Prof. Dr. Sazan Guri: Bingbangu i rradhës për Gjuhën Shqipe

21

Hetimi i fjalëve deri në rrënjë nuk bëhet vetëm nga njerëzit me shkollë, por edhe deri në eglendisje e deri diku qesharake prej shumë qytetarëve të thjeshtë, jo vetëm në Shqipëri, ndoshta, ndoshta kudo në botë, por vetëm shqiptari me rrënjët e gjuhës shqipe, jo pak, por 2332 të tilla arrin dhe i afrohet me intuitën e vet së vërtetës, sepse ja jep këtë mundësi vetë gjuha shqipe si gjuhë e natyrës. Por, ka plot të tjerë jo profesionistë, por me llogjikë dhe me intuitë që i afrohen akoma më shumë së vërtetës dhe thjesht gabojnë më pak, por kurrsesi se duhen quajtur ‘’sharlatanë’’.

Sigal

Telegraf.al / E çuditshme dhe po aq e argumentueshme sesi populli shqiptar ka qenë objekt i diskutimeve të ashpra qysh prej Senateve të Romës, Koinove ilire dhe helene, duke vazhduar me Konciliot veneciane deri në Kongreset dhe Konventat e Fuqive të Mëdha këto 200 vjetët e fundit. Po ashtu edhe gjuha shqipe ka ndjekur po aq kalvarin e vuajtjeve të këtij populli nga kryqëzimi, gozhdimi deri në fermane për ta ndalur si gjuhë të parë, por që mëse e çuditshme sërish sesi ajo shpërthen më e fortë se më parë. A nuk ishte mbyllja apo syrgjynosja e saj prej 500 vjetësh nën fermanin sulltan qysh më 1453 dhe kur u kthye në bazë si gjuhë zyrtare më 1920 me Kongresin e Lushnjes për popullin autor të saj dhe të vetëm që e flet si në agimet e veta parababeliane, para sumeriane, dhe ajo me pesë vjet lëvrim përktheu kryeveprat botërore baraz ose më mirë se ato gjuhë që nuk vuajtën syrgjynim. (To be or not to be – të rrosh apo mos të rrosh).

Bingbengu i rradhës është kjo që po ndodh sot, ku puna 20 vjeçare e një grupi, në dukje jo shumë i madh, por me mbështetje nga njerëz që për një çështje të caktuar gjuhësore kanë një intuitë të caktuar, jo për të ndarë e shpikur fjalë, por për të mbledhur fakte e artifakte, për të dhuruar pa fund fjalë të humbura të zonës apo krahinës së tyre që rrojnë si bazament apo si shpëtuese dhe shpjeguese për gjuhët e tjera.

Kanë nga një milion fjalë gjuhët e tjera, por kur vjen puna sesi të çojnë në fund origjinën e fjalëve që ata përdorin ngecin si qerreja në lluc dhe kur e pyetën një akademik francez po ky djali (për një studiues filolog shqiptar në Bruksel) çfarë do këtu në ambjentet e Akademisë franceze? Rri urtë i tha se ky na çon deri në fund, me anë të gjuhës gege, fjalët tona të frëngjishtes. P.sh., a i themi ne në anglisht marry me, pastaj marrige, etj., që shqip d.t.th martohu, po ne e kemi akoma më të shkurtër dhe më simbolike më merr mua për grua, pra, kemi njërrokshen merr për bazë martese, por fjala marrige në gjuhët e perëndimit ka vetëm një sens kuptimi! Në shqipe thotë i madhi Zheji, funksionon si operatore e lirë, ose siç thotë i madhi tjetër prof. Çabej është familje me far e me fis si marr, marrje, i marrun, i marrë, etj., etj., se këto nuk kanë fund. Po edhe dy fjalët e mësipërme qerre dhe lluc. Ata i thonë cariot më vonë car, ose karrocina në italisht, por që vjen nga simbolika kau që tërheq dy rrota, pra kau dhe rrota apo qe-ja dhe rrota, etj.,etj.

