Ndërsa taborret e propagandës sofiste, dalin e flasin e shantazhojnë, e nuk duan që të japin as gjysmën e asaj që na është mbajtur padrejtësisht, e që nuk duhet të shkonte puna tek protesta. Por protesta nuk është turpi i sindikatës, e as i pedagogëve! Përkundrazi është turpi i një qeverisje inkopetente, demagogjike që e ka degraduar jetën shkollore dhe universitare deri në këtë pikë, pothuajse pa shpresë e rrugëdalje…

Tinzisht dhe poshtërsisht, sikurse ndodh në të gjitha sistemet moniste e korruptive ku nuk ka qarkullim elitash e as projektesh menaxheriale e politike, këto ditë ka vërshuar vulgu dhe brutaliteti i një demagogjie dhe propagande sofiste, sipas të cilës, shkollat dhe universitetet e Shqipërisë janë në një situatë dhe nivel të shkëlqyer, e që frymëzojnë rajonin dhe botën. Ndërsa nga ana tjetër, thuhet që na janë shfaqur si nëpër filmat e fantashkencës një grup pedagogësh e punonjësish të panjohur të universiteteve, e që po kërkojnë qiqrra në hell e favore të ekzagjeruara. Por situata është krejt ndryshe, realisht po reagojnë njerëzit me faqe të bardhë e me duar të pastra. Kjo propagandë sofiste nuk ka asgjë të vërtetë, dhe duket që është totalisht e instrumentalizuar dhe dirigjuar nga dora e zezë e klaneve të babëzitura të partisë shtet, që kërkojnë me çdo kusht ruajtjen e monopolit mbi shkollat dhe universitetet publike, dhe degradimin e tyre (që tashmë ka ndodhur) në oaze të konspiracionit, nepotizmit, krahinizmit, korrupsionit dhe punësimit partiak. Kjo lloj propagande dhe intimidimi ngjall vetëm neveri dhe motiv për të reaguar edhe më shumë e nga të gjithë pedagogët, studentët dhe punonjësit e universiteteve të Shqipërisë, të cilët janë ngritur e po protestojnë prej më shumë se katër vitesh. Në radhë të parë, e mbi të gjitha po protestojnë për të shpëtuar shkollën dhe universitetin nga degradimi dhe sakrifikimi i mëtejshëm i profesioneve dhe rinisë shqiptare, që po sakrifikohet për interesa të ngushta partiake.
Pedagogët dhe punonjësit e universiteteve, të grupuar në sindikatën, që tashmë po ringrihet dhe rifunksionalizohet me shpejtësi në të gjitha universitetet e vendit, po e shohin dhe po e kuptojnë edhe më mirë faktin që një nga shkaqet e këtij shkatërrimi, ka qenë dhe mbetet mungesa e sindikatës dhe reagimit sindikalist, sikurse për Shqipërinë është dhe mbetet mungesa e opozitës, e dërrmuar nga sulmi fashitoid, me pasoja të jashtëzakonshme për Shqipërinë.
Nëse marrim parasysh inflacionin real apo të deklaruar të 9 viteve (2013-2022), e që është minimumi 60%, kujtoj që vetëm këtë vit është mbi 12%, dhe që pritet të rritet edhe më shumë në vitin 2023. Vetëm për të na kthyer në nivelin ekonomik (fuqisë blerëse) të vitit 2013, qeveria aktuale duhet të kishte rritur rrogat menjëherë me 60%.
Të gjithë po e shohin dhe kuptojnë se si nga mungesa e sindikatave dhe reagimit sindikalist, shkollat dhe universitetet publike të Shqipërisë, janë zhytur në nepotizëm, klientelizëm dhe korrupsion, e për pasojë nuk janë më as publike, as profesionale e as në shërbim të shtetit dhe shoqërisë shqiptare.
Ky është ai shkaku themelor që ka detyruar pedagogët që të ngrihen në protestë e të përballën me shiun e me vrazhdësinë e shefave dhe të drejtuesve të tyre të zgjedhur, e që tashmë po ju duket vetja pasha, e fatkeqësisht po sillen sikur të jenë bejlerë apo feudalë në feudin dhe çifligun e tyre, por që duhet të kuptojnë që janë në pronën dhe në detyrat publike të shtetit shqiptar.
