Prof. Sazan Guri: Shpopullimi, kafshtatë që s’kapërdihet

58
Sigal

Tashmë është e padiskutueshme që kombi shqiptar me gjuhën dhe traditat e veta rradhitet si më i vjetri në botë, pra, për ata që kuptojnë kësi gjërash më i pari në botë për nga vjetërsia, duke qenë kështu popull ose komb At dhe Am për kombet e tjerë. Të gjithë jemi nga njëçik dardan thotë studiuesi francez para disa jave. Vendbanimet e para janë në Lin, thonë studiuesit zviceran, ku jo rastësisht gjenden mozaikë si tregues të civilizimeve të para. Gjuha parake e njerëzimit, që ende flet si 8500-9000 vjet më parë është ajo e cicërimave të zogut të shqipes – skip -skip -skip, thonë studiuesit gjermanë të mbështetur nga 200 të tjerë të disiplinave të ndryshme. Dhe për të mbyllur këtë frazë, shqiptarët kanë shërbyer si protoplazëm, apo bërdthamë, apo ‘nukël’ në formimin e kombeve të tjerë! Sepse historia ka treguar, sesi me patjetër duhej të kishin një luftë dardanët, ilirët, arbnorët përbrenda vetes që njëri grup të shpërngulej diku dhe dikur për të formuar një vendbanim të ri, një komb të ri, një shtet të ri. Kështu u formua Britania qysh pak, pas luftës së Trojës, Athina apo helenizmi në shek. VIII p.e.s., apo Roma dhe romakët po në këtë kohë, veçse lindën si bij luftrash, u rritën në luftra dhe kërkonin veçse luftë.

Migrimi me dhunë, dëbim nga të tjerë, eksode biblike nga vandalë, genocide nga barbarë e bënë Shqipërinë nga aq (hapësira 1 e 2) në kaq që jemi sot (hapësira 3). Ndërsa, plan projektet e djallëzuara dhe të kalkuluara të sotme synojnë ta kthejë Shqipërinë në rezervat natyror si indigjenët e Amerikës, diku aty te Geni shqiptar EV 13 – Tiranë – Durrës, Krujë Peqin)!

A nuk ishin romakët, që iu ranë prindërve të tyre si ata etruskë!? A nuk ishin helenët që iu ranë prindërve të tyre pellazgë!? A nuk ishin romakët që iu ranë dhe i thyen kushërinjtë e parë të tyre si ata ilirë!? Por ishin këta të fundit që ngadhnjyen dhe udhëhoqën perandorinë romake deri në Justinianin e parë! A nuk ishin barbarët sllavë, paganët avarë, vandalët hunë, gotë e visigotë me Totilën në krye në mes të shek. VI mb. Kr., që iu ranë kulturës ilire, ku dogjën edhe gurët e sokakut për të zaptuar hapësira për jetesë të tyre!? Por ishin arbanët që ngadhnjyen dhe dolën sërish në skenë si zambak mbi gjemba barbar. A nuk ishin gjakprishurit arbër të kthyer në serb (s’është arb) në fund të shek. XI, që i ranë vllezërve të tyre, që kishin një faj – thjesht ishin dhe donin të mbeteshin katolikë shqiptarë.

Dhe më pas çndodhi! Pas një lulëzimi 300 vjeçar të shtetit të parë evropian (1190, Jeronim Progoni në Kurbin) të shkollave të para europine (Kurbin 1223), të Universiteteve të para europiane (1320 Durrës, Shkodër), pas Kodikëvë të parë europianë (Kodikët e Beratit 600 – 700 mb. Kr.), thjesht erdhi turku i mallkum! Dhe gjithë këta fëmijë plangprishës të bërë tashmë diku e dikur Perandori, (turke, ruse e danubiane), diku e dikur Fuqi të mëdha, diku e dikur çakenj përreth vazhduan deri në 36 plane e projekte sesi të zhbëjnë Atin dhe Amën e tyre Ilirinë, Epirinë, Arbaninë dhe Shqipërinë, si dhe gjindjen iliro-epire-arbnore-shqiptare, përfshi këtu Kongresin e Berlinit dhe Konferencën e Londrës.

Pamje nga golgota e parë biblike të shqiptarëve të Kosovës në vitet pas vendimeve të Berlinit të detyruar për të marrë arratinë si muhaxhirë brenda Kosovës, duke lënë gjak e gjithçka dhe duke liruar tokat e tyre mijravjeçare për serbët kolonë, vetëm se sot duan t’i zëvëndësojnë me kolonë jo vetëm serb, por gjithçka vetëm shqiptarë jo!

