Prof. Dr. Sazan Guri: Hasan Tahsini ky Hoxhë erudit; sa Volter francez, sa Laibnic gjerman, sa Anjshtajn aq edhe Rilindas i parë shqiptar …

18
Sigal

/Telegraf.al/ Hasan Tahsini lindur në Ninat të Filatit në rrethin e Konispolit nga një prind mësues në oborrin e Karamahmud Bushatlliut, prej të cilit mori kulturën e parë, dashurinë për shkencën dhe të vërtetat e saj, si dhe dashurinë për vendin e Kombin.

Qysh në moshë të njomë, ku nuk mund të vendosësh dot për fatin, ai ndoqi intuitën e vet, tamam sikundër Aristoteli, që iu përgjigj mësuesit të vet Platonit se ata që do ndjekin intuitën e tyre; ata do të jenë dishepujt dhe vazhduesit e dijeve dhe filosofisë suaj. Dhe kësisoj në bisedën me vëllanë më të madh sesi do të ndanin pronat pas vdekjes së hershme të babait të tyre, Hasani i vogël i thotë të vëllait se t’i gëzosh pronat se unë do të ndjek rrugën e dijes! Dhe ashtu bëri, shkoi në Stamboll duke ndjekur Medresenë dhe më pas shkon nga Porta e partë (PL) si student pranë shkollave të Francës, prej së cilës mori dije të qëndrueshme në shumë fusha.

Mosha rinore në prag të burrësisë shkencore e gjeti filisof, publicist, astrolog, astronom, psikolog, matematicien, fizikan, plot 11 shkenca ekzakte dhe sociale të shoqëruara me plot 11 gjuhë të huaja, nga ato të vjetra e të zhdukura deri te frëngjishtja e Volterit dhe Dideroit.

Si i tillë ai u rrit me frymën duke dashur dy gjera të vërtetën dhe natyrën dhe më pas natyrën dhe njerëzit. Filosfia e tij bazë ishte si te Aristoteli dhe te Volteri se çdo vend ka një send dhe çdo send ka një vend.

Ai u zgjodh si një nga eruditët më të mëdhenj të Perandorisë Osmane në kulmin e saj që kishte aktivitet në tre kontinente, dhe si i tillë shoqëroi Sulltanin që dilte për herë të parë në tokën e krishterë perëndimore, pra te kaurët, por si do t’ja bënte Sulltani që do të shkelte në këtë tokë!? Dhe këshilltarët e mësuan se të mbante nën këmbë brenda këpucës ‘dhė’ të tokës turke dhe ashtu bëri Sulltani i shketë që pas tre ditësh nuk ecte dot më dhe pyeti filosofin erudit që kishte me vehte, me titullin me të lartë Tahsin si i vetmi në këtë perandori që e gëzonte. Sesi do t’ja bëj Hasan Efendi se po më bëhen këmbët gjak! Mikiarëm i thotë Hoxhë Hasani tashmë Tahsin se toka është bërë nga Allahu lart për të shkelur njeriu, pra, njeriu me këmbë në tokë dhe jo toka të jetë në këmbët e njeriut. Që nga ky çast, Sulltani kalif hoqi dhėun nga këpucët e tij dhe shkeli në tokën e kaurit, ku kuptoi se toka është një dhe dërgesë nga Zoti njësoj për të gjithë.

Ai arriti të quhej nga burrat më të mëdhenj të perandorisë si jeri që i ngjante majave të maleve dhe duhet të rrije sa më larg që të vërejë madhështinë e tij. Ai pa frikë mund të quhej cari i shkencës turke si Rudolf Virchov në Gjermani. Si i tillë ai u zgjodh Rektori i parë i Universitetit të Parë të Stambollit post të cilin nuk e mbajti gjatë, për shkak se kryente matje e eksperimente në laboratorët e tij astronomik.

Zhbimi në një farë mënyre nga aktiviteti zyrtar i dha mundësinë të kryente një veprimtari të dendur për ngritjen e vetëdijes së shqiptarëve, ku shpesh përsiaste fjalët e Lajbnicit se më jepni disa gërma të ndërtojë një gjuhë se me këtë gjuhë do të ndërtojë civilizimin shqiptar. Ai krijoi plejadën që ne i njohim si rilindas, por pa ditur kurrë se babai i kësaj, si Platoni për Aristotelin apo si Aristoteli për Aleksdandrin ishte Hoxhë Hasan Tahsini. Ai arriti që nxënësit e tij si Sami Frashërin, Jani Vreton, Konstandin Kristoforidhin, etj., t’i kthente nga nxënës e studenta në dishepuj, sikundër Pali apo Pjetri për Krishtin.

