Prof.Assoc.Doc.Dr.Ilia S.LARTI: Politikanët tanë janë arrogant, përçmues me vartësit dhe indiferent dhe mosmirënjohës ndaj votës së popullit

16
Sigal

Angazhimi dhe mbrojtja e Shtetit Ligjor, Shtetit Demokratik, Shtetit i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut duhet të fillojë nga politika

Perfomancën në punë duhet ta respektojnë gjithë përfaqësuesit e sistemit shtetëror dhe politikanët e të gjitha niveleve

-Shtetari, politikani, që merr përsipër një detyrë, që nuk përshtatet me profesionin e tij vetëm se është besnik partie bie pre e abuzimeve

Perfomanca përcillet nëpërmjet…mjaft treguesve, por pesë janë më kryesorët: Niveli Profesional, -Vlerat Intelektuale-.Angazhimi dhe mbrojtja e Shtetit Ligjor, Shtetit Demokratik, Shtetit i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – Aplikimi i Vijës së Sjelljes e Përshkruar nga Normat Etike dhe gëzimi i të Drejtës Morale për të Diktuar Moral.

Kuptimit mbi performancën

Fjala “performance” ndryshe nga kuptimi (apo kuptimet), që ka në anglisht, në perdorimin e përditshem nëpër media ka marrë kuptimin me të cilin përdoret në rang evrope përsa i përket efikasitetit të zhvillimeve financiare, apo ekonomike dhe shoqërore.

Performanca është një fjalë me origjinë angleze që do të thotë veprim, arritje, përfaqësim, interpretim, fakt, arritje ose performancë Besoj se kuptimi më i përafërt me atë të fjalës “Performancë”, është “efikasitet”, siç e përdorim ne këtë fjalë në shqip. Performanca është aftësia e një personi për të kryer një punë ose detyrë. Mund të matet në shumë mënyra, por performanca matet përgjithësisht në termat e efikasitetit dhe efektivitetit. Efikasiteti i referohet sasisë së punës që mund të bëhet në një periudhë të caktuar kohore, ndërsa efektiviteti i referohet cilësisë së punës që po bëhet. Performanca është e rëndësishme, sepse është një mënyrë për të matur suksesin e një personi në punë. Personat me performancë të lartë janë shpesh më të suksesshëm në karrierën e tyre pasi janë në gjendje të kryejnë detyrat e caktuara në mënyrë efikase dhe efektive.

Performanca është gjithashtu e rëndësishme, sepse mund të ndikojë në shëndetin dhe mirëqenien e një personi. Njerëzit që performojnë dobët në punë shpesh përjetojnë më shumë stres dhe ankth, gjë që mund të ndikojë negativisht në shëndetin e tyre.

 

PERFORMANCË – fjalë e anglishtes, e huazuar nga frëngjishtja e vjetër (shek. XVI) me trajtën “parformancë”, atëherë me kuptimin “përmbushje” ,“kryerje” (e detyrës etj.) .
Sot fjala “performancë”, është përhapur duke u pëdorur në disa gjuhë të Botës ku e cila ka marrë një kuptim edhe më të zgjeruar si: Në aspektin e Veprimatarisë profesionale në një fushë të caktuar ka të bëjë me Arritje të vlerësuara sipas nivelit: shkëlqyshëm, mesatar, mjaftueshëm dhe dobët;
Në Psikologji -ka të bëjë me aftësitë intelektuale duke u arritur vlerësimi: i lartë apo i suksesshëm; Në filozofinë morale (Etikën)- ka të bëjë me njohjen dhe aplikimin e normave Etike në jetën personale, familjare, shoqërore, sociale, drejtuese, udhëheqëse si: Etaloni i të drejtës, i të vërtetës, humanizmit, korrektësisë, dashamirësisë, sakrificës, dashurisë për njerëzit, në ballë të mbrojtjes së çështjeve atdhetare e mbarë kombëtare etj…

Në kuptimin figurativ : “I Suksesshëm në Perfomancë”, quhet Ai Person kur– “Niveli i Punës Profesionale”, “Vlerave Intelektuale” dhe “I të Drejtës Morale për të Diktuar Moral”, realizohen apo kryen në vazhdimësi, në të gjithë jetën dhe veprimtarinë ekonomiko-shoqërore dhe politike sipas premtimeve të bëra duke ju referuar kërkesave të: Shtetit Demokratik, shtetit Ligjor dhe sigurimit të Lirive dhe të drejtave të njeriut.

Shkurt: Ç`është perfomanca?

