Rajna Kovaçi: Misteri që Rrethon Atentatin e Leninit

735
Sigal

Para pothuajse 100 vjetësh në Moskë u krye atentati kundër Leninit. Bolshevikët akuzuan Fanni Kaplan, e cila ju nënshtrua menjëherë pyetjeve, dhe pas pak kohëve thuhet se“u pushkatua”. Por a  e kishte qëlluar ajo me të vërtetë Vollodjan?

Faktet janë të shumta. Në fund të gushtit të 1918 u krye atentati i famshëm kundër Leninit. Pas mitingut në uzinën Mihelson në Moskë, ku Lenini mbajti një fjalim në vendin e ngjarjes u ndalua Fanni Kaplan. Ajo pranoi, se kishte shtënë mbi shokun Lenin, dhe pranoi se kishte qenë akt i terrorit individual,  se nuk ishte anëtare e asnjë partie dhe se nuk ishte lidhur me askënd. Vetëm se Fanni nuk e tregoj se ku e kishte gjetur armën.”Ka pamjen e një të cmendure apo të egzaltuare”,sipas protokollit të publikuar. Zbulohet se emri i saj i vërtetë ishte Fanni Kaplan-ishte Feiga Haimovna Roitbllat. Në moshën 16 vjecare ajo u bashkua me anarkstët. Ajo përgatiti një akt terrorist në Kiev, me anë të një bombe artizanale e destinuar për tu vendosur në dhomën e hotelit të guvernatorit të përgjithshëm të Kievit gabimisht shpërtheu në dhomën e hotelit ku ajo po qëndronte me bashkëshortin e saj edhe ai terrorist. Autoritet e arrestuan në janar të vitit 1907. Gjyqi ushtarak e dënoi me vdekje. Meqë Kaplan ishte minorene, dënimi me vdekje u zëvëndësua me dënimin e përjetshëm. Në burgun Akatouy, ajo ishte prangosur si një terroriste veçanërisht e rrezikshme, e prirur për tu arratisur. Më pas u përhapën disa thashetheme se ajo ishte gjallë. Gjoja Lenini kishte dhënë urdhër që të falet. Thuhet se në vitet 1930 Fanni Kaplan ishte parë nëpër kampe të ndryshme … E gjithë kjo ishte vetëm një trill. Në kujtimet e ish-komandantit të Kremlinit, Mallkov, shkruante se mrekullisht i kishte shpëtuar “terrorit të madh” të Stalinit. Ai personalisht kishte marrë pjesë në pushkatimin e Fanni Kaplan. Poeti proletar Demjan Bednini, që jetonte në Kremlin, personalisht kishte dashur të merrte pjesë në pushkatimin e saj. Në raportin javor të listës së publikuar me emrat e të pushkatuarëve kishte 90 emra. Poshtë numrit 33 ishte shkruajtur Kaplan. Për atentatin e Leninit.

Plumba, gëzhoja, dëshmitar

Menjëherë pas pushkatimit plasën thashetheme, se Kaplan nuk kishte qëlluar Leninin. Pas vitesh u shfaqën versjone të ndryshme. Njëri ishte, se atentati i Leninit ishte i organizuar nga vëllai i tij Dimitri Uljanov, i cili kishte lidhje dashurie me Fanni Kaplan. Flitet gjithashtu se pas atentatit qëndronte Jakov Sverdllov, i cili kërkonte ta eleminonte rivalin e tij, motra e të cilit gjoja ishte shoqe e Fanni Kaplan.Thashethemet bllokohen nga fakti që, askush nuk ka kryer një hetim të thellë, serioz e të vazhdueshëm për këtë atentat. Është e vërtetë se janë marrë në pyetje 17 dëshmitarë, duke përfshirë edhe shoferin e Leninit- Gilja Sverdllov, por ata dhanë dëshmi kontradiktore. Dikush kishte dëgjuar katër të shtëna, tjetri vetëm tre, që Kaplan kishte qëlluar mbi një bazament, dikush tjetër tha që ajo ishte fshehur pas një djali, që qëndronte pranë Leninit. Sipas dëshmitarit të tretë, Fanni Kaplan kishte qëndruar 15-20 hapa larg Leninit. Brauning, me të cilin ka qëlluar, nuk u gjet kurrë. Duhej bublikuar lajmërimi në gazetën “Известия”. Pas kësaj një punëtor i quajtur Kuznecov solli pistoletën dhe tha, se e kishte gjetur në vendin e ngjarjes, dhe e kishte marrë me vete si një kujtim të vlefshëm. Braunung mund të mbushet me shtatë plumba, brenda kishin mbetur vetëm katër. Në vendin e krimit ishin zbuluar katër gëzhoja. A mos ka qëlluar edhe ndokush tjetër? Misteri u zgjidh shpejt. Shtatë fishekët ishin në mulli dhe një në gojën e rovoles. Sipas fjalëve të thëna,  një nga plumbat e nxjerra

