Vangjush Saro: Gëzuar me… ujë të gazuar!

 

Tre herë tre lekë, bënin nëntë. Por ai njëlekëshin na e mbajti. Ndërkaq, duke na parë gjithnjë me njëlloj epërsie, nxori tre gota. Dhe i mbushi ato me ujë, duke përdorur një pajisje të shndritshme që bënte zhurmë; ishte një si gurgullimë. Pastaj gotat na u trazuan me ca flluska të imëta. Dhe ky na qenkej… uji i gazuar.

Kjo ndodhi më kujtohet sa herë vjen Viti i Ri. Siç e kam thënë edhe njëherë tjetër, ne ishim katër shokë: Dardanjani, Dinshumi, Byreku dhe unë. Dhe gjithnjë rrinim bashkë. Edhe kur gjetëm atë dhjetëlekëshen, bashkë ishim. Ky “fat” i madh na erdhi kësisoj: Përmbi shtëpitë tona, gjendej një korije dhe, ca më tej, ai lokali i famshëm që i thoshin “Panda”. Ne loznim shpesh andej. Nganjëherë vërtiteshim tryezave të boshatisura për “E ka kush e ka!” Një mëngjes, tamam duke lozur këso, gjetëm atë kartmonedhën e bekuar, që e zura goje më lart. Në ato kohëra, fëmijëve rrallëherë u binin lekë në dorë. Kështu që ne u gëzuam shumë; na shkëlqenin sytë sikur të kishim gjetur ndonjë thesar kushedi çë… Dhe me ta gjetur, filluam të diskutonim se çfarë do të bënim me të. Jo më tepër se pesë minuta pas këtij “diskutimi”, u gjendëm përpara xhamave me pambuk dhe “Gëzuar Vitin e Ri!” të një bari të rëndomtë. (Atëherë kishte pak drita dhe kështu, lajle-lule si tani. Ju e kuptoni, besoj, që  ato copërat e pambukut “vizatonin” dëborën.)

Sigal

Hymë brenda. Dhjetëlekëshin e mbante në dorë Dardanjani. Dinshumi i rrinte në krah për ta ftilluar në çdo rast. Unë dhe Byreku u shkonim nga pas duke “mprehur dhëmbët”, sikur do të hapej Sezami*. U afruam dhe hodhëm sytë tek banaku. S’dukeshin aty gjëkundi as ëmbëlsira, as kuleçë. (Ne kishim një uri që ç’të them. Dhe, o Zot, bënte shumë ftohtë.) Zumë të ngrinim supet dhe të vinim rrotull, tamam si ndoca këlyshë që u kanë premtuar kockën dhe tani po ua fshehin. – na tërhoqi vëmendjen Byreku.

Zumë një tryezë dhe ngritëm gotat. Gër- gër gër! Sakaq fytyrat na u thartuan. Ishte diçka e pakëndshme, bajate, aq më tepër që kishim luajtur gjithë mëngjesin dhe po na këndonin zorët. Vështruam shoku-shokun, por nuk folëm. Banakieri sërish na hodhi një vështrim bosh, sikur të donte të thoshte: “Nuk i paski rënë këmbës!” Ne i kthyem gotat edhe njëherë tjetër. Po ajo hidhësi. E kishte marrë dreqi këtë punë.

U kthyem menjëherë andej nga tregonte ai dhe pamë një listë të varur pas xhamave të banakut. Ishte një copë kartoni e ngjyrosur për faqe të zezë. Një gjë e gjatë dhe e hollë, tamam si ndonjë dorë që të priste hovin dhe të bënte të mendoheshe përpara se t’i drejtoheshe banakut.

-Është menuja, – tha Dinshumi.

-Lexoje ti, se di më mirë! – iu drejtua Dardanjani.

Dinshumi u afrua edhe më; dhe filloi të lexonte emrat e gjithfarë pijeve dhe bishtat e tjera që kishin të bënin me gramaturat dhe çmimet. Nuk përkonte asgjë me dhjetëlekëshin që kishim gjetur ne.

-Çfarë quhet aperitiv? – pyeti Byreku.

-Kjo është… diçka që pihet përpara drekës, – na sqaroi Dinshumi.

Vazhduam të kontrollonim menunë si të shallëngjyer.

-Këtu! – e shtyva unë me bërryl Dinshumin.

-Ujë i gazuar! – u tregua më i shkathët Dardanjani – Çmimi 3 lekë…

Qëndruam dhe pamë në sy njëri-tjetrin. Në të vërtetë, pikërisht kjo ishte për ne. As që e kishim idenë ç’qe, por dinim aq llogari sa ta kuptonim se nuk na takonte tjetër gjë veç saj. Ca pako llokume e biskota, që sipas listës duhej të gjendeshin në lokal, kishin përbri shifra të tilla, të cilave dhjetëlekëshja jonë u vinte anës.

-Marrim atëherë kështu… ujë të gazuar, – propozoi Byreku.

-Si është? – pyeti Dardanjani, duke u kthyer më së koti nga Dinshumi.

Ky nuk foli. Ishte hera e parë që ngrinte supet dhe nuk përgjigjej.

-Ku di unë! – tha i shkreti – Ta provojmë…

-Këtu ka edhe një afishe që thotë “Pini ujë të gazuar!” – shtova unë.

Një të rrotulluar shpejt e shpejt dhe u gjendëm përpara banakierit. Ishte një meso-burrë, barkalec dhe hijerëndë. Kishte në fytyrë një mërzi të tillë, a thua i vinte krupë nga gjithçka përreth. Kur iu avitëm edhe më, ai na vështroi që nga posti i tij sikur të ishim ndoca kocomij. Dhe na e rrëmbeu menjëherë, gati e xhvati dhjetëlekëshen. Tre herë tre lekë, bënin nëntë. Por ai njëlekëshin na e mbajti. Ndërkaq, duke na parë gjithnjë me njëlloj epërsie, nxori tre gota. Dhe i mbushi ato me ujë, duke përdorur një pajisje të shndritshme që bënte zhurmë; ishte një si gurgullimë. Pastaj gotat na u trazuan me ca flluska të imëta. Dhe ky na qenkej… uji i gazuar.

Zumë një tryezë dhe ngritëm gotat. Gër gër gër! Sakaq fytyrat na u thartuan. Ishte diçka e pakëndshme, bajate, aq më tepër që kishim luajtur gjithë mëngjesin dhe po na këndonin zorët. Vështruam shoku-shokun, por nuk folëm. Banakieri sërish na hodhi një vështrim bosh, sikur të donte të thoshte: “Nuk i paski rënë këmbës!” Ne i kthyem gotat edhe njëherë tjetër. Po ajo hidhësi. E kishte marrë dreqi këtë punë. U ngritëm atëherë dhe ikëm, s’di si të them, me bisht ndër shalë. Dhe filluam të grindeshim dhe të fajësonim njëri-tjetrin që e kishim azgjësuar asisoj pasurinë tonë. Dhe s’ishim në gjendje të kuptonim ç’kishte qenë ajo gjë. Përse duhej? Kujt i hynte në punë? Ç’dreqin na kishte shtyrë ta pinim? Duke ecur kokëvarur mes tryezave (s’kishte më dhjetëlekësha sheshit), dëgjuam Dinshumin që po thoshte pothuaj me vete:

-Duhet të jetë asoj… për të tretur ushqimin…

Kjo ishte vërtet për të qarë, sepse duheshin edhe nja dy-tre orë që të vinte dreka. Nëpër dëborën e shkelur vende-vende, edhe trumcakët vërtiteshin së koti. Të urritur.