Performanca nënkupton aktin e përmbushjes së një pune, funksioni ose roli. Është një fjalë që përdoret shpesh në vendin e punës dhe i referohet mënyrës se si bëhet puna. Mund të përdoret gjithashtu për t’iu referuar aftësisë së një personi për të përballuar një problem ose situatë të caktuar.

Disa tregues teoriko-praktik për rritjen e nivelit profesional me ndikim në Performancë

Kuptimi i fjalës Profesionalizëm

Përgatitje shumë e mirë për të bërë një punë a për të ushtruar një veprimtari; mjeshtëri;

Profesionalizmi. Çdo individ që në vogli shprehet por dhe me kalimin e kohës i bëhet motiv jete për t’u bërë me një profesion duke filluar si mekanik, elektriçist, shofer, inxhinjer  ndërtimi, mjek, finacier etje. Në lidhje me profesionin vazhdohen shkollimet e mesme e deri të larta, ku dhe pas diplomimit dhe punësimit, vazhdohen specializimet, trajnimet e të tjera.

Misioni kryesor i çdo individi, drejtuesi, shtetari dhe politikani është të zhvillojë kompetenca personale e profesionale të diversifikuara tek profesionistët e rinj për t’i afruar ata me punëdhënësit si edhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës në ndryshim të vazhdueshëm. Një nga synimet kryesore në këtë kontekst, ndër të tjera, organizmat shtetërore duhet t`ju ofrojnë shërbime për orientimin dhe këshillimin e karrierës së nxënësve, me qëllim lehtësimin e punësimit të tyre ose vijimësinë në arsimin e mëtejshëm.

Orientimi për karrierën në tërësinë e tij trajton disa probleme që lidhen jo vetëm me nxënësin, por edhe me familjen e tij, si edhe mjedisin social ku ai vepron sikurse parashtrohen më poshtë:

Së pari, përmes orientimit për karrierën mund të tejkalohen tensionet në familje që lidhen me përfundimin e klasës së 9-të dhe zgjedhjen e shkollimit të mëtejshëm: arsim profesional apo i përgjithshëm, drejtimet, profilet etj.

Së dyti, orientimi shërben për të kapërcyer problemin e informacionit të pakët apo të papërshtatshëm për nxënësit lidhur me mundësitë për arsim dhe tregun e punës.

Së treti, orientimi për karrierën gjithashtu lehtëson problemin e mungesës së ndërgjegjësimit për profesionet, veçoritë e tyre, shtigjet e karrierës dhe nivelin e pagave në tregun e punës.

Së katërti, shpesh aftësitë për të kërkuar në tregun e punës dhe për tu profilizuar janë të kufizuara ndaj orientimi vjen në ndihmë për të kapërcyer këtë mangësi.

Së pesti, përmes orientimit në karrierë lehtësohet edhe çështja e mungesës së vendimmarrjes për të ardhmen në rast të braktisjes së shkollës. Njohja e kontributit të orientimit për karrierë në nivelin individual, ekonomik e shoqëror, e ka kthyer atë në një pjesë thelbësore të arsimit duke i përgatitur nxënësit për të kaluar me sukses nga shkolla drejt një shtegu karriere të ardhshme. Në kontekstin e orientimit për karrierën politikat shtetërore duhet të shërbejnë si një urë lidhëse shtesë ndërmjet shkollës dhe botës së punës, duke e parë nxënësin, kursantin, studentin si një pjesëmarrës aktiv në këtë marrëdhënie, për të realizuar plotësisht nivelin profesional dhe synimet për të bërë karierë të suksesshme.

Përmes orientimit për karrierën, nxënësit, kursantët, studentët, pajisen me mjetet e nevojshme për të përmirësuar reflektimin mbi situatat në jetë, njohuritë dhe autonominë në vendimmarrje. Në këtë aspekt nxënësit, kursantët, studentët, aftësohen për të: njohur dhe kuptuar veten lidhur me interesat, aftësitë, pikat e forta e të dobta dhe mundësitë për përmirësim; analizuar në mënyrë realiste mjedisin e tyre social dhe atë të punës, si dhe për të dalluar mundësitë apo pengesat që ekzistojnë; menaxhuar dhe drejtuar veten e tyre.

Po ashtu, përmes orientimit për karrierën, ata: fitojnë pjekurinë e nevojshme për të marrë vendime lidhur me jetën e tyre personale, arsimin dhe karrierën; arrijnë të përshtaten më mirë me ndryshimin apo të bëjnë ndryshime kur është e nevojshme. arrijnë rezultate më të larta dhe kanë ecuri më të mirë në shkollim, punësim, rritjen e nivelit profesional dhe ecurinë në karrierë.