Të gjitha këto ishin me armikun përballë, ishin nga jashtë brenda, ishin nga të tjerë, ishin nga ata me kafkë dolicefale (kafkë vegël), ishin nga ata gjakprishur ose thjeshtër, ishin nga ata që kishin një prejardhje tjetër me gjak ‘non blue sangue’, ishin nga ata, që nuk njihnin Besë e Kanun, ishin nga ata që kur Shqipëria dhe shqiptari shkëlqente për nga veshjet dhe traditat, ata ishin me nallane dhe ende në epokën e hekurit. Dhe kësisoj dije t’i përgjigjeshe, sepse armikun e kishe përballë. Dhe vjen projekti i 37 me emrin më famëkeq ndër shqiptarët e dardanisë, ai i quajtur Cubrilloviq, në vitin 1937, me 37 pika sesi t’ju nxihet jeta shqiptarëve dhe të sikterisen e degdisen nga sytë këmbët. Mirëpo ai mortja Cubrilloviq diku gaboi!/? Ai s’parashikoi dot se këta dardanë me gratë peone lindnin, jo nga një apo dy pasardhës si serbët e sllavët, por nga 10-12 të tillë dhe ndaj kemi Dardaninë ende sot të gjallë e vital.

Dhe plan projekti i 38 ndodh të jetë për herë të parë nga vetë shqiptarët si rasti me Enverin, që kreu një genocid të paparë ndër shokët, kolegët, ndër elitën, ndër intelektualët, ndër bashkombasit e vet në vitet e luftës në bashkëpunim me serbët e sllavët. Mijëra të vrarë pa gjyq, pa vendime vetëm me presje e pikëprejse dhe shpesh me një shkelje syri, aq sa betoheshin si ky mortja dhe Mehmet supermortja se nuk do lëmë Burrë e Kullë mbi këtë vend, me përjashtim të atyre komunistave, që pranonin Shqipërinë nën Serbinë. Kësaj i thonë ta gjesh nga mos e pandehësh. Por plan projekti i 39 ishte më i zi akoma si ai i diktaturës komuniste deri më 1990, ku s’ngeli pa vrarë e syrgjynosur e shpirtra sakatosur të asaj sëre shqiptare, që në shekuj kishin bërë elitë, të atyre shqiptarëve të bërë intelektualë, të atyre qytetarëve, që donin lirinë dhe Shqipërinë më shumë se partinë. Edhe ky plan e projekt nga vetë shqiptarët me ndihmën e uzbash ustallarëve.

Dhe s’kini parë gjë akoma, sepse të gjitha ato më parë ishin dhe janë lule para kësaj që po ndodh sot, sikundër është projektplani i 40 – shpopullimi i kalkuluar,- më makabri ndër shqiptarë, nga vetë shqiptarët për shqiptarët, urtë e butë si mola që gërryen drurin, si ndryshku, që erodon hekurin, si grami që ha barin e gjelbërt, si  kanceri që shqyen njeriun, si skorbuti që ha marinarët! I vetmi shpopullim i tipit genocid, që kryhet nga vetë shqiptarët, i maskuar, i thënë me elegancë dhe me një elokuencë të pashoqe kurrë si më parë, ‘dhunshëm’ si Cubrilloviqi, por ndryshe nga ai, jo i hapur, përkundrazi i fshehur që edhe vetë djalli e ka zili. Ky është plan – projekti më i ziu në historinë e gjindjes shqiptare, sepse pas shumë e shumë kohe kupton se ky mol, ky grëm, ky kancer, ky skorbut më hëngri, më mposhti, sepse do sy e vesh të kuptosh djallin, që fshihet në detaje, sepse djalli nuk është si dielli që shndrit, ndaj dhe gjuha shqipe e kthen diellin apo djalin e mbarë të shtëpisë me anë të metatezëz me dy ‘l ‘ në djall.

Nxija jetën shqiptarëve, bëja skëterrë që ata të ikin si dikur, jo me qerre e karroca, por klandestin nëpër La Manch si bretkosa!

