“Nëse e majta do të rifitojë forcën politike, ajo duhet të kthehet në rrënjët e saj dhe të përfaqësojë sërisht interesat e njerëzve që punojnë’.
Doni Rodrik, Universiteti Harvardit.
Presidenti Regan argumentojë se një qeveri e vogël mund të arrihet vetëm duke i tharë/shkurtuar qeverisë të ardhurat. Nuk ka situatë më të vështirë dhe më të keqe buxhetore kur në të njejtën kohe taksat ulen dhe shpenzimet rriten. Reganomics rezultoi me rritje të ndjeshme të deficitit buxhetor.
Rritja e pasigurisë, niveli kërcënuese i pabarazisë ekstreme, tkurrja e ndjeshme e klasës së mesme, reduktimi i vendeve të punës për punëtoret pa diploma dhe rritja e kostove dhe fatkeqësive nga ngrohja globale janë në rrënjët e rritjes së mbështetjes për forcat e djathta deri edhe për partitë ekstremiste. Rritja e mbështetjes për forcat e majta progresiste mund të ndalë rritjen kërcënuese të së djathtës ekstreme. Në një analizë historike dallimet kryesore midis të majtës dhe të djathtës janë përqëndruar në: (i) Qeveri e vogël apo e madhe? Të majtët argumentojnë dhe mbështesin ndërhyrjen e qeverisë ndaj dështimeve të “duarve të padukshme” të tregut të lirë. Nobelisti Paul Krugman gjatë krize 2008 theksoj se në kohë krize ne të gjithë ( të majtë dhe të djathtë) jemi nga pak Keynsianist. Kjo pasi në kohe krize papunësia e të rrinjve arriti deri në 50%, ose sa dyfishi i papunësisë mesatare. Një model inspirues për të majtët është ai social demokrat i vendeve nordike. Aty qeveritë janë relativisht të mëdha, por sigurojnë cilësinë maksimale në arsim, shëndetësi, në funksionet dhe shërbime publike efektive. Të djathtët absolutizojnë qeverinë e vogël si nga përmasat e saj edhe nga shkalla e mos ndërhyrjeve në ekonomi. (ii) Taksë e sheshtë apo progresive. E djathta edhe në Shqipëri absolutizon taksën e sheshtë dhe sa më të vogël. Koncepti i taksave e ulta materializohet më mirë në Reaganomic. Presidenti Regan argumentojë se një qeveri e vogël mund të arrihet vetëm duke i tharë/shkurtuar qeverisë të ardhurat. Nuk ka situatë më të vështirë dhe më të keqe buxhetore kur në të njejtën kohe taksat ulen dhe shpenzimet rriten. Reganomics rezultoj me rritje të ndjeshme të deficitit buxhetore.(https://ëëë.imf.org/en/Publications/ËP/Issues/2016/12/31/To-Starve-or-Not-to-Starve-the-Beast-24178). Taksat e ulëta ishin elementi më dallues midis të djathtës dhe të majtës në Gjeorgji promovuar si model suksesi në botë për reformat ekonomike ata përfshinë në kushtetutën e re kufizimin që asnjë qeveri nuk mund të rrit taksat Por ekonomia ka ligjet e veta që nuk mund të pengohen as nga kufizimet kushtetuese. Dështim i qartë ishte edhe aplikimi i taksës së sheshtë 10 % nga qeveria e PD-së pas vitit 2005. Kjo sepse pas taksës së sheshtë 10 %, deficiti buxhetorë dhe borxhi publikë u rritën ndjeshëm. Më kërcënuese ishte rritja e detyrimeve të papaguara në afat (arreas). Fshehja e detyrimeve të prapambetura është një mënyrë struciane për të fshehur përmasat kërcenuese të tyre. Zinxhiri i borxheve duke arritur mbi 5 % e PBB-së i zuri frymën ekonomisë dhe kërcënoi një krizë të rëndë e borxheve të papaguara. Përballë taksës të sheshtë e majta argumenton domosdoshmërinë e tatimit progresiv. Për shkak të lirisë dhe lehtësisë së zhvendosjes se bizneseve drejt shteteve me taksa më të ulta si edhe për shkak të funksionimit ligjor të parajsave fiskale që lehtësojnë shmangiet tatimore për të paguar sa më pak taksa. Propozimet një prej ekonomisteve më të spikatur të së majtës progresiste e Thomas Piketty në librin e tij “Kapitali- në shekullin e 21”, në lidhje me uljen e pabarazisë nëpërmjet taksimit progresiv nuk janë lehtësisht të zbatueshme nëse nuk arrijnë në ndërgjegjësimin e liderëve globalë për domosdoshmërinë e tatimit progresive dhe zbutjen e pabarazisë. Piketty, në veprën e tij “Kapitali në shekullin e njëzet e një” argumentoi se norma e kthimit të kapitalit (r) tenton të tejkalojë rritjen ekonomike (g) në terma afatgjatë, duke çuar në rritjen e përqendrimit të pasurisë. Piketty mbron një taksim progresive mbi pasurinë neto, në vend të të ardhurave. (iii).