Hetimi i fjalëve deri në rrënjë nuk bëhet vetëm nga njerëzit me shkollë, por edhe deri në eglendisje e deri diku qesharake prej shumë qytetarëve të thjeshtë, jo vetëm në Shqipëri, ndoshta – ndoshta kudo në botë, por vetëm shqiptari me rrënjët e gjuhës shqipe, jo pak, por 2332 të tilla arrin dhe i afrohet me intiutën e vet së vërtetës, sepse ja jep këtë mundësi vetë gjuha shqipe si gjuhë e natyrës. Por, ka plot të tjerë jo profesionistë, por me llogjikë dhe me intuitë që i afrohen akoma më shumë së vërtetës dhe thjesht gabojnë më pak, por kurrsesi s’duhen quajtur ‘’sharlatanë’’. Akoma më keq, kur etiketohen njerëz që përdorin një metodikë të caktuar, sepse gjuha dhe historia e një populli është aq e gjerë, sa që është e pamundur ta lësh dhe ta besosh në duartë e vetëm profesionalistëve, që shpesh kanë treguar se për interesa gjeopolitike kthehen në shërbëtorë të pushtetit të dikujt brenda dhe ca më keq jashtë vendit. A s’ishte Alikarnasi shërbëtor i zellshëm i ideologjisë helene, po ashtu edhe Tit Livi për pushtetin Romak? E sa e sa të tillë në rrjedhat e historisë! A s’ishte Hammondi anglez një studiues i  çmendur pas kulturës helene, aqsa kur gjente objekte ilire si një tra para syve të veta më 1989 kur ishte në Shqipëri e quante fije kashte dhe kur gjente një fije kashte helene e quante tra, duke thirrur me të madhe se nuk më interesojnë objektet ilire. Po aq, edhe po ashtu nxënësi i tij Richard Hodges me Butrintin?!

Pikërisht këtë ka bërë grupi ynë Bashkësia Akademike ‘’Rrënjët Tona’’ mbledhje dhe ç’pluhurosje e gjërave që na janë thënë keq, por keq fare, që pjesa publike, me anë të një peticioni kërkon t’ju mbylli sqepin. Kjo bashkësi akademike sjell fakte, artifakte për ato raste që janë përkthyer gabim, si p.sh., që në lindje të Adriatikut ndodhet qyteti i Durrësit i banuar me ilirë, por që ndodhen edhe ca kolonë helenë, ndërkohë që na thuhet si qytet helen, por që ndodhen edhe ca ilirë. Ose Durrësi u themelua nga kolonët korinthas më 627 p.e.s., se po the që ka pasur taulant, parth (të bardhët e dhėut), bryg (të bregut), enkelejd, pra atltantas qysh 10 mijë vjet pas përmbytjes – të pinë e zeza!

Si mundet që në veprat origjinale të Homerit të gjenden me qindra fjalë, terma, emër e vende që arrin gjithkush t’i shpjegojë me shqipen e sotme dhe të thuash se shqipja ka lindur pas asaj sllave të vjetër kishtare. Po a mund të durohet thënia e Ministrisë së Kulturës shqiptare nëpër ëikipedia, online, etj., që edhe Butrinti është formuar nga kolonët grekë, kur ata s’kanë mbrritur kurrë aty, sepse Butrinti qarkullonte lidhjet dhe mallrat me vllaun e vet Korfuz, i cili i banuar nga liburrnët (ata si burrat) nuk i qasi kurrë tregtarët korinthas! A mund të pranohet që Tirana (me lumin dhe liqenin Tirin), e lidhur katërcipërsisht me popujt pellazgë të Tirrenit në Egje (Greqi sot) dhe pastaj me Tirrenët e Italisë (aq sa kemi detin Tyrhen), me tirolët e Austrisë, etj., dhe të thuhet se Tirana është krijuar në vitin 1616 me Pashanë me shpatë në dorë, kur Ptolemeu e përmend më 150 mb.Kr., si Albnanopolis – si një qytet të rrënuar, por që të kujton më parë një qytet të lulëzuar të shek. V, IV p.e.s., dhe këta akademikë nuk na e kanë thënë kurrë? A mund të pranohet se muri pellazg i Demës (Gjiu i Manastirit, Sarandë), i Antigonesë, i Butrintit, i çdo rrëze të kalave shqiptare (Kaninë, Berat, Lezhë, Amantie, Orik, Ulqin, etj.) të jenë formuar si mure, sikundër na thuhet për të ndarë kulturën helene me atë barbare ilire dhe meqënëse e tha një arkeolog me emër si i parë, të tjerët e referojnë pa pikë revizionimi e përpjekje sadopak shkencore dhe e lënë mendimin pa e ngarë, meqënëse politikave të fqinjit i vjen përmbarë!? I sollë këto pakëz copëza shembuj, jo për të thënë se çoç ne bëjmë, por për të rritur ndjeshmërinë edhe te ata që paguhen se diçka ndryshe duhet të bëjnë.

