Nisin paditë në Prokurori, lufta mes Bashkisë dhe INUKU-t

INUK çon në Prokurori dy zyrtarët e Bashkisë, Topallin e Hoxhën

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar padit në Prokurorinë e Tiranës Drejtorin e Policisë Bashkiake Tiranë, Vullnet Topalli dhe kryeinspektorin e INU të Bashkisë, Florenc Hoxha. INUK bën me dije se ka referuar në Prokurori provat për dy funksionarëve të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”. Gjithashtu Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për të njëjtën akuzë ka paditur në Prokurorinë e Pogradecit kryetarin dhe ish- kryetarin e Komunës Udenisht. “Më konkretisht janë referuar në Prokurori provat për: Shtetasin, Durim Toska, me detyrë Kryetar i Komunës Udenisht, Pogradec dhe shtetasin Nexhmi Dokollari, ish- kryetar i komunës Udenisht, Pogradec për “shpërdorim detyre”.

NOA

Bashkia e Tiranës kallëzon penalisht ministrin Tahiri dhe Didin

Bashkia e Tiranës ka kallëzuar penalisht ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit Artan Didi. Gjithashtu, kallëzim penal nga Bashkia është bërë edhe për ish- kryeinspektorin e INUK Zyhdi Dajti. Sipas Bashkisë, ministri Tahiri dhe kreu i Policisë së Shtetit Didi, kanë shpërdoruar detyrën.