Prof.Dr. Kristaq Kume: Rumania dhe Shqipëria për shkarkimin e Presidentit

157
Sigal

 Në Kushtetutën e këtyre dy vendeve, pavarësisht se presidenti nuk zgjidhet në të njejtën mënyrë, përcaktimet për këtë institucion kanë ngjashmëri dhe të përbashkëta. Neni 86 i Kushtetutës shqiptare shprehet se “Presidenti i Republikës është kryetar i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”, ndërkohë që Kushtetuta rumune, neni 80 (1) përcakton se “Presidenti i Rumanisë përfaqëson shtetin rumun dhe është mbrojtësi i pavarësisë kombëtare, unitetit dhe integritetit territorial të vendit”.

 Në vitin 2007 Gjykata Kushtetuese e Rumanisë, si pasojë e vendimit të Parlamentit rumun për pezullimin nga detyra të Presidentit Traian Băsescu, u angazhua në gjykim të këtij vendimi dhe, në përfundim vendosi, të mos e pranojë këtë vendim, me argumentat se ishte i pabazuar në Kushtetutën e vendit. Në qershor, 2021 Kuvendi i Shqipërisë vendosi shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe në zbatim të dispozitës kushtetuese përkatëse, ja dërgoi vendimin e tij Gjykatës Kushtetuese, për ta gjykuar dhe për të dhënë vendim përfundimtar për të. Gjykata aktualisht është në fazën e fundit të proçesit të gjykimit, në fazën e marrjes se vendimit. E përbashkëta e këtyre dy proceseve  qëndron në faktin se, në të dy rastet është Gjykatat kushtetuese ajo që vendos për mbajtjen në fuqi ose hedhjen poshtë të vendit të Parlamentit përkatës. Në rastin rumun, në se gjykata do të kishte vendosur ndryshe, pezullimi nga detyra i Presidentit do të kthehej në titull egzekutiv dhe, në vijim, duhej të zhvillohej referendumi për shkarkimin e presidentit. Në Rumani presidenti zgjidhet direkt nga populli.

Në rastin e Shqipërisë, nëse Gjykatat kushtetuese vendos pro vendimit të Kuvendit, mandati i presidentit ndërpritet. Në Kushtetutën e këtyre dy vendeve, pavarësisht se presidenti nuk zgjidhet në të njejtën mënyrë, përcaktimet për këtë institucion kanë ngjashmëri dhe të përbashkëta. Neni 86 i Kushtetutës shqiptare shprehet se “Presidenti i Republikës është kryetar i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”, ndërkohë që Kushtetuta rumune, neni 80 (1) përcakton se “Presidenti i Rumanisë përfaqëson shtetin rumun dhe është mbrojtësi i pavarësisë kombëtare, unitetit dhe integritetit territorial të vendit”.

Në vendimin për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, Kuvendi i Shqipërisë i klasifikon shkeljet e identifikuar prej tij si shkelje të rënda, duke krijuar, në këtë mënyrë  qëllimisht terrenin e nevojshëm juridik për referencë tek neni 90 (2) i Kushtetutës. Në këtë rast është e rëndësishme të theksohet se cila është “masa” që ka përdorur Kuvendi për vlerësimin e shkeljeve të identifikuara prej tij, si shkelje të rënda të kushtetutës ? Aktualisht për këtë “masë” legjislacioni aktual nuk jep ndonjë përgjigje

