Nis hapja e listave të politikanëve, oligarkëve, pushtetarëve dhe pronarëve të hoteleve në bregdet, që u anashkaluan mandatin e kaluar duke trashëguar një drejtësi selektive dhe dosje të kyçura në sirtar…?! Zyrtarët e FBI-së dhe DEA-s flitet se do jenë në mbështetje të SPAK. Këmbanat e radhës bien për dosjet e pluhurosura të personazheve kyç nga Agaçi tek Karathano dhe “Dosja 184” për manipulimin e zgjedhjeve në Dibër. Këtij hetimi nuk do ti shpëtojë edhe kompania “Bankers” e “SOROS” , që pazari i fundit i “Paqes Fiskale” i fali 120 milion euro
A do hapet lista e politikanëve, oligarkëve dhe pushtetarëve që anashkaluan mandatin e kaluar duke trashëguar një drejtësi selektive dhe dosje të kyçura në sirtar…?!
Zyrtarët e FBI-së dhe DEA-s flitet se zbarkojnë në SPAK, situatë që nxit dyshimet se për kë do të bien këmbanat e radhës me personazhet e përfshirë në dosjen e nxehta, ku pritet të ndërmarren goditje të forta.Gazetarja Anduela Ndreu tha se loja politike në vend po drejtohet nga amerikanët. Praninë e zyrtarëve të FBI-së dhe DEA-s amerikane në Shqipëri, ajo e sheh si një lëvizje që do të ndikojë fort në realitetin politik të vendit.“Fakti që këtu kanë ardhur zyrtarët e FBI-së dhe DEA-s amerikane po trondit dhe do të trondisë politikën në Shqipëri”, tha Ndreu. SPAK, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, edhe më herët ka konfirmuar në mënyrë të përsëritur se bashkëpunon me agjenci ligjzbatuese ndërkombëtare, përfshirë FBI-në dhe DEA-n amerikane. Ky bashkëpunim përfshin shkëmbim informacioni, asistencë teknike, trajnime profesionale dhe koordinim për çështje që lidhen me krimin e organizuar transnacional, trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.
“Stoku” i të paprekshmëve
Altin Dumani i ka lënë Klodian Brahos një “stok” aferash të paprekura, të kryera nga politikanë, qeveritarë, pushtetarë lokalë, biznesmenë të mëdhenj dhe drejtues policie e drejtësie, megjithëse për ta janë depozituar kallëzime penale për korrupsion dhe lidhje me krimin.
- Ëngjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë, i përfolur në aferat e landfilleve dhe grabitjen e 600 hektarëve në bregdetin e Vlorës.
- Ogerta Manastirliu, e përfolur në vjedhje në QSUT, në tenderët e “COVID-19” dhe në katër koncesione: sterilizimi, laboratorët, dializa dhe check-up-i.
- Mirela Kumbaro, ministrja e përfolur si “nona” e vjedhjeve me tenderë, koncesione plazhesh dhe kontrata të paligjshme në Butrint; firmosëse e grabitjes së tokave për ndërtime resortesh, pallatesh, vilash dhe fermash në zona të mbrojtura, por e paproceduar penalisht.
- Frida Krifca, e kallëzuar nga OLAF dhe EUROJUST për 138 milionë euro të IPARD-it; ndërsa ajo vijon të jetë këshilltare në Kryeministri.
- Janis Karathano, i cili përmes korrupsionit me ministrat e shëndetësisë përflitet se ka marrë 150 milionë euro tenderë dhe koncesionin 120 milionë euro të laboratorëve, i përfshirë në kontrabandë ilaçesh dhe pastrim parash
- Personazhet kyç në “Dosjen 184” për manipulime zgjedhore në Dibër

Pazari i fundit për “Bankers”: Paqja fiskale i shpëton kompanisë 120 milionë euro
Prej 6 muajsh, shefat e kompanisë “Bankers” janë të arrestuar për evazion fiskal në vlerë 5 miliardë euro, por ata duket se vijojnë të kenë fuqinë të urdhërojnë shefa të qeverisë, për t’u favorizuar që të mos paguajnë detyrimin doganor dhe gjobën me vlerë 120 milionë euro, të vendosur për mashtrim fiskal-doganor.
