Prof.Asc. Arben Luzati: PFAS dhe ndikimi i tyre në mjedis dhe shëndet

Arben Luzati

Derdhja e produkteve që përmbajnë PFAS, si shampo, detergjentë, apo ambalazhe ushqimore, mund të çojë në kontaminimin e ujërave të zeza dhe më pas të burimeve ujore natyrore apo në kontaminimin e tokave bujqësore.A e dini se ndalimi i PFAS është një mundësi e madhe për parandalimin e sëmundjeve? Evropa mund të kursejë deri në 84 miliardë euro në kostot e kujdesit shëndetësor çdo vit duke ndaluar kimikatet PFAS

Përpjekjet për të kontrolluar PFAS janë rritur mjaft në SHBA si dhe në disa vende të Europës ku po ndërmerren hapa për të adresuar riskun që shoqërohet nga PFAS (kimikate përgjithmonë).

Po çfarë janë PFAS?

NOA

PFAS (Përbërjet Per- dhe Polifluoroalkilike) janë një grup kimikatesh sintetike që përmbajnë shumë atome florure të bashkëngjitura në zinxhirin alkyl të përdorura gjerësisht në produktet industriale si dhe nga konsumatori qysh në vitet 1950 për shkak të vetive të tyre unike, si rezistenca ndaj ujit, vajit, dhe nxehtësisë. Këto përbërje përfshijnë mijëra kimikate të ndryshme, por më të njohura janë PFOA (Acidi Perfluorooktanoik) dhe PFOS (Sulfonati Perfluorooktanik).

PFAS përdoren në një gamë të gjerë produktesh dhe procese industriale për shkak të vetive të tyre të veçanta. Të përhapura janë veçanërisht në industrinë tekstile dhe të veshjeve ( veshjet rezistente ndaj ujit) si dhe për të përmirësuar rezistencën ndaj njollave të tapetave dhe mobilieve), paketimin e ushqimeve, produktet e kuzhinës (tenxhere dhe tiganë me shtresë jo-ngjitëse), produktet e kujdesit personal dhe pastrimit (shampo, balsame dhe kozmetike), industria elektronike (kabllot dhe telat), industria e transportit ( tapiceritë e automjeteve) si dhe aplikime të specializuara : te shkuma e zjarrfikeseve si edhe materialet e ndërtimit. Disa materiale ndërtimi dhe veshje për ndërtesa përmbajnë PFAS për të përmirësuar rezistencën ndaj ujit dhe zjarrin .  Kujdesi shëndetësor global dhe kosto e pastrimit është përafërsisht 17.5 Trilion USD/vit.

PFAS ndotin mjedisin në mënyra të ndryshme për shkak të vetive të tyre kimike dhe përdorimit të gjerë.

Këto përbërje janë shumë të qëndrueshme, nuk shpërbëhen lehtë dhe mund të përhapen në mjedis për periudha të gjata kohore. Shkarkimet nga proceset e fabrikimit dhe prodhimit të produkteve që përmbajnë PFAS mund të çojnë në ndotjen e ajrit, ujërave dhe tokave përreth. Përpunimi i PFAS në industri mund të shkaktojë derdhje të kimikateve në ujëra dhe toka.

Derdhja e produkteve që përmbajnë PFAS, si shampo, detergjentë, apo ambalazhe ushqimore, mund të çojë në kontaminimin e ujërave të zeza dhe më pas të burimeve ujore natyrore. Përdorimi i shkumës që përmban PFAS për shuarjen e zjarreve, sidomos në aeroportet dhe bazat ushtarake, mund të kontaminojë tokat dhe ujërat përreth. Produktet që përmbajnë PFAS, kur hidhen në landfille, mund të çojnë në lirimin e këtyre kimikateve në tokë dhe ujërat e nëntokës përmes proceseve të tretjes dhe shpërbërjes. Mbetjet industriale dhe të përpunuara që përmbajnë PFAS mund të depërtojnë në mjedis dhe të kontaminojnë burimet ujore. Me poshtë po japim disa shembuj si përhapen PFAS në ambient, ato nuk janë lehtësisht të largueshme gjatë proceseve standarde të trajtimit të ujërave të zeza, të cilat në përfundim shkarkohen në  lumenjtë dhe liqenet pranë impianteve të trajtimit. Biosolidet q=ë dalin nga impiantet e trajtimit që përmbajnë PFAS mund të përdoren si plehra, duke çuar në kontaminimin e tokave bujqësore. PFAS mund të përhapen përmes ajrit nga fabrikat ose zjarret, duke ndotur zonat përreth dhe më tej përmes depozitimit atmosferik. PFAS mund të lëvizin me rrjedhën e ujërave të sipërfaqshme dhe nëntokësore, duke ndotur burimet ujore edhe  në distanca të gjata.

