Shtëpi e ”re” me trarë të kalbur !
Shtëpia do jo vetëm themele dhe kollona të forta, por edhe trarë lisi, jo kalbësira të stukuara dhe lyer me bojë .
Reklama bajate e Saljanit që mundohet të nxjerri takimet nëpër tavolina kërrnackash,me Baxhanakun e Niko Peleshit apo Gjergji Papën si strukturat e reja apo të riardhura në PD-në e Korçës, nuk i beson kush, biles as vetè Saljani që i poston …
I pari që do na i rikthejë PD_në e Korçës në binarë, është Gjergji Mero,(baxhanaku i Peleshit) dhe i nipi i Ziqiri Meros, ushtaraku dhe gjykatsi i akuzuar për dënime me vdekje genocid ndaj antikomunistëve.
Ziqiri Mero ka qenë jo vetëm zv/komandant i brigatës së parë, por dhe anëtar i Këshillit Gjyqësor Ushtarak të Divizionit të 3-të të Korparmatës së 2-të, ku vetëm një proces ku është dhe firma e tij si antar gjykate, u ekzekutuan plot 8 persona.
Prokuror i procesit ka qenë Mit’hat Zaçe.
Me firmën e Ziqri Meros u pushkatuan …
-Enver Ibrahim Meko -Harun Hysen Rokaj -Nexhip Iljaz Canka -Hajdar Teki Zako (17 vjeç)
-Surja Xhemal Zoto -Mehdi Mehdi Lamçe
-Sefedin Rushan Fazlliu -Estref Muslim Mustafaraj
Ndersa i nipi, Ziqir kriminelit, Gjergji Mero, i afruar qëllimisht në strukturat e PD-së Korçë, kandidoj për kryetar bashkie nën siglen e PD-së, dhe i dha një humbje të thellë Partisë Demokratike atje…
I dyti ish deputet dhe kryetar partie, humbës…
Jo vetëm humbës, por ka plot 8 vjet që punon me klane kundër PD-së …
Përndryshe o Saljan ”djali” kësaj i thonë, mblidh kanoçe birrash, nëpër koshat e plerave dhe reklamoi si Birra Korça …
Korça ka qënë dhe është promotore e lëvizjeve dhe fitoreve demokratike, Korça nuk ka vojtur kurrë për intelektualë, demokratë, dhe qëndrestarë, njeres të ndershëm dhe me reputacion.
Ndaj mos u mundoni të na servirni si qëndrestarë, demokratë dhe intelektualë të djathtë, këto kanaçe të hedhura dhe rimbledhura nëpër qoshka…
Ky është babai i Gjergji Meros …























