Evdal Nuri:  “Punë e lodhshme kjo e mësuesit …….. !“

129
Evdal Nuri
Sigal

Kjo varet nga koha që ke punuar e s’i ke punuar . Tani është shumë e lehtë kur pas 180 minutave largoje pa e kthyer kokën prapa, duke mos menduar sa dhe s’i janë kuptuar  dijet që ke dhënë?

Zanafilla e kësaj dite përkon me mësonjtoren e parë shqipe, e cila u hap në Mars të vitit 1887 në Korçë, pikërisht në një kohë kur shqiptarët mësonin shqip fshehurazi në shtëpitë e tyre, për shkak të sundimit Osman. D
ita e mësuesit është një festë, e cila i shtohet personelit edukues të shkollave.

1- Atëhere!
Me të  vërtetë e lodhëshme.
Sa herë që vjen” 7- Marsi “ shumë mësues , por dhe nxënës, i kap laku i ëmbël i nostalgjisë. Të vijnë para sysh emra, data, dialogje, mbresa, emocione, fytyrskuqje e, mes tyre është dhe ai i Mësuesit, një portret fisnik i çdo kohe me përkushtimin e tij. Në këtë galeri të gjërë të personazheve do të veçoja  dhe urova  për” 7-Marsin” ish  mësuesit e mi. Nuk i harrojë dhe pse kanë kaluar 40 vjet, edhe pse disa nga ata s’jetojnë. Ata na mësuan se si të bëhemi mësues. Respekte e mirënjohje për mësuesen e klasës parë M. Leci. Kujtoj mësuesit e shkollës pedagogjike, S.Kamenikun , N.Lavdarin , M .Boden, e shumë të tjerë.  Nga secili  morëm pozitiven dhe e vumë në jetë në punën me nxënësit në qytet dhe në fshat ! Sh.Bego, S. Mborja e D.Molishti  punuan vite fshatrave duke udhëtuar orë në këmbë.
Respekt të veçantë për Lejla e Qani Zahimin që për dekada mësuan dhe edukuan nxënësit e krahinës të Skraparit.
Kujtoj ata që na mësuan, por dhe që i mësuam. I mësuam jo pak , por  katër dekada. Gjithë jetën mësuam vet mësuam të tjerët.
Për këtë festë shpesh më urojnë shumë nxënës edhe pse kanë kaluar vite . Akoma ruaj kartolina që më kanë dhuruar nxënësit. Shikoj me nostalgji ditarin e fletoren e notave të nxënësve, që i ruaj me kujdes. Në kohën tonë dhurata më e çmuar për “7- Marsin”, ishte një tufë me lule, një kartolinë, si dhe fjalët e ngrohta të shkruara mbi to. Mësuesit shpërbleheshin me fletë lavdërimi , dekorata “Mësues i Merituar” dhe ” Mësues i Popullit.”

Të gjithë punuam me përkushtim dhe pasion edhe pse kushtet ishin të vështira , duke marrë bukën e qëndruar gjithë javën në fshat . Nuk kemi lënë asnjë boshllëk, që koha t’ na e rëndojë ndërgjegjen tonë. Kemi punuar e mësuar për vete, por dhe për të tjerët. Secili nga ne ka zhvilluar mbi 30.000 orë mësimi. Mbi 60.000 herë ka trokitur zilja në veshin tonë. Sa shumë janë edhe pse tani s’na besohet ! Mësuesit s’ishin vetëm mësimdhënës , por pjesmarrës aktiv në aktivitetet kulturore, shoqërore , sportive, konkurse e këto pa asnjë shpërblim.
Respekte për kolegët Sh. Dardhën, H.Gurin , E Qafën, D . Kajo, D.Papën, S.Dardhën , K. Kirin (ardhur nga Shkodra ) që punuan me pasion pa asnjë llojë pretendimi. A.Nurellari dha kontribut në tetë fshatra nga Kapinova, Karkanjozi, Poliçani, Kutallia e tjerë.
V. Ikonomi për t’u afruar nga fshatrat malor  e nisi me boksin, më vonë portier i Tomorit dhe më pas arbitër në F. I F. A .  Sa herë i caktonin ndeshje për të arbitrua jashtë i thoshin se: “Është i sëmurë,” kjo se s’kishte garanci politike!
Shkolla atëhere ka patur kërkesa: “Filluam gjimnazin  50 nxënës në vitin e parë , 13 mbaruam në vitin e katërt, kujton R .Dasho . Zhvillonim 36 orë në javë,  të gjitha lëndët e kishin tekset dhe bujqësia e muzika! Në “Shkollën Pedagogjike” nga 7 paralele në vitin e parë mbeten 4 në vitin e dytë.”
Nxënës që mbaronin këto shkolla sdudjuan  jashtë shtetit e u dipllomuan s’i nxënës ‘Ekselent’. I. Toska e N . Luari në Hungari , E . Faja , P. Çina ,  A. Teta  në Poloni , G. Toska e A. Cane në Francë, N. Lavdari e M. Bozdaxhiu. B.Sovjetik, S. Kurteshi Bullgari. Shumica merituan tituj shkencor për kontibutet në fushat ku punuan për dekada, pa anjë privilegj.
Asnjëherë s’na shkonte  mendja për të zhvilluar kurse për të marrë ca lekë më shumë . Kursi më i mirë për ne ishte zhvillimi i orës së mësimit me efikacitet e me metoda  frutdhënëse!
I tillë ka qënë mësuesi Hysen Mezini që gjatë gjithë kohës punoi me” dy turne”. Në mëngjez mësim, mbasdite në kabinetin e biologjisë për të pregatirur qindra mjete mësimore për konkretizimin e orës së mësimit. Ky Kabinet ishte nga më të mirët , duke u kthyer në një qëndër për përhapjen e përvojës në gjithë Shqipërinë, Kosovën e më gjërë.
Këto na japin kënaqësi, prandaj them :” Po të më jepesh mundësia të filloja nga e para, pa hezitim do të zgjidhja profesionin e nderuar të mësuesit”.

