Prof. Dr. Alqi Naqellari: Rritja e normës së interesit nga BSH është e gabuar sepse nuk nxit rritjen ekonomike

335
Sigal

Banka Qendrore e Shqipërisë në mbledhjen e saj të datës 3 gusht 2022 vendosi të rriti normën e REPO-ve në 1.75%.  Në mbledhjen e saj të datës 5 tetor 2022 e rriti normën bazë të interesit në 2.25%. Këto veprime kaq të shpejta nga 0.5% në 2021 dhe 2.25 në shtator të 2022 nuk kanë sjellë asnjë pasojë në treg, inflacioni ka vijuar të rritet por edhe nëse do ulet kjo nuk do jetë ndonjë meritë e BQ-së, e politikave  tërësisht rrudhëse por do jetë si pasojë e uljes së inflacionit në vendet importuese. Ulja e çmimeve në vendet nga ku ne importojmë karburantet, ushqimet dhe gjithë produktet e tjera do ndikojë në rënien e çmimeve në ekonominë shqiptare. Vetëm shkrirja e “Bordit të Transparencës”, goditja e strukturave monopol dhe oligopol prej Qeverisë dhe Autoritetit të Konkurencës do kenë pasojë konkurencën e nderëshme dhe në vijim rënien e çmimeve të produkteve të importuara. BQ-ja të heqi dorë nga objektivi “i arritjes dhe ruajtjes së niveli të çmimeve”, sepse nuk ka ndikuar, nuk po ndikon dhe nuk do ndikojë ndonjëherë në normën e inflacionit. Ajo duhet të rishikojë objektivin e saj kryesor në funksion të rritjes ekonomike dhe rënies së papunësisë. Brenda 2 muajve e rriti NBI-në dy herë, veprime të pa precedenta dhe të pa argumentuara shkencërisht. Pavarësisht prej këtyre veprimeve ekstreme rrudhëse inflacioni ka ardhur në rritje duke ju përqasur shifrave të viteve 1997-1998.

a)Cili është qëndrimi i BQ-së ndaj situatës së sotme ekonomike?

Sipas BQ-së këto veprime bëhen për të “normalizuar politikën monetare” a thua se kjo politikë ka qenë e gabuar deri tani dhe me këto veprime do të normalizohet “do të krijohen kushte më të përshtatshme për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe kthimin e inflacionit në objektiv brenda horizontit afatmesëm”.

Sipas BQ-së veç ndikimit të ofertës së huaj rritja e çmimeve “është favorizuar nga kërkesa relativisht elartë për mallra e shërbime,…” Shikoni se cili qenka konkluzioni shkencor i BQ-së, çmimet janë rritur se është rritur kërkesa që do të thotë se sa më shumë të rritet çmimi aq më shumë do rritet kërkesa.  Me këtë logjikë vazhdohet analiza e rritjes ekonomike se “ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri relativisht solide në gjysmën e parë të vitit. Vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 6% në tremujorin e parë të vitit dhe treguesit indirektë sugjerojnë rritje të mëtejshme në tremujorin e dytë. Kjo ecuri pasqyron bilancet e shëndosha financiare të biznesit dhe familjeve, fleksibilitetin operacional të sektorit privat, si dhe rezistencën e sistemit financiar shqiptar ndaj goditjeve”.

Kur lexon këtë analizënjë i huaj, që nuk jeton në Shqipëri del në konkluzion se ekonomia shqiptare qenka shumë mirë, solide, me rritje të lartë ekonomike, me balance të shëndosha financiare të familjeve dhe të biznesit. Pyetja ime dhe e çdo shqiptari është si mund të ketë bilace të shëndosha financiare, kur situata është shpallur e veçantë, kur qeveria krijoi “për të mbrojtur konsumatorët” një bord transparence. Si mund të flitet për balance të shëndosha financiare kur një pjesë e çmimeve janë rritur me 50 e 100%, si mund të flitet për bilace financiare të shëndoshakur pensioni mesatar është 15500 lekë. Si mund të pretendosh rritje solide ekonomike në kushtet e Shqipërisë me pasuri të mëdha nën dhe mbi tokësore me prioritet turizmin”?