Integriteti dhe profesionalizmi – Aftësia për të ushtruar funksionin me ndershmëri dhe përgjegjshmëri si edhe për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme dhe profesionale me nxënës, kursantë, studentë, kolegë, prindër, komunitetin dhe aktorë të tjerë.

Zhvillimi i vazhdueshëm – Të ketë interes për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë personale e profesionale sidomos në drejtim të përditësimit me tregun e punës si edhe me praktikat apo instrumentet bashkëkohore të orientimit dhe këshillimit për karrierën.

Aftësi digjitale – Aftësia për të përdorur teknologjinë e informacionit dhe komunikimit në funksion të punës dhe vendosjes së marrëdhënieve me palët e tjera.

Çfarë është orientimi për karrierën?

Karriera është rruga që bën individi përgjatë shkollës dhe punës. Karriera nuk është thjesht një rrugë që individi zgjedh si p.sh. në cilin program të regjistrohet apo cilin institucion do të punojë. Karriera gjithmonë e më shumë konsiderohet si një “rrugë që ndërtohet” nga individi përmes një sërë zgjedhjesh që ai/ajo bën lidhur me të mësuarit, punën dhe zhvillimin profesional përgjatë gjithë jetës. Me orientim për karrierën kuptojmë mbështetjen që u japim nxënësve për të qenë më të përgatitur në arritjen e vendimeve lidhur me arsimimin, formimin profesional apo karrierën, bazuar në njohjen e vetes, interesave, shkathtësive e aftësive të tyre, si dhe burimet dhe mundësitë e lidhura me to.

Edukimi për karrierën

Edukimi për karrierën synon që: të zhvillojë tek nxënësit, kursantët, studentët dhe të punësuarit e rinj- kompetencat për zhvillimin e karrierës përmes fitimit të njohurive, aftësive, qëndrimeve dhe sjelljeve për të menaxhuar jetën e tyre, të mësuarit dhe të punuarit.

Edukimi për karrierën duhet të jetë: i vazhdueshëm dhe duke pasur si objektiv arritjet më bashkëkohore në fushë dixhitale dhe të intiligjencës artificiale.

Këshillimi për karrierën. Këshillimi për karrierën kryhet në baza individuale ose në grupe të vogla, ku vëmendja fokusohet tek problemet apo zgjedhjet specifike në lidhje me karrierën, me të cilat ballafaqohen nxënësit, kursantë, studentët dhe të punësuarit e rinj. Këshillimi kërkon angazhimin e përsonave të specializuar, sipas fushave dhe profesioneve e deri sidomos në rastet kur nevojitet këshillim psiko-social.

E pra, një drejtues, administrator, punonjës i burimeve njerëzore, shtetar, politikan, nuk iu nënështrohet këtyre praktikave dhe merr përsipër një detyrë që nuk përshtatet me profesionin e tij (vetëm se është besnik partie), kryerja e detyrës bëhet pa profesionalizëm, pa vlerësim real arritjesh dhe dashje pa dashje bie preh e abuzimeve, dhe nuk arrin të ndalojë e godasë veprimet korruptive. Në këtë këndvështrim ka mjaft raste që trondisin mbarë opinion e shoqërisë tonë.

 

Vlerat Intelektuale shpalosin arritjet në aspektin e Performancës

Sot intelektual zakonisht konsiderohet ai person që ka një përgatitje të veçantë në një fushë të shkencës, të teknikës, të kulturës a një formim të gjerë arsimor e edukativ dhe që merret kryesisht me punë mendore, njeri i punës mendore, që ka të bëjë me mendjen, me arsyen e me gjykimin, që i përket intelektit; mendjes.

Sipas Aristotelit identifikoheshin si intelektuale ato virtyte që bënin pjesë në shkencë, njohuri,

art dhe punë mendore, e që i lejonin shpirtit të arrijë të vërtetën. Në kushtet dhe rrethanat bashkëkohore një intelektual zakonisht është një eseist, publicist, apo kritik, kryesisht një humanist, i cili shpreh pikëpamjet e tij kritike për çështjet sociale dhe politike, si pjesëmarrës i debateve dhe folës në media. Nganjëherë termi përdoret vetëm për intelektualë të angazhuar publikisht në profesionet liberale, dhe gjetkë për studiues dhe profesorë universitarë në shërbime akademike të angazhuar edhe në debate publike.