Depozitimi atmosferik i PFAS do të thotë që ato nga shirat mund të zbresin në tokë, në burimet e ujit larg vendit ku ato janë depozituar fillimisht, duke ndotur potencialisht përveç ujrave sipërfaqsore, tokës dhe burimet e furnizimit me ujë të pishëm. Megjithëse uji i shiut nuk përdoret drejtpërdrejt për pirje, depozitimi i PFAS në toka dhe ujrat sipërfaqësorë mundet të kontribojë në ndotje më të gjera me kalimin e kohës. Pra del qartë  detyra për monitorim të vazhdueshëm dhe rregullore të reja dhe me strikte për këta ndotës (kimikate) të vazhdueshëm, duke synuar të mbështesim politika të reja që kufizojnë ndotjen dhe ekspozimin ndaj PFAS. Trajtimi i ndotjes nga PFAS, është thelbësor për ruajtjen e shëndetit publik.

Ekspozimi ndaj PFAS mund të ulë aftësinë për të mbetur shtatzënë. Një studim i fundit është bërë në Amerikë lidhur me dëmtimin e mëlçisë pas ekspozimit ndaj PFAS duke matur nivelet e enzimave hepatike në serum dhe indeksin e Fibrozës

PFAS DHE NDIKIMI I TYRE NË SHËNDET

Ekspozimi ndaj PFAS mund të ulë aftësinë për të mbetur shtatzënë. Disa studime kanë sugjeruar një lidhje midis niveleve të larta të PFAS në gjak dhe defekteve të lindjes. PFAS mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e fetusit dhe të fëmijëve të vegjël, duke përfshirë uljen e peshës së lindjes dhe vonesat në zhvillim. Ekspozimi ndaj PFAS mund të dobësojë sistemin imunitar, duke ulur aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet. Disa studime kanë treguar se ekspozimi ndaj PFAS mund të ulë efikasitetin e vaksinave tek fëmijët. Ekspozimi i zgjatur ndaj PFAS është lidhur me rritjen e niveleve të enzimave hepatike, që është një tregues i dëmtimit të mëlçisë. Ka një lidhje midis niveleve të larta të PFAS dhe zhvillimit të sëmundjeve të mëlçisë, përfshirë steatozën hepatike jo-alkoolike (fatty liver disease). PFAS mund të ndikojnë në funksionimin e tiroides, duke shkaktuar hipotiroidizëm (funksionim i ulët i tiroid). Disa lloje të PFAS, si PFOA, janë klasifikuar si karcinogjene të mundshme për njeriun nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin mbi Kancerin (IARC). Studimet kanë treguar një lidhje midis ekspozimit ndaj PFAS dhe një rreziku të shtuar për kancerin e veshkave dhe të testikujve. Ekspozimi ndaj PFAS është lidhur me një rritje të rrezikut për obezitet dhe diabet tip 2. Nivelet e larta të PFAS janë lidhur me rritjen e niveleve të kolesterolit në gjak. Ekspozimi ndaj PFAS është lidhur me një rritje të rrezikut për hipertension (presion të lartë të gjakut) dhe sëmundje të tjera kardiovaskulare.

 

Matja dhe identifikimi

 