Për ta vulosur këtë konkluzion shkencor të rritjes ekonomike në analizë vazhdohet: “Rritja ekonomike është diktuar nga zgjerimi i konsumit familjar, i investimeve të sektorit privat, si dhe i eksportit të mallrave dhe shërbimeve. Nga ana tjetër, rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare ka sjellë rritjen e faturës së importeve, ndërsa politika fiskale ka pasur një natyrë konsoliduese”.“Zgjerimi i aktivitetit ekonomik do të vijojë të mbështetet nga rritja e kërkesës së brendshme e të huaj dhe të ushqehet nga bilancet e shëndetshme financiare të ekonomisë, rritja e punësimit, e pagave dhe e kredisë

Për këto shprehje kam dy komente që ju interesojnë të gjithve.

E para, nuk rritet ekonomia nga rritja e konsumit familjar. Të bësh një pohim të tillë do thotë që nuk e njeh fare ekonominë. Të konsumosh duhen para, pra konsumi rritet kur rriten pagat apo të ardhura të tjera në familje. Konsumi nuk është gjë qefi që unë ta rris si të dua. Ai rritet kur unë apo çdokush tjetër rrit sasinë e mallit të shitur, pra kur shesim fuqinë mendore ose fizike. Fuqia punëtore mendore ose fizike është një dhuratë nga zoti që gjatë jetës gjithkush, ai apo prindrit, kanë investuar për tja rritur vlerën sa më shumë. Në këtë mënyrë vimë te riprodhimi i zgjeruar kapitalist, prodhim, shkëmbim, shpërndarje dhe konsum. Analiza fillon nga faza e parë prodhimi dhe jo nga faza e katërt që është finalja. Kur flasim për mënyrën e llogaritjes së PBB-në flasim për zërat e saj të prodhimeve dhe të shërbimeve, pra flasim për prodhime bujqësore,  prodhime industrial etj, pa realizuar këto prodhime e shërbime nuk ka konsum.

E dyta, konsumi familjar real nuk është rritur por është rritur konsumi nominal i cili reflekton rritje galopante të çmimeve. Sa i përket ekspor importeve eksportet reale kanë rënë ndërsa janë rritur eksportet nominale, po lështu edhe importet duke bërë që deficit tregë1tar të thellohet. Në këtë mënyrë eksportet neto kanë ndikuar negativisht dhe jo politikisht në rritjen ekonomike. Sa u përket investimeve mund të themi se predominojnë jo investimet për makineri e paisje, por për likujditete, overdraft e të tjera të kësaj natyre.

Unë preka pak probleme nga analiza, nga argumentet që BQ-ja përdori për të rritur normën e REPO-ve, sepse po ti analizosh me kujdes do të duhen nja dhjetë faqe. Analiza statike që përsëriten thuajse çdo vit, me të njëjtin fjalor dhe me të njëjtën logjikë. Në këto 2 analiza ka mospërputhje mendimesh dhe konkluzione. Vlen ta theksoj se një nga arsyet që BQ rriti NBI-në ishte edhe rritja e saj prej FED-it apo BQE-së. Dua të theksoj se ekonomia shqiptare nuk është një ekonomi e madhe e hapur por është një ekonomi e vogël, ekonomi mizë, e hapur dhe nuk mund të bëjë të njëjtat veprime që bëjnë ekonomitë e mëdha. Leku nuk është dollari që trondit botën. Kërkesa për kredi nuk varet shumë nga norma e interesit, por nga nevojat që kanë bizneset. U ul NBI-ja por nuk u ulën edhe normat e kredive. Ka një lidhje midis normave të kredive dhe normave të depozitave. Do ta shpjegoj më poshtë këtë lidhje.

b)Banka Qendrore nuk e ka kontrolluar asnjëherë normën e inflacionit prandaj duhet të ndryshojë objektivin e saj kryesor.

Objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë për arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve është vendosur në 1997, ai nuk ka qënë nga 1992 deri në vitin 1997. Në vendosjen e tij nuk janë marrë në konsideratë objektivat e bankave qëndrore të vendeve të ndryshme të botës por është marrë në konsideratë vetëm BE dhe banka gjermane.Në vitin 1997 u miratua ligji për Bankën e Shqipërisë. NENI 3.1.Objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë është të arrijë dhe të ruajë stabilitetin eçmimeve.