Termi intelektual në kuptimin më të gjerë i referohet një personi që dallon nga të tjerët me inteligjencë ose arsim dhe edukim, domethënë ai ka aftësi intelektuale, të cilat i përdor për qëllime profesionale dhe publike. Në kuptimin më të ngushtë, termi nënkupton çdo person që kryen një vepër të veçantë intelektuale si pjesë kryesore e veprimtarisë ose profesionit të tij. Në një kuptim edhe më të ngushtë, intelektuali është një person, i cili, për shkak të aftësisë së tij intelektuale, gëzon një reputacion, domethënë është një autoritet në fusha të caktuara të jetës shoqërore, siç është kultura apo shkenca. Ndonjëherë intelektualët trajtohen si një shtresë ose grup specifik shoqëror. Në këtë rast, termi më i zakonshëm për intelektualët është inteligjencia

Intelektualizmi tregon përdorimin, zhvillimin dhe ushtrimin e intelektit ; praktika e të qenurit intelektual ; dhe “Jeta e mendjes”. Në fushën e filozofisë, “intelektualizmi” herë pas here është sinonim i ” racionalizmit “, domethënë njohuri që rrjedh më së shumti nga arsyeja dhe nga arsyetimi. Në aspektin shoqëror, “intelektualizmi” nënkupton: mbivlerësimin e punës mendore, teorisë, shkencës, dhe rolit të specialistëve e përgjithësisht të punës së intelektualëve dhe nënvlerësimi i aftësive krijuese e drejtuese të masave punonjëse, i punës prodhuese në zhvillimin shoqëror e në tërë jetën e vendit; qëndrim i lëkundshëm në jetën dhe në veprimtarinë shoqërore. Pra një “vëmendje shumë e përqëndruar në të menduar” dhe ftohtësi emocionale, “mungesë dashurie dhe ndjenje”.

Megjithatë, nuk jam i sigurt nëse një intelektual, sado i shquar dhe i përfshirë në politikë, e ka vendin në krye të shtetit; sepse roli i intelektualit është, ndër të tjera, t’i ofrojë publikut një këndvështrim kritik ndaj pushtetit, nga pozitat e shoqërisë civile ose të publikut vetë; dhe se kjo kritikë është për pushtetin politik dhe krejt shoqërinë pluraliste demokratike ndoshta po aq e nevojshme sa edhe vetë ushtrimi praktik i pushtetit nga ekzekutivi, legjislativi dhe gjyqësori. Në qoftë se intelektualët shkojnë në pushtet, atëherë dialogu i shoqërisë civile me pushtetin vjen e i ngjan një tryeze të rrumbullakët intelektualësh, e cila priret vetvetiu drejt elitizmit.

Në Shqipëri menjëherë pas 1990-ës shumë intelektualë u tunduan fort pas pushtetit dhe përfunduan të skllavëruar nga rutina e përditshme e politikës, për të mos folur për tundimin prej grykësisë dhe korrupsionit.

Megjithatë, në Shqipëri intelektuali ende admirohet, së paku për inerci; dhe vetë politikanët kanë dëshirë ta përfytyrojnë veten edhe si intelektualë, madje edhe kur veprimtaria më intelektuale në të cilën përfshihen është intervista televizive; sepse politika shqiptare ndikohet sa nga modelet europiane, aq edhe nga reminishencat e liderve të vjetër.

Inteligjenca njerëzore është kapaciteti intelektual i njerëzve, i cili karakterizohet nga

perceptimi, vetëdija dhe vullneti. Përmes inteligjencës së tyre, njerëzit posedojnë aftësitë për të mësuar, formojnë koncepte, kuptojnë, aplikojnë logjikën dhe arsyen, duke përfshirë kapacitetin për të njohur modelet (patterns), kuptojnë idetë, planifikojnë, zgjidhin probleme, marrin vendime, mbajnë mend, dhe të përdorin gjuhën për të komunikuar.

Inteligjenca i mundëson njerëzve të përjetojnë dhe të mendojnë.

Pra të qënit intelektual implikon pjesëmarrjen në fushën publike. Intelektuali është një aktor social angazhuar publikisht. Madje angazhimi i tij mund të jetë më gjithpërfshirës dhe të mobillizojë opinionin publik për çështje me rëndësi publike, por edhe për raste të veçanta që mund të kthehen në model për drejtësinë publike, padrejtësinë publike, apo mosdrejtësinë publike.