Për Presidentin e Republikës në kushtetutat e këtyre vendeve përcaktohen të drejtat dhe detyra, që, në një masë të konsiderueshme, në aspektin lëndor të tyre janë të përafërta. Kështu ne të dy vendet Presidenti dekreton kryeministrin dhe ministrat, me kërkesë të kryeministrit shpërndan Parlamentin, për çështje të rëndësishme politike e kombëtare i drejtohet me mesazh Parlamentit, vlerëson dhe cakton datën për referendum të përgjithshëm që kërkohet për një çështje të rëndësisë së veçantë, është Komandant i Forcave të Armatosura etj. Ndërkohë, në kushtetutat përkatëse ka edhe ndryshime të rëndësishme në lidhje me detyrat, të drejtat dhe kompetencat e presidentit si p.sh. neni 87 (1) i Kushtetutës për Presidentin e Rumanisë: përcakton se “Presidenti i Rumanisë mund të marrë pjesë në mbledhjet e Qeverisë, që debatojnë për çështje me interes kombëtar në lidhje me politikën e jashtme, mbrojtjen e vendit, sigurimin e rendit publik dhe, me kërkesë të Kryeministrit, edhe në raste të tjera”, ndërkohe që Kushtetuta e jonë nuk e parashikon këtë pjesëmarrje si një ndër të drejtat e Presidentit. Presidenti i Rumanisë ka më shumë sesa i Shqipërisë akses veprues në çështje të marrëdhënieve ndërkombëtare si p.sh. Neni 91 (1) përcakton se “Presidenti në emër të Rumanisë lidh traktate ndërkombëtare të negociuara nga Qeveria...”, etj.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë

Në të dy vendet Kushtetutat përcaktojnë se gjatë ushtrimit të mandatit Presidenti nuk mund të jetë anëtar i asnjë partie politike dhe as të kryejë ndonjë detyrë tjetër publike ose private. Presidenti gëzon imunitet dhe nuk mban përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij. Kushtetuta e Shqipërisë parashikon shkarkimin e presidentit për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë, ndërkohë që Kushtetuta e Rumanisë parashikon pezullimin e Presidentit kur kryen vepra të rënda, që shkelin dispozitat kushtetuese dhe shkarkimin e tij në rast se vërtetohet se ka kryer një vepër penale që klasifikohet si Tradhëti e lartë ndaj vendit. Nga sa është shkruar më sipër si dhe duke patur parasysh lëndën dhe argumentat që janë përdorur nga Parlamentet përkatëse, për të kërkuar pezullimin nga detyra të Presidentit të Rumanisë dhe për shkarkimin e Presidentit shqiptar, analiza krahasuese e këtyre dy rasteve mund t`i shërbejë procesit të gjykimit dhe vendimit që do të merret nga Gjykata kushtetuese e Shqipërisë. Në vendimin për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Kuvendi i Shqipërisë i klasifikon shkeljet e identifikuar prej tij si shkelje të rënda, duke krijuar, në këtë mënyrë terrenin e nevojshëm juridik për referencë tek neni 90 (2) i Kushtetutës. Në këtë rast është e rëndësishme të theksohet se cila është “masa” që ka përdorur Kuvendi për vlerësimin e shkeljeve të identifikuara prej tij, si shkelje të rënda të kushtetutës ? Aktualisht për këtë “masë” legjislacioni aktual nuk jep ndonjë përgjigje. Përgjigjen për të duhet ta japë Gjykata kushtetuese. Duke ju referuar rastit të Rumanisë dhe arsyetimit të bërë nga Gjykata kushtetuese rumune, vrehet lehtë se edhe në rastin e Rumanisë situata ka qenë e ngjashme.  Ndaj dhe Gjykata kushtetuese rumune, në arsyetimin e vendimin e saj thekson se “Nga pikëpamja juridike, rëndësia e një fakti vlerësohet në raport me vlerën që ai cënon/dëmton, ashtu si edhe nga pasojat e dëmshme, të shkaktuara ose që potencialisht mund të shkaktonte...” Në vijim Gjykata, duke patur si këndvështrim cënimin apo jo të rendit juridik kushtetues, thekson se: “mund të konsiderohen fakte të rënda të shkeljes së dispozitave të Kushtetutës, akte vendimmarrëse ose shmangia nga përmbushja e disa veprimeve vendimmarrëse të detyrueshme, me të cilat Presidenti i Rumanisë do të pengonte funksionimin e autoriteteve publike, do të shkelte ose kufizonte të drejtat dhe liritë e qytetarëve, do të prishte rendin kushtetues ose do të kishte synim ndryshimin e rendit kushtetues ose fakte të tjera të së njëjtës natyrë, të cilat do të kishin ose mund të kishin efekte të ngjashme”. Këto përcaktime kanë vlerë të rëndësishme konsultuese, në veçanti në rastin si ky me të cilin po përballet Gjykata e jonë kushtetuese, e cila, si u theksua me sipër, ndodhet përpara detyrës për të plotësuar boshllëkun juridik, i cili e bën vulnerabël përcaktimin  e rëndësisë së një shkelje kur ajo provohet si e tillë. Në vendimin e Kuvendit të Shqipërisë theksohet se Presidenti i Republikës ka shkelur detyrimet kushtetuese, të cilat sanksionojnë rolin e tij si pushtet neutral, mbi palët, si përfaqësues i unitetit kombëtar e simbol i tij dhe si kryetar i shtetit, duke konsumuar, në këtë mënyrë, një shkelje të rëndë të Kushtetutës. Kjo çështje trajtohet edhe në materialin mbi të cilin gjykoi dhe mori vendim edhe Gjykata kushtetuese e Rumanisë. Kjo Gjykatë është shprehur se, sipas Kushtetutës, Presidenti Traian Băsesc gëzonte imunitet në lidhje me mendimet/opinionet politike të shprehura në ushtrimin e mandatit.