Në vitet 70 -të shek.- XIX, ai filloi punën për ngritjen dhe mbajtjen gjallë të Komitetit të shkronjave shqip, ku një pjesë e mirë e shqiptarëve në zë e në pozitë në kancelarinë e PL u tërhoqën me pretekstin se na zemërohej Sulltani. Ai hapi Universitetin e parë shqiptar brenda perandorisë apo shtetit turk, ku ndriçoi ata që më pas ndriçuan popullin shqiptar drejt kërkesave për autonomi në 1878 dhe më pas drejt pavarësisë me nxënësin tjetër tashmë edhe politikan në PL, Ismail Qemali. Madje, ky zyrtar i lartë pati ndërhyrë një rast pranë Ministrit turk se duhej të zbuste masat për burgosjen e Hoxhë Hasanit, sepse duke qenë një njeri shumë largpamës ishte faji i të tjerëve, që nuk e kuptonin dhe ashtu ndodhi –nuk u zbut në qëndrimin e tij në burgjet e shtetit të atëhershën turk, por gjithsesi ai vuajti dhe u nda nga kjo botë më 1881 nga një sëmundje e marrë nëpër muret e lagështa të burgjeve si shumë e shumë të tjerë si Koto Hoxhi, Abdyl Frashëri, etj.

Ai lëshoi fjalën në mes të një xhamie këtu në Çamëri me qitje të largët, e cila u bë laitmotiv i lëvizjes dhe Lidhjes së Prizrenit dhe më pas – se duhet të dalim sa më shpejt nga ngrehina, që po shembet për të mos na zënë brenda – që në çast u duartrokit e u tha amin, por që perandoria kuptoi se ajo bëhej shkëndija e një flake shqiptare që po lindtte, ndaj dhe lindi shkëndija që askush nuk e di se kush e ndezi këtë strall dhe kush e mbajti këtë eshk?!

Dhe nuk vonoi kur e morën në hetim e survejim duke i thënë e pyetur se po përpiqesh të bësh një fe apo besim të ri? Jo i përgjigjet hajnive dhe adminstratës turke Hoxhë Hasani se fetë dhe besimet janë boll, bile janë tepër, por unë po përpiqem të bëj një fe apo një besim shqiptar, prej së cilës doli thënia e PashkoVasës se feja e shqiptarit është shqiptaria dhe askush nuk e di se Hasan Tahsini është themelues i kësaj feje alla shqiptarçe që është vetëdija kombëtare, për të cilën vendi dhe Kombi kishte aq shumë nevojë, jo se nuk e kishte, por i duhej një nivel tjetër i saj.

Hoxha Tahsini me plot gojë mund të krahasohet me Sokratin si i vetmi person në kohët moderne që syrgjynoset për shkak të bindjeve dhe diturisë. Ai mund të krahasohet me Ajnshtanjin, që vdiq duke punuar me libër në dorë dhe me mjetet e astrolabit pranë. Ai mund të krahasohet madje edhe të zmadhohet kundrejt tyre disa herë si me figurat eVolterit e të Didëroit francez apo Lajbnicit gjerman. Ai ishte i vetmi që përpunoi fjalorët dhe alfabetët për gjuhën shqipe, ku nga 50 variante me shkronja arabe zgjodhi e përpunoi atë variant që u paraqit nga Sami Frashëri në Kongresin e Manastirit, prej të cilit u morën dhe u shqyrtua si variant.

Ai ishte i vetmi në atë kohë që lakonte termin demokraci e pastër shqiptare dhe shpesh e zëvëndësonte me shtet të pastër shqiptar dhe të pavarur duke na lënë shprehjen e famshme se shqiptarët kanë një ‘gluhë’ të tyren dhe kësisoj mund të ndërtojnë vetë shtetin e tyre të pavarur. Ai ishte i pari njeri që proklamonte idenë kombëtare mbi fenë, duke na thënë se para se të jesh një besimtar i mirë qoftë dhe islam je një shqiptar i mirë, sepse duke qenë të pavarur ndihmojmë njeri tjetrin, ndërsa duke qenë të varur ngelemi të varur dhe presim zgjidhje nga lart.

Këto ide mjaft të guximshme për kohën, por fillesë për vetëdijen shqiptare që ne i njohim nga goja e dishepujve të tij, që me të drejtë ishin themelet për formësimin si komb e si vend të shqiptarisë, ato ishin të këtij filosofi brilant që as mori dhe as kërkoi meritë, sepse këtë meritë ja njeh Zoti dhe Kombi pas vdekjes, ndaj dhe President Nishani e ka nderuar me titullin më të lartë si ‘Nderi i Kombit”.

Ai ishte nga ata besimtarë, që në dukje me çallmë turke, por veproi me armën më të fortë që zotëronte, siç ishte ajo që formoi shtëpinë e diturisë së shqiptarëve që pa frikë mund të quhet Universiteti i parë shqiptar, nga ku u ngjizën me qindra dishepuj të tij që më pas vepruan për ringritjen e vlerave të Kombit shqiptar.