Tani e kam me ju të peticionit, por edhe me ju qytetarë!. A kini dëgjuar ndonjëherë të organizohet prej këtyre akademikëve ndonje Seminar, Tryezë, Konferencë, Kuvend, Kongres për gjuhën shqipe pas vitit 1972? Edhe nëse, a kini parë ndonjë frut të kësaj pune që të përcillet në nivelet e popullit që ka nevojë të dijë se çfarë bëhet me gjuhën e vet, sepse nëse ka një gjë që ky popull bashkohet pa lejen e Ban Ki Munit të OKB asobote dhe të BE sot është veçse gjuha!

A kini dëgjuar ndonjëherë të organizohet prej këtyre akademikëve ndonjeë Seminar, Tryezë, Konferencë, Kuvend, Kongres për historinë e shqiptarëve? Por, akoma na thuhet se greku ka bërë ca dëme në jug të Shqipërisë, kur dogji me rrënjë 354 fshatra, aq sa ata kanë varre, ndërsa shqiptarët e përvëluar s’kanë një monument? Aq sa na thuhet se jo gjithmonë serbi është sjellë keq me shqiptarët, në një kohë që historikisht kanë ngulur bajoneta në bark të grave shqiptare. A duhet të falim ne shqiptarët? Patjetër që po, por jo para se ata të kërkojnë falje!

E shumë e shumë të tjera si këto që ne si grup veçse i grumbullojmë, i themi me libra, me Kuvende shkencore mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare, pa inat, me llogjikë të ftohtë, por të vërteta ama, dhe pikërisht këto të fundit bën që këta akademikë, pasi në fazën e parë qeshën e nënqeshën, tani na kaluan ata vetë me punën tonë në fazën e dytë, duke na marrë në konsideratë që këta vlekan për t’u marrë parasysh që normalisht fillon me kundërshtime, pra, bingbengu i rradhës plasi. Zemërimi, inati, mnia dolën me intensitetin më të madh të mundshëm, si ai ‘qelb’ i mbledhur që duhej të shpërthente, se ndryshe kthehej në gangrenë. Është momenti më fatlum për popullin shqiptar dhe gjuhën e tij, ku ka ardhur ajo lloj mrekullie që njerëzit e ditur dolën dhe folën! S’ka pikë rëndësie se ca folën, sepse ajo rrugës ndreqet. Ata dolën ose hynë me këtë rast në skenën e gjuhës shqipe, ku ndryshe nga Kongresi më 1972 me ndikim politik duket se do marrin detyrën me ndikim qytetar, sepse gjuha është e vetë popullit shqiptar që ndjen se diçka nuk shkon me mjetin më përbashkues të saj.

Ata, akademikët tanë morën detyrën për këtë që ne themi le ta vërtetojnë apo le ta kundërshtojnë, por ka vetëm një rrugë që ata dhe për ne që t’i bashkojmë vektorët e energjisë dhe të ndërtojmë për gjuhën shqipe vlerat që i takojnë, atë që thotë Leibniz më jep 100 fjalë të bëj një gjuhë dhe më pas atë që thotë i madhi tjetër Hoxhë Tahsini më jep një gjuhë të të bëjë një Komb. Në këtë udhëtim të përbashkët ne duam të kontribuojmë, diku si mbledhës të fakteve, diku me metodika të caktuara, si dikur kërkimorët tuaj, që sot mungojnë. Ky peticion pavarësisht i ndërtuar me fjalë përjashtuese, pavarësisht se shumë të tjera ende e masin dijen me kile ka ardhur për mirë! Ndaj dhe qendron një falenderim i madh për ata të quajtur peticionistë  dhe o burra ta çojmë këtë punë përpara, ne si argatë dhe ju si ustallarë të mendimit dhe ndërtimit të godinës reale të gjuhës shqipe. Fishekzjarret plasën – tani e ka rradhën puna, përbashkimi dhe ecja përpara.