Prof. Fatmir Shehu: Pensionistët duhen trajtuar me fond sovran të posaçëm

57

A nuk duheshin trajtuar veç kontributit financiar që e kanë paguar rregullisht edhe me një mbishtesë të kapitalit që ata krijuan me punën e tyre, nëpërmjet krijimit të një “fond sovran” ? Ata punuan për ndërtimin e hidrocentraleve kryesor të sotëm, zbuluan dhe shfrytëzuan rezerva me vlerë kolosale nafte & gazi, uji të pijshëm , qymyri, kromi, “bakri me flori” etj, ndërtuan kanale kullues ( bonifikues) dhe vaditës , nxorën në jetë inxhiniera , agronomë e të tjerë intelektual të talentuar me kontribute të veçanta në ndërtimin e vendit

Sigal

Pensionistët që kanë dalë në pension të paktën deri në vitin 2010 ( që punuan të paktën mbi 30-40 vjet në sistemin politik të para 1990 ). A nuk duheshin trajtuar veç kontributit financiar që e kanë paguar rregullisht edhe me një mbishtesë të kapitalit që ata krijuan me punën e tyre, nëpërmjet krijimit të një “fond sovran” ? Ata punuan për ndërtimin e hidrocentraleve kryesor të sotëm, zbuluan dhe shfrytëzuan rezerva me vlerë kolosale nafte & gazi, uji të pijshëm , qymyri, kromi, “bakri me flori” etj, ndërtuan kanale kullues ( bonifikues) dhe vaditës , nxorën në jetë inxhiniera , agronomë e të tjerë intelektual të talentuar me kontribute të veçanta në ndërtimin e vendit, ushtarak dhe mbrojtësa të vendit që s’guxoi ta cënonte askush etj.etj . Këto pasuri, faktikisht jane aktive dhe me kontribute financiare jo të pakta dhe sot e kësaj dite. por këto pasuri u krijuan nga këta njerëz që tashmë fatkeqësisht të shumtit ( në maxhorance ) kanë marrë disa “lopata dhe ” ndërsa ata të paktit që po jetojnë akoma ( rrno për me tregue ) nuk u del pensioni as për ilaçe.

Kalova tek e ashtuquajtura ” Kalaja ” në qendër të Tiranës që është bërë tamam. Më thanë se ato mrekulli i kanë bërë ata që trashëguan pasuritë e gjyshërve, apo dhe të stërgjyshëve.

T’i gëzojnë thashë me gjithë zemër, se vetëm ata do i jepnin jetë kësaj pasurie siç i pashë që u kanë dhënë !

Po ne dhe ata që nuk janë? Rahmet paçin ! Pensionistët që punuan dhe i krijuan këto pasuri, jo si emigrantë , por në vendin tonë , me djersën   mendjen & sakrifica të panumërta, me një pagesë tepër minimale, a nuk u takon drejtësisht dhe llogjikisht, që nga kjo pasuri që kontribuoi & po kontribuon akoma e do kontribuoi akoma shumë  më tej për Shqipërinë , të ndahet pjesa që u takon, dhe jo vetëm për neve pensionistët që jemi gjalle. Sa jemi të gjallë ( që korentin po e paguajmë kokër më kokër ), por dhe për ata që janë e do të jenë trashgimtarët tanë , ashtu si “ata të kalasë në qendër të Tiranës ” dhe shumë teë tjerëve që kanë marrë me hak trashëgimet që u kanë lënë të parët e tyre ? Kjo mendoj se është llogjika e trashëgimit të kapitalit që e zhvillon kapitalin dhe vetë kapitalizmin si sistem! Për Shqipërinë që jetoi & punoi për një kohë kur kapitalet e krijuara ishin pa pronar identitar, duhet që kjo pronë e krijuar që ishte konkrete, duhet të identifikohet! Haka duhet të vejë tek i zoti, se po nuk vajti, quhet harram dhe me harramin nuk bëhet prokopi !

Kësisoj mendoj që nga ajo pronë kolosale që u konkretizua si ” kapital i pa luajtshëm për shtetin shqiptar ” duhet të selektohet një fond Sovran, i cili të përdoret “që të vejë haka tek i zoti”, tek aksionerët e kësaj prone të krijuar dhe që i ka trashgimtarët siç do t’i kish , po te ish sistemi politik që kemi! Këtë e mendoj se u tha që do të krijohet një “fond sovran” nga pasuri që priten të hipotekohen, por pyesim: Këtë e bëri një shtet kapitalist me një sistem politik të pa ndërprerë, me pronë rigorozisht të identifikuar. Për ne shqiptarët mendoj se ky ” fond sovran ” duhet të ish krijuar nga pasuritë e krijuara që dihet se kush i krijoi, por në hipotekë janë të të gjithëve që dihet se del që nuk janë të asnjerit! Më tej nuk ka pse që ky fond të mos fuqizohet edhe nga pasuritë, që do krijohen, inshallah !

Mendim që nuk dua kurrë të përkrahet, nëse nuk është i drejtë !

Dua dhe respektoj shtetin e të drejtës!