3-
Po tani…?
Kërkesë e munguar , nxënës të pa mësuar ! Kush e filloj dhe s’e mbarojë shkollën? Tani mësesit kthehen çdo ditë  në familje.
Pas viteve 90 kjo festë është e materializuar dhe e  kthyer në “një garë”, kush i bën  dhuratën më të shtrenjtë mësuesit. Kjo e shprehur në “zarfa ” , ose arturina me vlerë. Mësuesit do t’ua shpërblejë  nxënësve me një notë të pamerituar. Këta nxënës nuk kanë për t’i kujtuar kurrë këta mësues. Ato që do të kujtojnë e do t’ju mbeten në mend, do të jenë dhuratat  e ndryshme, apo lekët që kanë harxhuar e jo respekti.  Nga dhurata që do t’i bëjmë mësuesit do të vlërësohen  dhe dijet!
E keqja është se tani mijëra nxënës kam braktisur arsimin e detyrueshëm për shkak të varfërisë, emigrimit, martesave të vajzave në moshë të vogël dhe mentalitetit patriarkal, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se shifrat mund të jenë edhe më të larta nga sa raportohen.

Një ish nxënësi im, tani mësues më tha: “E mbyllët me nder profesor”. Ishit të nderuar e respektuar. Ju rrinim gatitu jo nga frika , por respekti.
Punoj në një shkollë private . Mundohem e pregatitem shumë se dhe lëndën e kam të vështirë .  Në klasë vetëm 5-6 nxënës të dëgjojnë . Të tjerët  s’i i bjenë i marrin çamtat. Ata janë të pavëmëndëshëm, meren më celular, që s’ja  heq dot . Kur i pyet të thotë nga vendi që s’di gjë. Kur i thua katër , të thonë vere se vet do ta besh pesë. Kur mbushin numurin e mungesave pa arsye, s’e përjashton dot se duhet marrë pëlqimi nga lartë. Po u largua nxënësi, ikën dhe kuota mujore që ai jep , prandaj ai e ka të qartë se nuk e përjashton njeri . Shpesh  nxënësit të thonë, se ne të mbajmë në punë, kurse eprorët ngulmojnë  merre edukoje, është mangësi e punës tënde. S’di ç’të them ! Jam shumë i mërzitur, por dhe s’kam ku të shkojmë ! Kështu ka ardhur puna, lësho të lëshojë ! Kush  e filloi e s’e mbarojë shkollën tani? Po kur kërkojnë dhe notë të lartë!
Pse respekti për mësuesin është venitur…..?!

Këtë e ndjenë dhe  mbarë shoqëria. Mos vallë e ka fajin ekonomia e tregut? Tranzicioni i zgjatur, që ka humbur interesi për shkollën?
Mos e kanë fajin diplomat e blera? Politizimi i shoqërisë edhe viktimizimi i mësuesit prej saj? Apo materjalizimi e dijeve?!