nga trupi i Leninit, ishin me kalibër tjetër, nuk u vërtetuan. Të gjithë plumbat ishin me kalibër 7,65. Përvec kësaj në vitin 1990 u krye një ekspertizë balistike, e cila vërtetonte, që plumbat e nxjera nga trupi i Leninit u qëlluan nga njëjti rovole. Le të shtojmë se, plumbat nuk kishin përmbajtje helmi, sic ishte thënë vite të tëra. Dhe cfarë helmi mund t’i rezistonte temperaturës së lartë prej 2 500 gradë pluhurit të krijuar brenda në rovole?

Romanca e dashurisë e Fanni Kaplani me vëllain e vogël të Leninit, Jakov Sversllov dhe të dyshuarit të tjerë

Një vit e gjysmë përpara atentatit kundër Leninit, Kaplan u takua në Krime me vëllain e tij të vogël. Lëvizjet transparente të kësaj historie romantike mbetën në kujtimet e fshehta të revolucionarëve dhe uruajtën në rrëfimet e kohërave të vjetëra evropiane, por censura nuk lejoi të zbulonte detajet dhe rrethanat e njohjes së Fanni Kaplan dhe Dmitry Ilyich – episodet kategorikisht nuk i përkisnin Institutit “të Kanonizuar” të Marksizmit. Sipas versjoneve të tjera lidhur me të dyshuarit e atentatit, ato ishin përtej kritikave. Lidhja dashurore e Fanni Kaplan me vëllain e vogël të Leninit dyshohet se u zhvillua në sanatoriumin Evpatoria, për ish të burgosurit politikë. Ai ishte mjek ndërsa ajo e shtruar-pacjente. Fanni Kaplan e njihte shumë pak motrën e Sverdllovit dhe përvec kësaj mes Leninit dhe Sverdllovit nuk ka patur konflikte serioze. Edhe në rastet e mosmarrëveshjeve në qarqet bolshevike, nuk ja vlente të diskutohej për versionin që askush nuk qëlloi Leninin dhe se gjithshka ishte një inskenim për të justifikuar “ terrorin e kuq”. Ndërsa Lenini u rrëzua dhe theu krahun. Kjo ishte qesharake. Sepse bolshevikët asnjëherë nuk  e kishin aspak të vështirë të arsyetonin terrorin e tyre. Sidoqoftë, disa aspekte mbeten të paqarta. Shumë pyesin si një gjysmë e verbër, e sëmurë dhe plotësisht pa përvojë të përdorte armët aq mirë? A mundet Kaplan të kishte tentuar të bënte një sulm kundër liderit? Pse u dërgua Lenini në uzinë pa mbrojtje? Përgjigja për pyetjen e fundit është shumë e lehtë. Në atë kohë askush nuk i ruante as liderët, as mbretërit. Le të kujtojmë se një nga sulmet ndaj Aleksandrit II ishte parandaluar jo nga një roje sigurie, por nga një kalimtar. Megjithatë, ish-anarkistja kishte përvojë në trajtimin e armëve.Në vitin 1906, policia e kapi me një armë në dorë. Ekzistonin gjithashtu versione

të ndryshme për bashkëpunëtorët e mundshëm të Fanny Kaplan. Përmenden edhe emra specifikë. Fillimisht u dyshua kreu i spitalit Pavlovskaya, Popova, e cili pas mitingut foli me Leninin para veturës së tij. Megjithatë, ajo u plagos nga gjuajtja e shoferit të Leninit.

