Sadedin ÇELIKU/ Hapësira ajrore e Shqipërisë e përdorur keq

440
Sigal

Siç dihet hapësira ajrore e vendit është nën sovranitetin e Republikës së Shqipërisë. Politikat e transportit ajror në Shqipëri drejtohen nga Ministria e Transportit dhe administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil, si Autoriteti më i lartë, e cila bën pjesë me të drejta të plota në Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) me qendër në Paris.

Për të arranxhuar politikat dhe vendimmarrjet në këtë fushë në bazë të ligjit funksionon Këshilli Konsultativ, i cili përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Transportit, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë Financave, Ministrisë Drejtësisë dhe asaj të Turizmit. Të gjitha problemet, që lidhen me këtë transport, rregullohen me ligj dhe sipas rastit  me akte normative të lëshuara nga Ministri i linjës përkatëse.

Çfarë ndodh në fakt dhe si është trajtuar transporti ajror deri tani?

Nga shoqëritë shqiptare operonin tre shoqëri: ADA AIR, ALBANIAN AIR LINE, dhe ALBATROS. Me marrjen e pushtetit nga ana e Partisë Demokratike në vitin 2005 u shfaqën tendenca monopolesh dhe kësisoj të tre shoqërive ju vunë gurë nën rrota, çfarë nuk ju sajuan dhe ju hoq licenca dhe lejet e operimit. Nga të tre shoqëritë në fjalë vetëm njëra mbante simbolet kombëtare e shenjat e regjistrimit, pra Albanian Air line, dy të tjerat Ada Air dhe Albatros, nuk ishin me emrat e simboleve. Licencat u hoqën kot dhe pa asnjë motiv. Neni 34 parashikon revokim, pezullim dhe heqje të lejes operimit kur ka mungesë kualifikimi dhe probleme ligjore dhe probleme të tjera që lidhen me shërbimin. Akuza pa fund ka patur nga shoqëritë e sipërme shqiptare për favorizim të kompanisë Belle Air. Pika kulmore është shënuar kur përmes një letre, kompanisë ajrore Albanian Air Line me flamur shqiptar, i revokohet licenca për fluturim nga ku 3000 pasagjerë mbeten rrugëve e të penalizuar padrejtsisht. Ca më keq është vepruar me shoqëritë e tjera ku është përdorur gjuha e diktatit dhe ajo e pushtetit. Vendin e tyre e zuri shoqëria Belle Air, shoqëri e cila thonë se është e një pushtetari të bukur, i cili ekuipazhin e shoqërisë e sistemon në hotelin e tij privat me emrin Belle Vieë e që ndodhet në plazhin e Durrësit. Me fillimin e fluturimeve shoqëria kishte luksin se nuk kishte shoqëri tjetër, pra monopoli ishte ca më keq se në sistemin që lamë pas. Ajo kapi tregun e pasagjerëve në disa qytete të Italisë, Gjermanisë, Sllovenisë, Kroacisë, e gjetkë. Për shkak të këtij monopoli dhe duke shpërdoruar hapur detyrën dhe imunitetin që i jepte kjo detyrë, nuk u lejua të jepeshin licenca të tjera dhe për rrjedhojë edhe sot nuk ka shoqëri tjetër operimi për askënd. Nuk dua të flas për gjendjen teknike të avionëve, kontrollin e monitorimin dhe as për kualitetin e shërbimeve, sepse ata udhëtarë, që mbeten aeroporteve ndërkombëtare, e dinë mirë se çfarë shërbimi ofrohet. Më duket e drejtë të them dy fjalë si specialist i vjetër për tarifat dhe çmimet e biletave që shqiptarët e varfër janë të detyruar të përballojnë këtë monopol. Çdo pasagjer shqiptar (të huajt preferojnë shoqëri të tjera dhe me tarifa më të ulëta se Belle Air) është i detyruar t’i paguajë shoqërisë taksën aeroportuale, taksën e ulje-ngritjes, karburantin, që së paku është 30 % më i shtrenjtë se tregu huaj, si dhe komisionin e agjencive shqiptare dhe të huaja. Kjo do të thotë se, tarifa komplet i kalon shifrat e dyfishit krahasuar me tarifat e vendeve të tjera për të njëjtat destinacione europiane. Theksojmë se, shoqëria ajrore Belle Air është kompani Loë Cost (kosto e ulët) de jure dhe super i shtrenjtë de facto.

Autoriteti i konkurrencës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil kanë heshtur përballë këtij fakti nga frika e largimit nga puna dhe realisht nuk kanë mundur të kryejnë punën e tyre ligjore dhe as funksionin e ngarkuar nga ligji. Për rrjedhojë ka ndodhur ajo që nuk duhet të ndodhte që, trafiku i pasagjerëve ka filluar të rrjedhë drejt Kosovës sepse nga Prishtina për të njëjtat destinacione europiane janë shumë më të lira. Edhe shoqëritë shqiptare që merren me organizimet e udhëtimeve turistike kanë filluar prej kohësh të shfrytëzojnë aeroportin e Prishtinës. Po të futesh në internet në Ëeb-et e Belle Air duket qartë diferenca e çmimeve midis Tiranës dhe Prishtinës nga i njëjti destinacion.

Problemet agravohen edhe më keq po të kemi parasysh se, aeroporti ndërkombëtar i Kukësit, i kategorisë C, nuk shfrytëzohet dhe askush nuk bën përpjekje për ta zgjidhur atë problem teknik që ekziston me koncesionerët e aeroportit të Rinasit. Kështu nëse do të shfrytëzohej dhe ai aeroport do të kishte shërbim më të mire, trafik pasagjerësh më shumë sepse do thithte trafikun e qyteteve Prizren, Gjakovë, Kukës, Has, Tropojë, Pukë, të cilat gjeografikisht e kanë afër.  Referuar nenit 24 të ligjit, inspektimi dhe kontrolli i avionit duhet të bëhet për vlefshmërinë ajrore dhe sipas rastit mund të kërkohet kontroll apo prova teknike. Edhe pse dihet që avionët e Belle Air janë marrë me qira, avionë të hequr nga transporti jashtëm, përdorur për transporte të brendshme dhe të ripërdorur nga Belle Air për transportin e jashtëm. Në asnjë rast nuk është zbatuar ligji mbi kontrollin dhe monitorimin. Duke pasur parasysh sa sipër dhe mjaft fenomene të tjera që nuk janë objekt i këtij shkrimi duhet t’i hiqet urgjent monopoli shoqërisë Belle Air, të jepen licenca të tjera, të ulen tarifat abuzuese dhe ndaj përgjegjësve ligjor të merren masa të rrepta për mos zbatimin e ligjit. Autoriteti i konkurrencës, si institucioni përgjegjës që lufton e penalizon konkurrencën e pandershme dhe monopolet gjithashtu, duhet domosdo të mbajë përgjegjësi ligjore. Kriza ekonomike-financiare, papunësia e shoqëruar me varfëri në kufijtë ekstrem, dikton nevojën urgjente të liberalizimit të tregjeve në përgjithësi dhe atij të transportit ajror në veçanti. Transporti ajror meriton fytyrë dhe administrim të ndershëm dhe jo klientelist e me konflikt të thellë interesi. Ajo duhet të administrohet me efektivitet ashtu siç është parashikuar dhe në programin e qeverisë së re.