Vangjush Saro/ Piknik shqiptar në Vankuver

626
Sigal

…Një ditë e veçantë, e përcjellë me një sërë aktivitete dhe shumë dashuri nga shqiptarët në Cresent Park, pranë Vvhite Rock, (Greater Vancouver Area). Veprimtaria përkoi me atë që këtu e quajnë Dita e Punës. Shoqata Shqiptare “Eagles Land” BC (Provinca British Columbia – Kanada) kishte mbledhur në këtë piknik, i dyti gjatës kësaj vere, dhjetra shqiptarë që jetojnë në këtë provincë me infrastrukturë dhe natyrë të mrekullueshme.  Drejtuesit e Shoqatës ishin kujdesur që dita të kalonte sa më “ngrohtë”. Gatime karakteristike të vendit nga ne vijmë. Lojëra të vjetra dhe të reja, nga tërheqja e litarit dhe futbolli, te minifutbolli, etj.. E ndërkaq, biseda për jetën e përditshme. Për një koordinim më të mirë në ndihmë të atyre që nuk kanë informacionin e duhur për punë dhe strehim. Për ngjarjet ngjyra-ngjyra në Shqipëri. Shqetësime që fëmijët po harrojnë apo nuk po arrijnë të mësojnë gjuhën shqipe. Kritika për të gjitha qeveritë shqiptare, përherë inaktive dhe indiferente ndaj diasporës. Temë e trajtuar shpesh, moskujdes i shënuar, siç ndodh rëndom me vende që kanë probleme parimesh dhe demokracie; po ato apele në vesh të shurdhët, jetë e mot.  Me këtë rast, më kujtohet biseda me drejtuesit e kësaj shoqate në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit, kur nga Tirana dhe nga Ottavva (kryeqyteti i Kanadasë, ku ka selinë Ambasada Shqiptare) nuk kishte mbërritur asgjë, asgjë. Jo tekste, përshëndetje, udhëzime për  festimin e atij jubileu të rëndësishëm, por madje as edhe një urim i thjeshtë. Drejtuesi i “Eagles Land” BC (British Columbia – Kanada), Edison Heba, jurist, me të drejtë po më thoshte gjatë kohës që shikonim bashkatdhetarët në biseda a në lojëra, se mbase ka ardhur koha, më e pakta, të kemi një botim ku të jenë pasqyruar, në adresa e veprimtari, të gjitha shoqatat që veprojnë jashtë vendit. Atdheut. (Fjalë e madhe, mundim i vogël.) Për ta thënë pa ndalesa e zbukurime, kemi një Ministri të Punëve të Jashtme dhe disa shërbime që duhen ridimensionuar. Por le t’i lëmë aludimet, sa edhe qeveritë shqiptare dhe politikën shqiptare në absurdin e tyre me emrin tranzicion, kohë gjatë së cilës, krahas disa përparimeve, janë shënuar skandale e vuajte të mëdha për qytetarët shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit. Në Vankuver, jetojnë disa mijëra shqiptarë. Ata tashmë gjenden plotësisht të përfshirë në jetën kanadeze; fëmijët e tyre, po se po. Megjithatë, ata mbeten shqiptarë, shkojnë e vijnë në atdhe papushuar, kanë e mbajnë lidhje të tilla, që nuk mund t’i dobësojë as koha, as largësia. Në sajë të vullnetit të tyre, por edhe falë një bërthame aktivistësh të palodhur, si i nderuari Estref  Resuli, me kontribute të spikatura në këtë shoqatë apo Ardian Lagji, Silvana Sulstarova, Ardita Fishta, Dritan Muka, Leonard Burnaci, Blenard Cenolli, Eglantina Ferro, Petrit Anamali, etj., shqiptarët e mbajnë gjithnjë lart “flamurin” e komunitetit. Ata mblidhen herë pas here, në festa, në piknikë, por edhe për koncerte, siç ka ndodhur me orkestrën që drejton dirigjenti i njohur Bujar Llapaj apo në koncertin e një grupi instrumentistësh të harqeve, ku interpretoi edhe violinçelistja shqiptare Elvira Lagji, etj. Fjala është që në këtë dimension të rëndësishëm, komuniteti ndjehet edhe më i plotësuar dhe në kërkim të më të mirës, duke shkuar përtej termit “klub”, (që këtu gjithashtu është mjaft i përhapur dhe ende në modë).  Në gjithë këtë episod, që mori shkas nga një piknik i thjeshtë, roli i shoqatës është ai i promotorit të kujtesës dhe dinamikës në jetën e shqiptarëve të këtushëm. Por edhe pse Kanadaja është një vend me një sistem të përparuar dhe të provuar e ku nuk “lutesh” për dokumente a qëndrim, sepse parimet dhe rregullat janë një dinamikë, kambanat për institucionet shqiptare bien dhe do të bien fort. E vlen të ritheksohet, pra, që thjesht duhet të ndjehet më shumë dora dhe prania e shtetit amë, e qeverisë së tij; pse jo, edhe për ato pjesë të programit të saj mëtonjës, ku flitet në mënyrë aq perspektive për diasporën dhe raportet me të e që duhet me doemos të “rilinden”… nga gjithë territori ku jetojnë shqiptarët. Duke shmangur metodat selektive në mbështetje të qëndrimeve të ndërtuara mbi baza teorike,dhe gjykimeve nisur nga harta, mund të jemi  më të plotë e të drejtë,kur nisemi nga mozaiku i plotë i vend emërtimeve, pa shmangur asnjë prej tyre. Nëse ne nuk do të kemi një studim tërësor të lëndës toponimike, kuptohet natyrshëm që debatet në këtë lëmë do të jenë të pambështetura dhe në kufijtë subjektivitetit