Në vitin 1906 policia e kapi me armë në dorë. Por egzistojnë versjone të ndryshme edhe për pjesëmarrësit eventual me Fanni Kapllan. Madje përmendeshin edhe emra konkret. Së pari ishte përgjuar shefja Popova e spitalit Pavllov, e cila pas mitingut foli me Leninin para makinës së tij. Ajo ishte plagosur nga shoferi i Leninit.

Bolshevikët organizuan një përgjim të vazhdueshëm ambasadorit anglez, pasi e arrestuan Bruce Lockort, akuzohej për pjesëmarrje në atentat, megjithëse thuhej se ata nuk kishin pasur lidhje me njëri tjetrin.

Organizatori i atentatit – provokator bolshevik?

Në gjyqin kundër eserëve në vitin 1922, shoku Grigori Semuonov përshkroi me detaje se si ai vetë organizoi atentatin kundër Leninit. Por disa detaje të dëshmisë së tij në atë kohë kundërshtonin njëri-tjetrin. Ai ishte më tepër një provokues bolshevik. Shokët  madje e dërguan jashtë vendit për të diskredituar një prej udhëheqësve të emigrantëve – Boris Savinkovin. Historiani rus Konstantin Morozov pretendonte se “Semuonovit nuk duhet t’i besohej! Pas dëshmisë së dhënë në 1921-1922, dora e drejtuesve të Partisë Bolshevik, të cilët dëshironin me çdo kusht të denigronin partinë e eserëve, dukshej qartë”. Kështu Semuonovi u pushkatua shumë më vonë, në 1938. Dhe jo për organizimin e atentatit kundër Leninit, por sepse ai synonte të vriste Stalinin dhe Molotovin. Një akuzë e zakonshme e atyre kohërave.

Nga ana tjetër “bashkëshortja” Nadezhda Krupskaja ishte lezbike, që në atë kohë të gjithë e dinin, që martesa e Leninit me të ishte fiktive. Ai në atë kohë ishte i internuar në Siberi, por edhe ajo kishte një akuzë, dhe sipas Leninit duke u lidhur me të akuza do të  lehtësohej, prandaj duhet të fejoheshin. Ngaqë regjimi  monarkik ishte liberal atë e cuan tek “i fejuari”, ku u martuan madje edhe në kishë. Pjesëmarrës ishin shokët bolshevik, por vetëm jo bashkëshortë të vërtetë. Jo vetëm sepse kjo martesë ishte politike por sepse Lenini ishte pederast dhe Krupskaja lesbike. Por dashuria e madhe e Krupskajës ishte cuditërisht – cifutja Fanni (Dora) Kaplan, pra ishte ajo që mendohej apo e sajuan, që kishte qëlluar “bashkëshortin e saj” Leninin, me tre plumba?, por fatkeqësisht nuk e kishte vrarë.  E gjithë kjo histori hapi një dritë të re në qarqet bolshevike. Atentati politik kishte një shije të vecantë”familjare”, çfarëdo lloj kuptimi  që kishte …Për Vladimir Iliçin dhe për të tjerë si ai, Klimovi shkruante: “Të degjeneruarit zakonisht urrejnë njerëzit normalë. Kjo u jep atyre kënaqësi të vërtetë për të parë një udhëheqës të çmendur, apo gjysëm të çmendur, të degjeneruar, sadist i vendosur në pushtet prej tyre duke bërë luftë me një tjetër udhëheqës të tillë, i vendosur gjithashtu nga ata në pushtet, por në krye të një vendi tjetër. Miliona e miliona njerëz vdesin për argëtimin dhe kënaqësinë e drejtuesve të sektit të degjeneruarëve  përmes  masonorisë. Masonët, Illuminati, etj. (“.. Emri ynë është një legjion”demonët u përgjigjën) Duke përfunduar se pederasti Lenin ishte “martuar” me lezbiken Krupskaja. Cfarë familje!