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë

 

Gjykata thekson edhe se pretendimi i Parlamentit në lidhje me qëllimin politik që shoqëronte manifestimet e Presidentit, mbi të cilin mbështetej edhe vendimi i tij për pezullimin e Presidentit, “.. mund të karakterizohen si opinione, gjykime vlerësuese ose deklarata të mbajtësit të një mandati të dinjitetit publik – siç është Presidenti i Rumanisë, autoriteti publik personal, ose siç është një drejtues i një autoriteti publik – në lidhje me autoritete të tjera publike … të cilat mbeten në kufijtë e lirisë së shprehjes së opinioneve politike, me kufizimet e parashikuara në dispozitat e Kushtetutës që trajtojnë të drejtën dhe lirinë e shprehjes”.  Në vijim Gjykata rumune arsyeton se “Në çdo rast, ushtrimi nga Presidenti i një roli aktiv në jetën politike dhe shoqërore të vendit nuk mund të karakterizohet si një sjellje në kundërshtim me Kushtetutën”.

Arsyetimet e mësipërme, në thelbin e tyre mund të shërbejnë për të gjykuar edhe rastin e Presidentit shqiptar. Ato mund të përdoren si mënyra arsyetimi për të argumentuar nëse Presidenti ka konsumuar apo jo shkelje të rënda Kushtetuese, ballëpërballë detyrimit kushtetues, i cili i kërkon atij të jetë mbi palët dhe të përfaqësojë unitetin e popullit.

Si plotësues për këtë arsyetim mund të shërbejë edhe arsyetimi i mëtejshëm që ka bërë Gjykata Kushtetuese e Rumanisë, e cila nënvizon se “Presidenti mundet që, në përputhje me kompetencat dhe legjitimitetit të tij, të shprehë opinione dhe zgjedhje politike, të formulojë vërejtje dhe kritika në lidhje me funksionimin e autoriteteve publike dhe të eksponentëve të tyre, të propozojë reforma ose masa, që i konsideron se i shërbejnë interesit kombëtar”.

Natyrisht mbështetja në arsyetimin e mësipërm për gjykimin dhe formulimi e ekuivalentit të tij për rastin që po gjykon Gjykata kushtetuese e Shqipërisë, duhet të bëhet duke patur parasysh përcaktimet përkatëse, që parashikohen në Kushtetutën shqiptare, të cilat nuk janë, në çdo rast dhe për çdo aspekt, të njejta me ato që permbahen në Kushtetutën rumune.