E vërteta për të gjithë shqiptarët, këtu e kudo që janë nëpër botë, është se përveç kërkesës minimaliste të pedagogëve për rritjen e pagës në masën 30%, synimi bazë është e do të mbetet që të shpëtojnë arsimin publik nga klientelizmi, degradimi dhe kthimi në biznes. Çdo qytetarë dhe zyrtarë i Shqipërisë, duhet të mësojë e të kuptojë të vërtetën që, pagat e pedagogëve nuk mjaftojnë për të bërë punën edukuese e mësimore sikurse duhet, e që sot janë mbi 60% më të ulëta se pagat në shtetin më të ri të rajonit, në Kosovë. Askush të mos harrojë edhe faktin që pagat e pedagogëve, nuk janë indeksuar që nga viti 2013, koha kur kjo qeveri ka ardhur në pushtet me të tjera premtime, e që sikurse po rezulton na ka mashtruar, sepse nuk mbajti asnjë nga premtimet e saj. Nëse marrim parasysh inflacionin real apo të deklaruar të 9 viteve (2013-2022), e që është minimumi 60%, kujtoj që vetëm këtë vit është mbi 12%, dhe që pritet të rritet edhe më shumë në vitin 2023. Vetëm për të na kthyer në nivelin ekonomik (fuqisë blerëse) të vitit 2013, qeveria aktuale duhet të kishte rritur rrogat menjëherë me 60%. Indeksimin e inflacionit duhet ta bëjë qeveria dhe administrata, që të mos detyrojë pedagogët e as punonjësit që të dalin në protesta, e as të bëjnë peticione e ndërpresin mësimin. Sikurse dihet, qeveria e votuar nga neve, nuk e bëri kurrë punën si duhet e as në kohën e duhur. Për pasojë kemi ardhur në këtë situatë të mbushur me varfëri, me injorancë, me konfiktualitet e me shpopullim të panevojshëm për një vend mesdhetar. Sikurse dihet mungesa e indeksimit është vjedhje e pastër nga ana e qeverisë, është një detyrim që duhet kthyer atyre që u është mbajtur paga, e që tani që kërkojmë rritjen e pagës me 30%, pra sa gjysma e asaj që na është mohuar e vjedhur në vite, po lëshohen si të tërbuar taborret nepotike dhe llava e propagandës dhe shantazhit dehumanizues e turpërues për çdo shtet dhe çdo sistem administrativ. Ne kemi kërkuar rritje page me 30%, por askush nuk duhet të harrojë që qeveria ka një detyrim për rritje page prej 60%, vetëm për mungesë të indeksimit të këtyre 9 viteve të shkuara, e që kjo rritje vetëm do të na sillte në nivelin e vitit 2013. Nëse do të ishte qeveri e elitës dhe interesit kombëtar, duhet ta kishte bërë me kohë indeksimin e pagës, e këtë vit duhet të bënte edhe rritjen prej 30%. Por gjithkush duhet ta kuptojë që as me një rritje të pagës me 60%, pedagogët nuk rikthehen në nivelin ekonomik të vitit 2013. Ndërsa taborret e propagandës sofiste, daline flasin e shantazhojnë, e nuk duan që të japin as gjysmën e asaj që na është mbajtur padrejtësishtë, e që nuk duhet të shkonte puna tek protesta. Në këtë mënyrë, protesta nuk është turpi i sindikatës e as i pedagogëve, që protestojnë për të drejtat e tyre minimale. Përkundrazi është turpi i një qeverisje inkopetente, demagogjike që e ka degraduar jetën shkollore dhe universitare deri në këtë pikë, pothuajse pa shpresë e rrugëdalje. Gjithkush mund të gjykojë e të besojë atë që dëshiron, por e vërteta e Zotit është se po protestohet për minimalen, për më pak se gjysmën e pagës së vjedhur e mbajtur padrejtësisht nga mungesa e indeksimit në vite. Në këtë situatë, pedagogët, studentët dhe çdo prind dhe familjar i