Duhet theksuar që ka disa konfuzione në nomenklaturën e këtyre substancave. Ekzistojnë më tepër se 12.000 substanca të përcaktuara si PFAS. Pra nuk është e lehtë të imagjinosh këtë familje të madhe kimikatesh ku përfshihen substanca të ndryshme me veti fiziko kimike si dhe toksikologjike. Si rrjedhojë shumë shtete kanë marrë përqasje gjithpërfshirëse për rregullimin e klasifikimit të të gjithë PFAS si një klasë unike kimikatesh, në vend që t’ju adresohen si komponime individuale, gjë që shumë opinionistë e konsiderojnë  si të gabuar dhe si një injorancë nga mjaft politikbërës dhe ligjvënës në këtë fushë. Disa PFAS kanë ndotur burimet ujore duke prekur dhe alarmuar miliona amerikanë, ku në më tepër se 35 shtete po planifikojnë të ndërmarrin masa të tilla siç janë abandonimi i këtyre produkteve ndotëse dhe rritjen e monitorimit të cilësisë së ujit. Në nivel federal me dhjetra Agjenci janë përfshirë në të tilla aktivitete së bashku me EPA ( Enviromental Protection Agency) , duke planifikuar rregulla strikte për ndotjen e ujit të pijshëm. Nga ana tjetër CDC (Center for Disease Controle) ka updetuar udhëzuesit e saj për mjekët, duke theksuar rëndësinë e madhe të analizave të gjakut në lidhje me ekspozimin nga PFAS.

Matjet e PFAS bëhen duke përdorur një metodë të shpejtë dhe të thjeshtë ( conventional fluorescence spectroscopy). Ekszistojnë edhe nanosensoret e fluoreshencës gjenerata e 1 të krijuar posaçërisht për zbulimin e PFAS. Kjo qasje lejon matjen e shpejtë dhe të drejtpërdrejtë të PFAS duke reduktuar ndjeshëm kohën dhe kompleksitetin e metodës tradicionale të zbulimit, ofron një zgjidhje efikase të adresimit të risqeve të shëndetit publik që lidhen me ekspozimin ndaj PFAS.

Kostoja e madhe e heqjes së PFAS me teknologjitë e tanishme.

Kimikate përgjithmonë, të përhapura janë veçanërisht në industrinë tekstile dhe të veshjeve ( veshjet rezistente ndaj ujit) si dhe për të përmirësuar rezistencën ndaj njollave të tapetave dhe mobilieve), paketimin e ushqimeve, produktet e kuzhinës (tenxhere dhe tiganë me shtresë jo-ngjitëse), produktet e kujdesit personal dhe pastrimit (shampo, balsame dhe kozmetike), industria elektronike (kabllot dhe telat), industria e transportit ( tapiceritë e automjeteve)

PFAS shfaqen si një problem global, jo vetëm shëndetësor dhe ambiental, por edhe ekonomik. Shume testime janë kryer në botë, në shumicën e të cilave janë gjetur PFAS. Ato janë rezistente ndaj ujit dhe gjithashtu nuk dekompozohen në natyrë, por akumulohen aty si dhe në trupin tonë. 1 kg PFAS kushton vetëm 19 dollarë, ndërsa ato kushtojnë një dëm deri në 65.000.000 dollarë. Një rrugë inovative për heqjen e tyre, përmes biopasterizimit të drejtuar nga enzimat mikrobike.

Qytetarë nga e gjithë Evropa po i bëjnë thirrje politikëbërësve që të  #Ndalojnë PFAS tani. A e dini se ndalimi i PFAS është një mundësi e madhe për parandalimin e sëmundjeve? Evropa mund të kursejë deri në 84 miliardë euro në kostot e kujdesit shëndetësor çdo vit duke ndaluar kimikatet PFAS. Projekti i Ndotjes së Përjetshme, një iniciativë nga gazetarë dhe media, tregon se gati 23,000 vende në të gjithë Evropën janë të ndotura nga PFAS. Pastrimi i vendeve të ndotura nga PFAS në të gjithë Evropën vlerësohet të kushtojë deri në 170 miliardë euro (për 31 vendet e EEA dhe Zvicrën së bashku). Mijëra njerëz tashmë kanë nënshkruar peticione që kërkojnë veprim të menjëhershëm.

Fertiliteti mashkullor ka qenë në rënie në mbarë botën, veçanërisht në vendet me nivele të larta të kimikateve, që ndërhyjnë në sistemin endokrin (EDC). PFAS janë klasifikuar si EDC dhe janë lidhur me shëndetin e dëmtuar riprodhues mashkullor. Mekanizmat e këtyre lidhjeve dhe ndikimet e tyre në shëndetin e pasardhësve mbeten të panjohura.

Një studim i fundit është bërë në Amerikë lidhur me dëmtimin e mëlçisë pas ekspozimit ndaj PFAS duke matur nivelet e enzimave hepatike në serum dhe indeksin e Fibrozës. Rezultatet tregojnë një lidhje të mëparshme midis ekspozimit të PFAS dhe treguesve të dëmtimit të mëlçisë, me PFNA dhe PFAS, që është veçanërisht i rëndësishëm për biomarkeret e funksionit të mëlcisë dhe fibrozës së mëlçisë.

