Shenasi RAMA/ Dhjetë pyetje për një vjetorin e qeverisjes së Rrujlindjes

541
Sigal

Duke mos mohuar arritjet dhe premtimet, ja dhjetë pyetje që më shkojnë në mend shpejt e shpejt me rastin e një vjetorit të qeverisjes së Rrujlindjes (së bashku me arsyen që më shtyn me i ba këto pyetje):

10. Sa është rritur Borxhi i shtetit? (nga 62 në 72 për qind të GDP)
9. Sa vende pune janë hapur në sektorin privat? (u premtuan 300,000… )
8. Çfarë u bë për bashkëpunimin me Kosovën? (hiçmosgjë, nada, nulla, zero)
7. Kush është zbuluar/dënuar për korrupsion në administratën shtetërore? (Askushi, ia shajnë librin e shtëpisë njëri tjetrit, po pushimet i bëjmë bashkë e hamë ngjalën, apo atë që ka ngelur nga e vjetshmja)
6. A e ndryshuan/përmirësuan Kushtetutën? (vetëm reforma territoriale lokale dhe ajo në shërbim të interesave të partisë sunduese)
5. Sa vetë janë hequr padrejtësisht nga puna? (shifra e fundit, 12,000 por duket se shkon dyfish më shumë dhe tani do të intensifikohet)
4. Cilat janë përmirësimet në sistemet shëndetësore/arsimore e në ekonomi??? (ndërrimi i drejtorëve rajonale dhe lyerja e dyerve me bojë)
3. Kujt po i jepen në koncesion nafta, fushat, minierat, portet, rrugët? (miqve tanë të çmuar që mendojnë për vetë e që na mbushin xhepat e na paguajnë biletat me shkue në Kinë)
2. Kush u arrestua për mbjelljen e marijuanës? (Beligradi nga Lazarati, dhe ai do lëshohet, por dikush i ka mbjellë ato 1 milion rrënjë që u prenë në tokat e askujt… )
1. Ku i keni kaluar pushimet dhe sa ditë ka qenë qeveria në zyrë gjatë verës? (tani me laptop e kemi zyrën me vete kudo që shkojmë dhe sekretarët punojnë fort në mënyrë të pavarur)

Ju ftoj të gjithë ata që janë miq të mi të bëjnë listat e tyre dhe një listë e shkurtër e atyre që po morën mundimin të komentojnë, do t’i lexoj me shumë interes: Grid Rroji, Val Karanxha, Sokol Shameti, Muharrem Xhafa, Gjergj Erebara, Kastriot Islami, Zamira Cavo, Gil Bushati, e (pa dashur të ul nivelin, edhe autorin e shquar, proli-fikun që e njihni të gjithë) Muci Puci…