  1. 2. Banka e Shqipërisë, në përputhje me objektivin e saj kryesor dhe mbi bazën e tregut të brendshëm bankar, nxit dhe mbështet zhvillimin e regjimit dhe të sistemit të këmbimeve valutore, tregun e brendshëm financiar, sistemin e pagesave, si dhe ndihmon në përmirësimin e kushteve monetare e kredituese, në mbështetje të stabilitetit dhe të zhvillimeve ekonomike të vendit.
  2. Objektivat e tjerë të Bankës së Shqipërisë, të kushtëzuara nga objektivi kryesor i saj, duhet të nxisin ruajtjen e likuiditetit, aftësinë paguese dhe funksionimin normal të sistemit bankar të bazuar në parimet e tregut.
  3. Detyrat kryesore të Bankës së Shqipërisë janë si më poshtë:
  4. a) të hartojë, të miratojë dhe të zbatojë politikën monetare të Republikës së Shqipërisë, në përputhje me objektivin e saj kryesor;
  5. b) të hartojë, të miratojë dhe të zbatojë regjimin e këmbimit valutor, si dhe politikën e kursit të këmbimit të valutave në Republikën e Shqipërisë;…c)…ç)…d)…dh)….

5.Çdo objektiv dhe detyrë tjetër që i caktohet Bankës së Shqipërisë kushtëzohet me arritjen e objektivit të saj kryesor.

Siç shihet BQ është e shkëputur nga përgjegjësia e rritjes së ekonomisë shqiptare, ajo është kthyer thjesht në një bankë e zakonëshme që nuk ka ndonjë lidhje direkte me ekonominë reale.

Banka e Shqipërisë nuk kishte ndonjë arsye thelbësore ekonomike që të kishte për objektiv arritjen dhe ruajtjen e nivelit të çmimeve sepse Ekonomia Shqiptare nuk ishte në produktin potencial ashtu siç ishin pjesa më e madhe e ekonomive të Europës Perëndimore, nga u mor ky objektiv. Gjithsesi, a mori ndonjë masë BQ-ja për frenimin e rritjes së çmimeve në fund të ’21 dhe fillimin e ‘22? Po sot? BQ-ja rriti NBI(REPO) nga 0.25 në 2.225. Po a mjafton ky veprim për të frenuar rritjen e çmimeve dhe për ta shfaqësuar BQ-në ng ammos realizimi i objektivit të saj? Jo nuk mjafton sepse, në përgjithësi inflacioni në një vend si Shqipëria që bazohet mbi konsumin dhe importet është i importuar. Nuk është fenomen monetar.Në këtë mënyrëBQ-ja nuk e ka kontrolluar asnjëherë normën e inflacionit dhe nuk do ta kontrollojë kurrë, çfardolloj mase të marri. Të gjitha të dhënat, për 10 vitet e fundit tregojnë për një lidhje me të njëjtin kah midis REPO-ve dhe normës së inflacionit.

Të dhënat e mësipërme tregojnë se politika ekspansioniste e Bankës Qëndrore nuk është reflektuar në normën e inflacionit. Ulja e normës së REPO-ve ose e normës bazë të interesit duhej të ishte shoqëruar me rritje të normës së inflacionit për të synuar realizimin e objektivit të BQ-sëqë është 3% plus, minus 1%. Nga viti 2011 deri në vitin 2020 Banka Qendrore nuk e ka realizuar asnjëherë objektivin e saj të inflacionit pavarësisht se ajo në të gjitha analizat e saj ka theksuar se do ta realizojë në gjysmën e dytë të vitit të ardhëshëm ashtusikundër ka theksuar edhe në veprimet e saj rë realizuar në muajt e fundit. Në vitin 2010 NBI(norma bazë e interesit) ishte 5% dhe norma e inflacionit 3.56%. Nga ky vit deri në vitin 2021 NBI ka ardhur në rënie si pasojë e politikave ekspansioniste monetare të BQ.  Po a është reflektuar kjo politikë në treguesin e normës së inflacionit që është edhe objektivi i saj kryesor? Jo, nuk është reflektuar, në këtë mënyrë për mbi 10 vite BQ-ja me politikat e saj ka qenë jashtë loje, ajo jo vetëm që nuk ka arritur ta stimulojë rritjen e tij por ka ndikuar në rënie deri në 1.1 në vitin 2020. Lidhja midis NBI dhe normës së inflacionit duhej të ishte e kundërt. Të dhënat tregojnë se kanë të njëjtën tendencë duke e eklipsuar rolin e politikave stimuluese monetare.