Taksat e ulëta ishin elementi më dallues midis të djathtës dhe të majtës në Gjeorgji promovuar si model suksesi në botë për reformat ekonomike ata përfshinë në kushtetutën e re kufizimin që asnjë qeveri nuk mund të rrit taksat. Por ekonomia ka ligjet e veta që nuk mund të pengohen as nga kufizimet kushtetuese.
Qëndrimi ndaj sindikatave është një dallim thelbësor midis të majtës dhe të djathtës. Në thelb, sindikatat e forta të punëtorëve kontribuojnë për një ekonomi më të drejtë dhe më të barabartë. Të majtët i vlerësojnë sindikatat si partner të përhershëm dhe të dobishëm në sfidat e tyre të përbashkëta. Përfaqësuesja më tipike e të djathtës të shkatërimit të sindikatave u bë ish kryeministrja Theacher, e cila edhe në filmin “Zonja e Hekurt” është potretizuar si një “lidere e pa shpirtë”. Sindikatat funksionale janë një zë imponues për politikat e pagave, të sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Ishte sindikata e fermerëve në BE që detyroi presidenten e BE-së Ursula von der Leyentë të anullonte disa politika bujqësore që po i dëmtonin ata. (iv). Qendrimi ndaj klasës së mesme. Edhe sipas prof. Rodrik politikat ekonomike të së majtës duhet të synojnë rritjen e klasës së mesme. Klasa e mesme vlerësohet – motori i ekonomisë. Përfitimet e rritjes dhe konsolidimit të saj materializohet pozitivisht në përballjen e vendit në sfidat sociale-ekonomike, por edhe politike. Për mbështetjen e klasës së mesme duhet të përfshihet edhe kujdesi i mos rritjes së taksimit të tyre. Rritja e taksimit të klasës së mesme konsiderohet një nga faktorët e nxitjes së tyre për të braktisur vendin. Të djathtët konsiderojnë miliarderët si fuqia magjike e ekonomisë. Ky risk fatkeqësisht është shfaqur në vendin tonë jo vetëm gjatë qeversjes të PD-së gjatë viteve 2005-2013. Studimet argumentojnë se ekonomia ushqehet më shpejt dhe më mirë nga shpenzimet dhe investimet e klasës së mesme dhe të pjesës së popullësisë që është e detyruar t’i shpenzojnë sa më shpejtë paratë e tyre, se sa kur paratë përqendrohen në nivelin kërcënues ku 8 miliarderët më të mëdhenj në botë kanë pasuri sa 3.5 miliard njerëz të varfër në botë. (v) Qendrimi ndaj abortit dhe mbajtjes së armëve. Lidhur me abortin debati është “pro jetës – qëndrim i të djathtëve, apo “pro zgjedhjes”, qëndrim i të majtës dhe progresistëve. Të djathtët mbrojnë pozicionin që edhe një embrion i porsaformuar është një qenie e gjallë, që nuk duhet vrarë nga abortet. Të majtët liberalë argumentojnë se është e drejtë e nënave të marrin vendimin për abortin. (vi) Ngrohja Globale – dallimi midis të majtëve dhe të djathtëve. Të majtët janë mbështetës konkretë të projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare, që luftojnë dhe mund të minimizojnë pasojat e ngrohjes globale. Të djathtët e konsiderojnë këtë më shumë një komplot të të majtëve. Të djathtët shkurtojnë fondet për projektet në ekonomite e vendeve të tyre dhe shkurtojnë fondet për institucionet ndërkombëtare. Ish presidenti Trump