Kurti bisedë telefonike me Blinken, diskutohet për dialogun me Serbinë

125
Sigal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, përmes telefonit.

Kurti dhe Blinken, gjatë kësaj telefonate, folën për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe nevojën për intensifikimin e procesit të dialogut.

‘Pata një bisedë shumë të mirë telefonike me Sekretarin Blinken. E informova për progresin e vazhdueshëm në Kosovë. Biseduam për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën e intensifikimit të procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht obligative me njohjen reciproke në qendër’, ka shkruar Kurti në Twitter.

Image

Kohë më parë, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, nuk e kishte mohuar mundësinë e përfshirjes direkte të Sekretarit Blinken në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

‘Nëse mendojmë se angazhimi i sekretarit [Antony Blinken] nëpërmjet telefonit ose personalisht është i domosdoshëm për të arritur diçka në vijën e finishit, Sekretari Blinken nuk heziton ta marrë telefonin dhe t’i bëjë ato biseda (me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiç)’, kishte deklaruar ai.