Agregatët monetare M1, M2 dhe M3 tregojnë se rritja e tyre nuk ka ndikuar fare në uljen e inflacionit. Edhe në lidhje me këta agregatë monetare politikat ekspansioniste të BQ-kan ëdështuar, norma e inflacionit në vend të rritej është ulur. Dhe kjo në më shumë se 10 vjet. Koeficientët e korelacionit midis normës së inflacionit dhe agregateve monetare M1, M2 dhe M3 janë respektivisht +0.299, +0.314 dhe +0.387. Këto tregojnë se norma e inflacionit është fare e pa ndjeshme nga dinamika e këtyre agregatëve monetare.

  1. c) Bankat e nivelit tëdytë kanë objektivat e tyre që nuk kanë lidhje me objektivin e Bankës Qëndrore.

Banka Qëndrore ka zbatuar politikat e saj ekspansioniste për më shumë se dhjetë vite. Vetëm këto muajt e fundit ka ndryshuar kah. BQ-ja e ka ulur NBI-në por Bankat Tregtare(Bankat eNivelit të dytë) kanë reaguar në interes të objektivit të tyre, të maksimizimit të aksioneve apo të fitimit maksimal. Kështu ato e kanë reflektuar ndryshimin e NBI-së në normat e interesave të depozitave dhe në normat e interesave të kredive.

Çfarë vihet re këtu? Edhe tabela edhe grafiqet na japin të dhëna interesante. Norma e interesit të depozitave është ulur, po kështu edhe norma e interesit të kredive në lekë. Thuajse e kemi horizontale kurbën  e diferencës midis normave të kredive me kurbën e normave të interesit. Ky është çelsi i punës dhe synimeve të Bankave Tregëtare, le ti ndryshojë BQ-ja normat, ato kanë synim ta mbajnë diferencën midis normave të pa ndryshuar. Dhe deri tani thuajse ja kanë arritur qëllimit. Njëra nga factorët që kanë ndikuar në këtë tregues pozitiv për to është edhe valuta që zë mbi 50% të kredive dhe depozitave.

Depozituesit kanë kaluar në frenimin e depozitave me afat. Në 10 vitet e fundit ato kanë ardhur në rënie, si depozitat në valutë ashtu edhe ato në lekë. Ky është edhe një nga treguesit që tregon se nuk ka rritje ekonomike. Rritja ekonomike shoqërohet me rritje të depozitave, atëherë mund të theksojmë se në rritjen ekonomike të ekonomisë shqiptare kanë ndikuar faktorë jo formale.

Në këtë analizë theksohet se norma e papunësisë është ulur në 11.1%. Të krenohesh me treguesa të tillë është fatkeqësi sepse çdo vit nga Shqipëria largohen 30-40 mijë të rrinj, kur 1 në 3 veta punon në shtet, kur për një vend pune paguhen 2.7 të veta, etj, etj.

Përfundimisht, Banka Qëndrore nuk e ka kontrolluar asnjëherë normën e inflacionit, prandaj duhet të synojë një objektiv tjetër, që të ketë në mbështetje rritjen ekonomike dhe rënien e papunësisë. BQ-ja të mos e rriti më normën e REPO-ve. Rritja e kësaj norme nuk do ketë asnjë pasojë pozitive, përkundrazi do stimulojë rritjen e fitimeve të Bankave Tregtare dhe varfërimin e konsumatorëve. Do përfitojë vetë BQ-ja të ardhurat e sëcilës dhe derdhjet në buxhet kanë ardhur në rënie.