studentëve të Shqipërisë, duhet të bashkohen e të ragojnë për të çliruar shkollat dhe universitetet nga nepotizmi, korrupsioni, krahinizmi dhe izmat e tjera të rënda për Shqipërinë. Është koha që të vendosim rininë dhe universitetin mbi partinë, e jo partinë mbi rininë dhe shkollën shqipe. Është koha që të protestojmë për studentin e vjedhur, studentin e mashtruar e të margjinalizuar, e që vetëm për shkak të heshtjes dhe të mosreagimit të gjatë, ndihen pa shpresë e shohim përditë se si po iken rinia, familjet dhe profesionistët si në kohërat më të zeza të luftërave dhe genocideve. Po ikin me gomone, me maune, e me çtë mundin edhe për faktin se shkollat, universitetet dhe administrata e vendit tonë, tashmë është uzurpuar, sakatosur e rrjepur nga kakistokratët dhe të korruptuarit, që nuk shohin e nuk dëgjojnë klithmat e studentëve dhe as dhimbjen e popullit të tyre. Drejtuesit duket që po rendin pas pasurisë pa rregull e meritë e që të aktrojnë e bëjnë fresk bejlerëve dhe feudalëve, që ju ka mbetur ora dhe mendësia tek sistemet despotike. Përtej interesave shumë të vogla përsonale të pagës, mbi të gjitha pedagogët po protestojmë për interesin më të madh të gjithë shqiptarëve, e që universitetet të bëhen shpresa, syri dhe mendja e rinisë dhe ekonomisë sonë kombëtare, e jo të qëndrojnë bunker e sikurse janë sot të vjedhur e totalisht të mënjanuar e larguar nga ekspertizat, nga teknologjitë, nga supervizionet dhe nga implementimet e projekteve dhe standarteve bashkëkohore e integruese. Menjanimi dhe masakra mbi universitetet është bërë vetëm për shkak të korrupsionit të ushqyer nga fiktiviteti dhe indiferentizmi. Për këto e shumë më tepër, duhet të bëhet e qartë dhe e kuptueshme për të gjithë botën shqiptare, që protesta për universitetin është vetëm maja e ajzbergut të reagimit mbarë kombëtarë të profesorëve dhe studentëve. Protestat janë reagim për ekzistencën dhe dinjitetin tonë kombëtar e njerëzor. Këtë nuk mund ta eklipsojë e as ta ndalojë kurrë demagogjia, as përgojimi e as shantazhi i botës së errët të konspiracionit, korrupsionit, nepotizmit dhe krahinizmit, bota e errët nuk i shërben Shqipërisë e as çështjes sonë kombëtare.

Protestat janë reagim për ekzistencën dhe dinjitetin tonë kombëtar e njerëzor
Këtë nuk mund ta eklipsojë e as ta ndalojë kurrë demagogjia, as përgojimi e as shantazhi i botës së errët të konspiracionit, korrupsionit. Është koha që të protestojmë për studentin e vjedhur, të mashtruar e të margjinalizuar. Në këtë situatë, pedagogët, studentët dhe çdo prind e familjar i studentëve të Shqipërisë, duhet të bashkohen protestave për të çliruar shkollat dhe universitetet nga nepotizmi, korrupsioni, krahinizmi dhe izmat e tjera.
Është koha që të vendosim rininë dhe universitetin mbi partinë, e jo partinë mbi rininë dhe shkollën shqipe
Për rininë që ndihet e pashpresë dhe po ikën për ditë me gomone, me maune, për familjet dhe profesionistët që po trajtohen si në kohërat më të zeza të luftrave dhe genocideve. shkollat, universitetet dhe administrata e vendit tonë, tashmë është uzurpuar, sakatosur e rrjepur nga kakistokratët dhe të korruptuarit, që nuk shohin e nuk dëgjojnë klithmat e studentëve dhe as dhimbjen e popullit të tyre.



















