ka bërë që eksodi i shqiptarëve të thyej çdo rekord, duke kapërcyer dhe Sirinë e luftës…
Rinia duhet të ngrihet, Shqipëria po rënkon, opozita duhet të reagoj. Edi Rama të keqen e shet në të mirë, humbjen e trumbeton në fitore, dhimbjen e banalizon në gëzim, bejte e komike.
Ai përdor elementin “kohë” si aleatin kryesor për të përfituar si psh: Grevat e studentëve, mosmarrjen e ftesave të njëpasnjëshme për në BE, tërmetin e 21 shtatorit apo tërmetin vdekjeprurës të 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona të pafajshëm dhe qindra të plagosur për shkak të
-Mosbllokimit të ndërtesave që ishin të pabanueshme nga tërmeti 21 shtatorit!
-Për shkak të çorganizimit të organizuar që ndodhi tërmetin e 26 nëntorit!
Koha e solidarizimit (për shkak të viktimave) ka mbaruar!
Koha e konsulencës ka mbaruar (nuk ka kapacitete dhe vullnet kjo qeveri)!
Është radha e protestës si në 8 dhjetor 1990, për ta shpëtuar Shqipërinë nga organizata moniste “Rilindja”!
Nesër do të jetë vonë!
Koha duhet kthyer në aleatin tone!
Shqipëria ka nevojë për një 8 dhjetor ’90!
Studentët dhe rinia e sotëme, demokratët e çdo qytetarë opozitar dhe lideri I opozitës Basha, janë shpresa e vetme për ta bërë Shqiperinë si gjithë Europa!