Si përfundim duhen bërë studime racionale për PFAS, pa shkaktuar panik dhe pa ngritur alarme të padëshirueshme dhe të pamenaxhueshme.

Ka 3 opsione aktuale për asgjësimin dhe shkatërrimin e PFAS, të gjitha kanë pasiguri të dukshme lidhur me aftësinë e tyre për të shkatërruar dhe përmbajtur plotësisht mbetjet e PFAS.

  1. Depozitim si mbetje të rrezikshme.
  2. Djegia jo vetëm çdo djegës, por ata që janë të aftë për të djegur plotësisht kimikatet e fluoruara..
  3. 3. Përmirësimi i Adsorbimit të Biochar për PFAS.

Biochar është një material i pasur me karbon që prodhohet nga piroliza, ose ngrohja e biomasës organike në mungesë të oksigjenit. Biochar është një adsorbent alternativ relativisht i lirë, por efektiviteti i tij në heqjen e PFAS pengohet nga disa faktorë dhe janë të nevojshme modifikime për të përmirësuar kapacitetin e tij të adsorbimit. Sistemet aktualë të adsorbimit të PFAS mund të jenë të mjaftueshme për heqjen e tyre nga uji i ndotur, megjithëse janë sisteme të shtrenjta, që konsumojnë shumë energji dhe prodhojnë shumë CO2.

Do të jetë e nevojshme të gjenden metoda inovative të polimerizimit për të prodhuar fluoropolimere jo-toksike të nevojshme në gjithçka, nga pajisjet mjekësore te kompjuterët, automobilat te aviacioni. Bioremediacioni duke përdorur teknika inovative, mund të jetë një mënyrë e qëndrueshme për të reduktuar ndotjen toksike nga PFAS në shkallë globale. EPA gjithashtu përshkruan një kornizë për vlerësimin e teknologjive të reja të asgjësimit. Pra nuk është e lehtë të imagjinosh këtë familje të madhe kimikatesh ku përfshihen substanca të ndryshme me veti fiziko kimike si dhe toksikologjike. Si rrjedhoje shume shtete kane marre përqasje gjithpërfshirëse për rregullimin e klasifikimit të të gjithë PFAS si një klasë unike kimikatesh, në vend që t’ju adresohen si komponime individuale, gjë që shumë opinionistë e konsiderojnë  si të gabuar dhe si një injorancë nga mjaft politikbërës dhe ligjvënës në këtë fushë. Disa PFAS kanë ndotur burimet ujore duke prekur dhe alarmuar miliona amerikanë, ku në më tepër se 35 shtete po planifikojnë të ndërmarrin masa të tilla siç janë abandonimi i këtyre produkteve ndotëse dhe rritjen e monitorimit të cilësisë së ujit. Ne nivel federal me dhjetra Agjenci janë përfshirë në të tilla aktivitete së bashku me EPA, duke planifikuar rregulla strikte për ndotjen e ujit të pijshëm. Nga ana tjetër CDC me udhëzuesit e saj për mjekët, duke theksuar rëndësinë e madhe të analizave të gjakut në lidhje me ekspozimin nga PFAS.

Matjet e PFAS bëhen duke përdorur një metodë të shpejtë dhe të thjeshtë ( conventional fluorescence spectroscopy). Ekszistojnë edhe nanosensoret e fluoreshencës gjenerata e 1 të krijuar posaçërisht për zbulimin e PFAS. Kjo qasje lejon matjen e shpejtë dhe të drejtpërdrejtë të PFAS duke reduktuar ndjeshëm kohën dhe kompleksitetin e metodës tradicionale të zbulimit, ofron një zgjidhje efikase të adresimit të risqeve të shëndetit publik që lidhen me ekspozimin ndaj PFAS.  Ende nuk janë të disponueshme.

Së fundmi duke pasur parasysh shkallën globale të ndotjes me PFAS, zhvillimi i metodave inovative dhe me kosto efektive si p.sh bioremediacioni nuk është vetëm i dëshirueshëm, por edhe thelbësor, që ndihmon në përmirësimin e cilësisë së ujit dhe zbutjen e ndikimit të këtyre ndotëse të vazhdueshëm.