Sulmi në Stokholm, “Hakmarrje në emër të IS”

481
Rakhmat Akilov, autori i sulmit në Stokholm, ka bërë atë që i është kërkuar të bëjë dhe ka vepruar në shenjë hakmarrje ndaj sulmeve kundër Shtetit Islamik.

Deklarata është bërë nga vetë ai, sipas të përditshmes britanike “Mirror”. Sulmuesi gjithashtu ka shpjeguar se ka qenë ai që ka planifikuar sulmin, duke zgjedhur edhe vendin, në rastin në fjalë rrugën e populluar pedonale në qendër të kryeqytetit suedez.

Përpara hetuesve Akilov është shprehur i kënaqur me atë që ka bërë. 39 vjeçari i arrestuar me origjinë nga Uzbekistani, me profesion punëtor i thjeshtë, ka pranuar se ka qenë ai drejtuesi i kamionit të vjedhur dhe se të premten ka qenë ai që ka vrarë 4 persona dhe plagosur 15 të tjerë.

Sipas mediave lokale, vrasësi ka shprehur simpati per shtetin islamik dhe grupe të tjera xhihadiste, duke publikuar në rrjete sociale video dhe materiale propagandistike. Hetuesit po i kushtojnë një vemendje të madhe edhe të arrestuerrit të dytë, i cili është i vetmi nga dhjetëra të arrrestuar që dyshohet për krime terroriste.

Të dy të arrestuarit ndodhen në burgun e sigurisë së lartë të Kronobergshaktet. Sakaq në kryeqytetin suedez, pikërisht në zonën tashmë të hapur ku ndodhi edhe tragjedia, mijëra njerëz kanë kryer homazhe në nder të viktimave.
Sigal