Përsëri bllokim gjobe nga qeveria
Në fillim të nëntorit 2025, Dogana e Fierit i ka ridërguar kompanisë “Bankers” njoftimin për shlyerjen e detyrimit brenda datës 22 dhjetor. Në rast të kundërt, brenda datës 31 dhjetor, vlera do t’i konfiskohej në banka ose nëpërmjet pasurive, për shumën që nuk do të plotësohej nga llogaritë bankare.Por në lojë për të favorizuar hajdutët e “Bankers”, që të mos paguajnë detyrimin prej 120 milionë eurosh, janë futur Ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe Drejtori i Doganave, Genti Gazheli.Sipas informacionit të “Pamfleti”-t, nga burime brenda Ministrisë së Financave, ministri Petrit Malaj dhe kryedoganieri Genti Gazheli kanë bllokuar procedurën dhe urdhrin e Doganës së Fierit.Bllokimi i ekzekutimit të vendimit gjyqësor është bërë me qëllim që kompania “Bankers” të mos e paguajë gjobën brenda datës 31 dhjetor, që është afati i fundit ligjor.Nëse nuk paguhet brenda datës 31 dhjetor 2025, detyrimi prej 120 milionë eurosh përfshihet në ligjin “Paqja Fiskale” nga data 1 janar 2026 dhe “Bankers” nuk do ta paguajë, pasi detyrimi do t’i zerohet.
Kronologjia e pazarit për t’ia fshirë gjobën “Bankers”-it
Mashtrimi doganor prej 30 milionë eurosh që bëri “Bankers” u zbulua në muajin prill 2019, ndërsa gjoba prej 90 milionë eurosh iu vendos më 31 maj 2019. Por më 17 korrik 2019, ish-ministrja Anila Denaj urdhëroi Drejtorinë e Doganave që “Bankers”-it t’i pezullohej gjoba.Paralelisht me pazarin, bosët e “Bankers” nxorën 270 milionë euro jashtë Shqipërisë, duke i lënë llogaritë bankare bosh, si masë sigurie që të mos gjendej asgjë për sekuestrim.Për t’u garantuar më tej, shefat e “Bankers” zhvilluan gjyqe dhe i fituan në të dyja shkallët, të mbështetur nga Ministria e Financave dhe Avokatura e Shtetit, të cilat pranuan fshirjen e gjobës.Por pas plasjes së skandalit dhe raportit të KLSH-së, Drejtoria e Doganave, më 21 mars 2022, bëri rekurs formal në Gjykatën e Lartë, e cila rrëzoi vendimet e dy shkallëve të mëparshme dhe urdhëroi kompaninë “Bankers” të paguajë 120 milionë euro. Megjithatë, qeveria nuk ia kërkoi pagesën.Tashmë, synohet t’i hiqet gjoba “Bankers”-it nëpërmjet ligjit “Paqja Fiskale”, duke përdorur ministrin Malaj dhe kryedoganierin Genti Gazheli, për të mos ia marrë detyrimin brenda datës 31 dhjetor 2025, që është afati i fundit ligjor.
Afera “Bankers” dhe vorbulla që përfshinë ‘Raiffeisen Bank’
Afera e dyshuar mafioze me përmasa miliarda euro, që ka në qendër kompaninë “Bankers Petroleum”, po thellohet çdo ditë e më shumë. Pas shpalljes së moskompetencës nga Prokuroria e Fierit, çështja tashmë është marrë zyrtarisht nga SPAK, i cili ka regjistruar një seri veprash penale të rënda, që përfshijnë pastrim parash, mashtrim me TVSH, korrupsion të zyrtarëve të lartë dhe krijimin e një grupi të strukturuar kriminal.Gazetarja Klodiana Lala, , konfirmoi se në fokus të hetimit është edhe një bankë e nivelit të dytë me seli në Austri, që dyshohet se ka kryer pagesa preferenciale për individë të caktuar, për llogari të kompanisë Bankers. Sipas Myslim Murrizit, kjo bankë është pikërisht’Raiffeisen Bank’, e cila aktualisht operon edhe në Shqipëri, por pagesat janë kryer nga selia qendrore në Vjenë. Flitet në media se një nga skemat që përdorete Bankers për të shmangur detyrimet në Shqipëri. Xama tha se Bankers ka përdorur një skemë të quajtur transfer pricing, duke krijuar një rrjet kompanish mëmë dhe degësh në Kanada, Kinë dhe juridiksione offshore, për të fshehur fitimet dhe shmangur tatimet shqiptare.






