Në rast se ballafaqohet arsyetim i Gjykatës Kushtetuese rumune, me argumentin që parashtron, në vendimin e tij, Kuvendi i Shqipërisë për sjelljen e Presidentit Meta: Për këtë çështje Gjykata Kushtetuese u shpreh se deklaratat e presidentit “nuk kishin pasoja juridike të dëmshme në marrëdhëniet ndërkombëtare të Rumanisë”. Në vijim ajo thekson se “..nuk bëhet fjalë për akte vendimmarrëse të Presidentit, por për opinione politike pa efekte në marrëdhëniet ndërkombëtare të Rumanisë, të cilat bazohen në konventa, traktate dhe kategori të tjera marrëveshjesh, të respektuara plotësisht nga vendi ynë….

Kuvendi i Shqipërisë thekson se Presidenti i Republikës duke anashkaluar përcaktimet dhe detyrimet kushtetuese, ka dëmtuar marrëdhëniet e mira me jashtë dhe veçanërisht me partnerin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për të analizuar, gjykuar dhe për të vendosur në lidhje me këtë çështje Gjykata Kushtetuese mund të konsiderojë edhe përvojën që ka prodhuar arsyetimi i bërë prej Gjykatës kushtetuese të Rumanisë. Parlamenti rumun kërkonte pezullimin e Z. Traian Basescu nga detyra e Presidentit dhe pse, sipas tij, Presidenti kishte bërë disa deklarata të politikës së jashtme, në kundërshtim me politikën e promovuar nga qeveria dhe me kompetencat e tij. Për këtë çështje Gjykata Kushtetuese u shpreh se deklaratat e presidentit “nuk kishin pasoja juridike të dëmshme në marrëdhëniet ndërkombëtare të Rumanisë”. Në vijim ajo thekson se “..nuk bëhet fjalë për akte vendimmarrëse të Presidentit, por për opinione politike pa efekte në marrëdhëniet ndërkombëtare të Rumanisë, të cilat bazohen në konventa, traktate dhe kategori të tjera marrëveshjesh, të respektuara plotësisht nga vendi ynë. Propozimi për pezullim nuk parashtron shkelje në lidhje me përmbushjen e kompetencave të Presidentit të Rumanisë në fushën e politikës së jashtme dhe as fakte me të cilat ka penguar realizimin nga ana e qeverisë të politikave të jashtme të vendit”. Në rast se ballafaqohet ky arsyetim i Gjykatës Kushtetuese rumune, me argumentin që parashtron, në vendimin e tij, Kuvendi i Shqipërisë për sjelljen e Presidentit Meta dhe efektet e saj në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtar, nga njera anë dhe, nga ana tjetër, po të mbahen parasysh diferencat e ndjeshme në kompetencat e presidentit rumun dhe atij shqiptar në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, kuptohet lehtë se në rastin e Rumanisë efektet e sjelljes së Presidentit, si rregull janë më të mëdha. Për rrjedhojë edhe detyrimi për mirësjellje dhe zbatim të kompetencave kushtetuese në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare prej presidentit të vendit është akoma më i madh. Megjithë këtë, duhet të theksohet se, kjo nuk mund të përbëjë shkak për gjykime dhe për të marrë vendime të kushtëzuar prej këtij fakti. Këtë tregon edhe arsyetimi i bërë nga Gjykata kushtetuese e Rumanisë.

Së fundi, e rëndësishme është të theksohet se, në asnjë rast dhe për asnjë arsye, gjykimi  dhe vendimi që do të marrë Gjykata e jonë Kushtetuese, në lidhje me vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit, nuk duhet të jenë të ndikuar. Ashtu sikurse për realizimin me sukses të këtij gjykimi dhe vendimi, konsultimi dhe marrja parasysh e përvojave, kur ato janë të mundëshme për t`u konsideruar, është normale dhe e këshillueshme për t`u bërë.