Vepror Hasani : Ledina Alolli ndez motorrat e fushatës në Korçë

343
Sigal

Nuk ishte parë ndonjëherë aq entuziazëm, aq gatishmëri për të qenë pjesë e fushatës elektorale, aq gëzim dhe kënaqësi për gjithkënd që të ishte pjesë e strukturave dhe që nga ky çast do të nisnin takimin me njerëzit; do t’i tregonin njeri-tjetrit gjithçka që kishin përjetuar gjatë këtyre viteve, ku më shumë flitej për drogë, gomone, mbytje në det, humbje fëmijësh, vrasje të paguara, rrëmbime të frikshme, varfëri të tejskajshme, mungesë të bukës, shpërfillje dhe ironi. Dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, duhej të duroje kapadaillëkun e pushtetarëve, që intervistonin njeri-tjetrin; njeri bënte sikur shpjegonte, tjetri bënte sikur dëgjonte dhe e gjitha kjo pillte neveri ndaj pushtetarëve të sotëm, rriste mosdurimin për largimin e tyre një orë e më parë. Nuk donin t’i shihnim më me sy. Të vetmit që nuk kuptonin çfarë po ndodhte në Shqipëri ishin pushtetarët: Për ta Shqipëria ishte parajsë; për njerëzit e thjeshtë skëterrë. Qeveritarët tanë jetonin në ëndrra e përralla të bukura, të cilat vetë i stisnin, vetë i shihnin dhe vetë i shijonin. Për ta nuk munguan as udhëtimet me çartera. Dhe kishin të drejtë, tashmë paratë lulëzonin edhe brenda dyshekëve edhe në tubat e ajrosjes. Tani paraja gjendej ngado, por vetëm buka mungonte dhe vetëm Zoti lart në qiell qante me të gjithë njerëzit, që ndiheshin të dëshpëruar.

Takimi i Ledina Alollit me strukturat

Ndaj takimi i kandidates së opozitës Ledina Alolli u prit kaq mirë dhe kaq bukur. Ishte i shumëpritur. Të gjithë e prisnin këtë takim. Gjithkush e njeh profesoren Ledina Alolli, (Prof As. Dr. University “Fan S. Noli” Faculty of Economics, Head of Faculty of Economics). Për herë të parë në krye të Bashkisë së Korçës do të jetë një zonjë dhe kjo është e sigurtë, askush në Korçë nuk ka dyshim për këtë gjë. Drejtuesit e strukturave (të cilët do të kemi rastin t’i përmendim në takimet e tjera), hidhnin ide dhe propozime, gjithsecili kërkonte që kandidatja Alolli të ishte më parë te lagjja apo zona e tyre. Përgjigjja e Ledina Alollit ishte: “Në çdo shtëpi, lagje, rajon, udhë apo rrugicë do të jemi të pranishëm dhe të ndershëm me çdo njeri; nuk do t’u premtojmë parajsën, por gjithçka që e ndryshon vërtetë jetën e Korçës, që e bën më të bukur, që i jep gëzim edhe atij që deri më tani nuk kishte të blinte bukën dhe fëmija i flinte pa darkë. Mbi gjithçka të ketë drejtësi për të gjithë dhe askush të mos ndihet i nëpërkembur. Ne do t’jua heqim lotin nga syri, do t’jua largojmë pasigurinë nga shpirti, tha profesorja Alolli, koha po nxiton që t’i shohë njerëzit të qeshur, sepse u bënë vite me këtë trishtim të shkretë që po godet njerëzit pambarimisht.

Drejtuesit e strukturave

Gjithkush prej drejtuesve të strukturave solli ide të reja, të cilat buronin nga mangësitë e kaq e kaq viteve. Aktualisht gjithkush ndjen nevojën për drejtësi, pasi gjithkund flitej vetëm për klane, për “të fort”, për njerëz të florinjtë, për të gjithëpushtetshëm, ndërsa qeveritarët as nuk arrinin ta kuptonin ç’po ndodhte dhe ç’po ndodh me varfërinë që përhapej portë më portë e prag më prag. Sot nëna plakë del e qan te sofati i portës, nënvizuan drejtuesit e strukturave, sepse u mungojnë nipërit dhe mbesat, u mungojnë zërat e fëmijëve të vet; të gjithë po ikin, shumëkush humbet mes ujërave të deteve, por prindërit e shkretë shpresojnë t’u kenë mbetur gjallë. Shpesh nuk kanë asnjë lajm, ngrysen dhe gdhihen me ëndrra të këqia. Për të gjitha këto, Ledina Alolli tha: Po, unë bashkë me strukturat e ngritura do t’u kthejmë gëzimin, ëndrrat dhe shpresat. Që nga nesër e në vijim do takojmë çdo njeri, do të jemi shtëpi më shtëpi, dhe do t’u premtojmë çdo gjë të realizueshme, të cilat nuk do t’u ngjajnë aspak ditëve të sotme, sepse do të jenë ditë me diell, dhe me të ardhme të sigurtë.

Konsolidim të strukturave, zgjerim të tyre, fitore të sigurtë.

Ledina Alolli kandidatja për kryetare Bashkie Korçë:

Dean of Economic faculty në Universiteti “FAN S. NOLI” Korçë.

Ka punuar  Deputete Kuvendi i Shqipërisë.

Ka studiuar në Fakulteti Ekonomik, Universiteti Fan Noli.

Ka studiuar në shkolla e mesme Raqi Qirinxhi.

Ka studiuar në Hoteleri Turizëm.

Jeton në Korçë, Albania.

Nga Korçë, Albania