Veç e veç duken si grimca, që vonë- vonë mund të kuptosh të tërën, mund të prekësh fabulën e kalkulimit të shpopullimit, që po aq si mjerimi është kafshatë që s’kapërdihet në formën e një golgote pa dhunë fizike, por të një dhune të pakuptuar diplomatike! P.sh., në Cërrik u bashkuan katër shkolla në një të vetme dhe prap numëri i nxënësve është katër herë më i vogël se norma, gjithsejt 80 nxënës; Vetë hartuesi i politikave të PS në vitet e para të Rilindjes urbane detyrohet të pohojë sot se pas pesë vjetësh me këtë ritëm fshati i fundit do të shesë lopën dhe delen e fundit. Bavaria hap zyrë për të punësuar si shofera 80,000 shqiptarë; Brukseli kërkon 1800 shqiptarë për shoferë, me ose pa patentë, sepse i bën shofera vetë; Sot ekziston një Marrëveshje e Qeverisë shqiptare me BE për azilkërkues pa atdhe, pra për riatdhesim të atyre personave ‘nongrata’ ose që nuk kanë përfituar dot leje qëndrimi në vendet perëndimore. Në fshatrat e Beratit nuk gjen më sikur edhe një nip të ngrejë arkivolin e gjyshit. Në të gjithë fshatrat e Shqipërisë shikon dyer të vulosura, dritare me përzhiska merimange, hardhi e pemë të harlisura si mos më keq, se njeriu dikur i tyre ka ikur larg si për dreq. Nëse je me autobus të lartë, rrugëve të autostradës Lushnje – Kavajë shikon dyqane të qepenosura! Kqyr kate të dyta të lëna qesim, pamje, që të ofrojnë dëshpërim e trishtim, pamje që nuk ta siguronte as lufta e dytë botërore! Dhe më pas vjen naiviteti i asaj pjese mish e oriz të popullsisë, vjen cinizma e Qeverisë, vjen nënqeshja e gjithë të majtëve të Shqipërisë, vjen përçmimi i gjithë komunistëve, i gjithë globalistëve, i gjithë sarakaçanëve e karakaçanëve, e gjithë gjakprishurve, që e duan Shqipërinë të pjekur dhe të djegur, tashmë jo me luftra ballpërballë, por me skenarë si mole migrimi dalngadalë.

Ndaj dhe qeveria e sotme e ka të kalkuluar ikjen, dëbimin, dhe genocidin e shqiptarëve, duke kalkuluar programe për largimin e popullatës vendase; duke kryer projekte për dobësimin e INSTITUCIONEVE shqiptare; duke sajuar Konflikte sociale; duke bërë fakt zëvëndësim popullate ose popullate-fiktive, siç është dhënia e shtetësisë ‘Shqiptare’ indianëve, pakistanezëve, afganëve, etj. Duke bërë gjetjen e individëve (drogaxhinj, perversë, kurva), pra, njerëzit e duhur që do të bëjnë “punët e pista” dhe duke i vendosur ata në Institucione dhe Administrata për të përmbushur AXHENDAT 1 Dhe në fund fare, me këto horra dhe me këto taktika na grabisin pasurinë tonë publike, ku një shqiptar që duhet të lindë me 500,000 dollarë në Bankë, lind me borxh 500 mijë dollarë??/!!!

Dhe fundi i një kalvari pa pushim prej 150 vjetësh sjell sot mijra tavolina bosh pa të dashurit e një vatre të ngrohtë shqiptare.

Ndaj, shqiptarë mos ik, se ke mision të rrish! Mos ik, sepse duhet të ikin politikanët! Mos ik, sepse s’kanë faj sarakaçanët, që më pas vijnë! Mos ik, sepse sa gjen prindër të dytë, aq gjen Atdhe të dytë. Shqiptar, mos ik, sepse mund të shpëtosh veten, por ke lënë far e fis që vështirësi jetese has, dhe një energji boshe do të të ndjekë nga pas! Shqiptar, mos ik, sepse kështu iknin nizam edhe të parët tanë, dhe ti sot vuan atë ikjen ‘sindromë’, sikundër nipërit tanë do të vuajnë ikjen tënde sot. Shqiptarë mos ik, sepse ikja është dëshpërim, dëshpërimi është depresion, depresioni është grip mental dhe mbas kësaj e ka rradhën hareja, gëzimi. Fundja mos harro – Liria është një atribut që iu takon njerëzve të përgjegjshëm. Shqiptarë duhet të kuptosh – faktin pse po i PËRZËNË shqiptarët? Me kaq pasuri shqiptarët, jo vetëm që hanë me lugë floriri, por edhe rrugët mund t’i shtrojnë me FLORI. Me kaq popullatë sa jemi, ne jemi ndër vendet me burime më të pasura se Norvegjia apo Suedia, Zvicra apo Anglia…..?