Talebanët në Kabul, Presidenti afgan largohet nga vendi

189
Sigal

Presidenti i Afganistanit Ashraf Ghani është larguar nga vendi, thonë raportet, duke cituar zyrtarë afganë.

Largimi i tij vjen, ndërkohë që talebanët arritën në periferi të Kabulit. Zëvendëspresidenti Amrullah Saleh gjithashtu raportohet se ka ikur.

Ghani është vënë nën presion për të dhënë dorëheqjen pasi qytetet kryesore rreth Afganistanit kanë rënë nën kontrollin e militantëve talebanë gjatë 10 ditëve.

Mediat e huaja raportojnë se Ghani është larguar në drejtim të Taxhikistanit.

E pyetur për koment, zyra e presidentit i tha agjencisë së lajmeve Reuters se “nuk mund të thotë asgjë për lëvizjen e Ashraf Ghani për arsye sigurie”.

Talebanët dhe zyrtarët e qeverisë afgane janë në negociata për një transferim paqësor të pushtetit pasi luftëtarët rrethuan kryeqytetin Kabul.

Trupat talebane rrethuan selinë e qeverisë së Afganistanit të dielën, por premtuan se nuk do të sulmonin pasi bisedimet për dorëzimin ishin në proces.

Grupi tha se ka udhëzuar luftëtarët e tij që të mos jenë të dhunshmja dhe të ofrojnë kalim të sigurt për këdo që dëshiron të largohet nga Kabuli.

“Deri në përfundimin e procesit të tranzicionit, përgjegjësia për sigurinë e Kabulit është me palën tjetër, të qeverisë afgane,” tha një zëdhënës i grupit.

Qeveria afgane menjëherë deklaroi se ishin duke u zhvilluar negociata për të shmangur gjakderdhjen në Kabul dhe për të kaluar pushtetin.