Servet Muka: Ku dhe si u prodhua ekzogjeni i përzier me C4, ja dëmet që shkakton tek njerëzit

1006
Sigal

Flet kimisti Servet Muka dhe ish-specialisti ushtarak që ka mbikëqyrur përgatitjen e gotave me lëndën kimike plasëse

Kombinati Ushtarak i Poliçanit, i ndërtuar në vitet 1966, ishte i destinuar për prodhimin e armatimeve të llojeve të ndryshme dhe lëndëve kimike. Kjo dihet se, prej shumë vitesh ish-kombinati ka përgatitur prodhime të ndryshme si armatime, granata, fishek etj., të cilat ai sistem i depozitonte nëpër magazina të mëdha, në pika strategjike, të cilat përdoreshin në raste sulmi. Ky kombinat repartin kimik e kishte më të zhvilluar dhe për shkak të lëndëve të rrezikshme që përgatiteshin aty punohej me kujdes. Pra nuk ishte vetëm Uzina e Mjekësit, ajo që prodhonte lëndët kimike, por dhe Poliçani ishte një nga pikat më të rëndësishme për prodhimin e lëndëve kimike dhe armatimeve të kalibrave të ndryshme. Ku dhe sot pas një pauze të gjatë ndërprerje ai ka qenë në gjendje të prodhojë lëndë kimike të markave të ndryshme si përbërja e ekzogjenit me C4 në gota që përdoren për shpërthime nga firmat e shpim-kërkimit të naftës.

Si kryhej prodhimi

Në bazë të një informacioni sekret “Telegraf”, zbuloi se, në vitin 2011 ish-Kombinati Ushtarak i Poliçanit ka prodhuar një lloj lëndë plasëse e quajtur ekzogjen, i cili është porositur nga një firmë e huaj që punon për nxjerrjen e naftës në vendin tonë. Burime të sigurta brenda drejtorisë së ish-kombinatit bëjnë të ditur se, kjo firmë në vitin 2011 ka bërë lidhjen e kontratës me ish-Kombinatin Ushtarak për prodhimin e ekzogjenit. Një ish-specialist në këtë kombinat tregon për gazetën “Telegraf”,  se gotat e ekzogjenit kanë formën e një dizgore. Gotës fillimisht i futet një sasi lënde kimike C4 dhe pjesa tjetër e saj mbushet me ekzogjen, që njihet si një lëndë plasëse e fuqishme. Ish- specialisti ushtarak, i cili kërkon të mos identifikohet shprehet: “Unë i kam mbajtur në mbikëqyrje punëtorët që e përgatitën dhe i kam orientuar nga ana teknike se si të vepronin duke zbatuar sigurimin teknike dhe rregullat e punës, për të shmangur ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme”. Burimi ynë tregon se, prodhimi i kësaj lënde plasëse është prodhuar në ambiente tepër të sigurta në Repartin e Kimisë në zonën C, në bodrume të ndërtuar me beton. Pas prodhimeve ato janë vendosur nëpër magazinat e ish-kombinatit, ku më pas kanë shkuar në destinacione nga firmat porositëse. Ekzogjenin shërben për të kryer shpërthime të fuqishme me rreze të gjata.

Kimisti,  Servet Muka

Në një prononcim dhënë për gazetën “Telegraf”, ish-specialisti i kimisë, Servet Muka shprehet: “Të gjitha lëndët kimike janë të rrezikshme dhe sipas përbërjes së tyre ato ndahen në 5 grupe. Por për sa i përket lëndës plasëse të ekzogjenit kjo lëndë kimikë është shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe është shkatërruese në terrenet ku përdoret pasi i ka rrezet e veprimit të mëdha. Nga eksperienca ime si kimistë them se të gjitha lëndët kimike janë të rrezikshme. Edhe C4 është një lëndë kimike e dëmshme, por përzierja me ekzogjenin e bënë atë edhe më të rrezikshme. Këto lloj lënde kimike dëmtojnë mushkëritë, sistemin nervorë, mëlçinë dhe tek grat shtatzëna shkaktojnë dëme tek fetusi duke bërë që fëmija të lindi me probleme mendore. Unë nuk jam i sigurt se sa është doza dhe koncentrimi i gotave me ekzogjen që është përdorur, sepse në bazë të saj shtohet edhe rreziku. Dihet se C4 çliron CO2, i cili është lëndë helmuese. Është për t’u përmendur se këto lëndë kimike mund të mos e japin efektin në moment, por me kalimin e kohës ato shfaqen menjëherë. Kemi rastin e Gërdecit, ku shpërtheu një sasi e madhe armatimesh. Aty e gjithë zona është e infektuar dhe këtë se mohon dot njëri. Pasojat do të vijnë më pas tek njerëzit e kësaj zone, sepse lëndët kimike do të depërtojnë gradualisht në organizmin e banorëve, por atëherë do të jetë vonë. Por edhe në ato zona, ku sot në puset e naftës po përdoret C4 dhe ekzogjeni, lëndët kimike që çlirohen nga shpërthimet do të dalin në sipërfaqe dhe pas disa vitesh ato do të kenë mbërthyer organizmin e njerëzve që banojnë në vendet, ku ato janë përdorur”, tha Muka.

Përgatitja

Unë i kam mbajtur në mbikëqyrje punëtorët që e përgatitën dhe i kam orientuar nga ana teknike se si të vepronin duke zbatuar sigurimin teknike dhe rregullat e punës, për të shmangur ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme

Rreziku

Këto lloj lënde kimike dëmtojnë mushkëritë, sistemin nervor, mëlçinë dhe te gratë shtatzëna shkaktojnë dëme tek fetusi duke bërë që fëmija të lindi me probleme mendore. Këto lëndë kimike nuk e japin efektin në moment