u pozicionua kundër taksës së karbonit duke argumentuar se taksa e karbonit vret industrinë amerikane. Të majtët argumentojnë se taksa e karbonit do të detyrojë modernizimin e prodhimit me teknologji që janë miqësore me ambientin. Prof. Rodrik lidhur me sfidat e të majtës së re pyet se: “Si duhet t’i trajtojnë të majtët çështje të tilla si emigracioni, mjedisi ose të drejtat e transgjinorëve, për të cilat elita kulturore ka pikëpamje shumë të ndryshme nga publiku i gjerë”? Këshilla e tij është që partitë politike nuk duhet të ndjehen të detyruar të mbështetin inisiativa që promovohen nga elitat kulturore, për të cilat opinioni i gjerë është hezitues. (vii) Dallimi midis barazisë materiale dhe barazisë së mundësive.
Qëndrimi ndaj sindikatave është një dallim thelbësorë midis të majtës dhe të djathtës. Në thelb, sindikatat e forta të punëtorëve kontribuojnë për një ekonomi më të drejtë dhe më të barabartë. Të majtët i vlerësojnë sindikatat si partner të përhershëm dhe të dobishëm në sfidat e tyre të përbashkëta. Përfaqësuesja më tipike e të djathtës të shkatërimit të sindikatave u bë ish kryeministrja Theacher, e cila edhe në filmin “Zonja e Hekurt” është potretizuar si një “lidere e pa shpirtë”.
E majta tradicionale fokusohej tek efekti i rishpërndarjeve buxhetore në favor të papunëve, të varfërve dhe të sëmurëve. E Majta e Re nuk synon barazinë materiale, por barazinë e mundësive. Prandaj, rekomandohet që e majta të fokusohet drejtpërdrejt në krijimin e vendeve të punës me të ardhura më të mira, siguri dhe produktivitet, veçanërisht për punëtorët pa diplomë universitare. Sot, prodhimi kudo në botë punëson një pjesë gjithnjë e më të vogël të punëtorëve. Globalizimi ekonomik ka çuar në humbje të vendeve të punës. Apeli i nobelistit Joseph Stilitz shkencorë për zhgënjimin nga globalizmi nuk u dëgjua. Ishte vetëm Covid që imponojë domosdoshmërinë e zhvendosjes të industrisë prodhuese nga Kina në vendet e origjinës ose vende gjeografikisht më afër. Gjeopolitika dhe gjeometria e tregtisë globale dhe rialokimi i aktiviteteve prodhuese janë sot sot në qendër të de-globalizimit. Rritja vitet e fundit e lëvizjeve populiste të krahut të djathtë ka gërryer mbështetjen për partitë tradicionale të krahut të majtë. Përballja me të djathtën dhe sidomos me fuqizimin e të djathtës ekstreme mund të fitohet vetëm duke vendosur në qendër të politikave të së majtës rritjen e të ardhurave të disponueshme, rritjen e prodhimit dhe e vendeve të punës me kushte dhe paga të kënaqshme sidomos për punonjësit pa diploma universitare. Forcimi i partneritetit me sindikata për të mbrojtur punëtorët, duhet të materializojë përfitimet konkrete të çdo politike ekonomike dhe të taksave të së majtës. Rritja dhe fuqizimi i partneriteteve progresive dhe rritja konkrete e përfitimeve për punonjësit do ta bëjnë të majtën një alternativë fituese morale dhe politike ndaj të djathtës edhe ekstreme.
Anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste 1997-2013