Prof Anastas Angjeli: Bashkëpunimi si mjet për të përballur krizën

572
Sigal

(G-7,COVID-19,Rreziku i krizës ekonomike globale dhe Shqipëria)

Nga Akademik.Prof Anastas Angjeli

Ditët e fundit po përjetojmë momentet ndër më të vështirat dhe më tragjiket të egzistencës sonë të përbashkët. Pothuajse të gjitha praktikat e jetës të përditshme të secilit prej nesh që deri përpara disa ditësh i merrnim për të mirëqëna sot kanë ndryshuar. Por bashkë me to kanë ndryshuar edhe ritmet e jetës politike, ekonomike dhe sociale.  Njëri pas tjetrit të gjitha vendet e prekura nga coronavirusi po marrin masa të pakrahasueshme me asnjë periudhë tjetër. Shkollat dhe Universitetet janë mbyllur, lëvizja e njerëzve është kufizuar, aktivitetet ekonomike, sportive dhe kulturore janë paralizuar.  Në një situatë të tillë ku shëndeti i popullsisë është parësori politikbërja në nivel shtetëror, rajonal dhe global sigurisht që duhet të mendojë për të tashmen por kryesisht për të ardhmen. Cfarë masash duhet të ndërmarrim në mënyrë që të përballojmë sfidat emergjente që na dalin nga përhapja e coronovirusit? Cfarë kemi bërë gabim deri tani? Cfarë duhet të përmirësojmë në të ardhmen? Si duhet të forcojmë bashkëpunimin në nivel ndërkombëtar në mënyrë që në kriza të ngjashme në të ardhmen të jemi të gjithë më të përgatitur? Këto dhe cështje të tjera duket se janë në rend të ditës edhe në nivelin e lartë të bashkëpunimit global.

Të hënën, 16 mars në mesditë liderët e G7 zhvilluan një videokonferencë për masat që duhen marrë për të përballuar situatën e krijuar nga përhapja e coronavirusit. Në deklaratën që u publikua në përfundim të kësaj videoconference liderët e G7 njohën rëndësinë e situatës dhe e konsideruan atë një ‘tragjedi humane dhe një krizë globale shëndetësore e cila paraqet rreziqe të mëdha për ekonominë botërore”. Në një periudhë të tillë ku proceset ekonomike funksionojnë gjithmonë e më shumë brenda një kornize të vendosur nga globalizimi ekonomik, financiar dhe kulturor kuptohet që ngjarje të tilla nuk ka mundësi të mos lënë shenjë në ecurinë e tyre. Akoma më shumë në një periudhë të tillë ku pas krizës së madhe të 2008-tës dhe peripecive të 5  viteve të fundit pasojat e një krize të re të shkaktuar nga coronavirusi mund të jenë shumë të vështira për tu rekuperuar. Mbi të gjitha kur konsiderohet që humbjet në këtë krizë nuk janë thjesht shifra por jetë njerëzore masat që duhen marrë bëhen me imediate. Për këto arsye në deklaratë thuhet se qeveritë e G7ës përkushtohen të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar “një reagim të fortë global përmes një bashkëpunimi më të ngushtë dhe koordinimit të zgjeruar”. Pra bashkëpunimi dhe koordinimi i përpjekjeve  konsiderohen si thelbësore për të tejkaluar krizën shëndetësore dhe për të ruajtur stabilitetin e ekonomisë globale.  Gjithashtu vendosen si prioritete : “Koordinimi i masave të nevojshme të shëndetit publik për të mbrojtur njerëzit në rrezik nga COVID-19; Rivendosja e besimit, rritjes ekonomke  dhe mbrojtja e vendeve të punës; Mbështetja e tregtisë dhe investimeve globale; Inkurajimi i  bashkëpunimit në fushën e shkencës, kërkimit dhe teknologjisë”.

Prioriteti i parë nuk mund të ishte tjetër vecse bashkëpunimitme qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetrëve. Ministrat e shëndetësisë së vendeve të G7 do të koordinojnë tashmë cdo javë përpjekjet e tyre. Përpjekjet për kufizimin e përhapjes së virusit do të bëhet nëpërmjet koordinimit të menaxhimit të kufijve. Gjithashtu edhe nëpërmjet masave reale për përmirësimin dhe forcimin e sistemeve shëndetësore në të gjitha vendet. Theksohet roli thelbësor që luan në këtë përpjekje Organizata Botërore e Shëndetësise si dhe inkurajohen të gjitha vendet, organizatat ndërkombëtare dhe sektori privat për të mbështetur përpjekjet e globale  sic është Plani Global i Përgatitjes dhe Përgjigjes (Global Preparedness and Response Plan). Gjithashtu zotohen për të bërë përpjekje për të ofruar pajisje mjekësore atje ku ka më shumë nevojë si dhe për të mbështetur “projektet kërkimore të përbashkëta të financuara me fonde publike dhe private” me qëllim “prodhimin dhe shpërndarjen e një  trajtimi dhe një vaksinë, duke iu përmbajtur parimeve të efikasitetit, sigurisë dhe aksesit”.

Shqetsimi per nje krize te re ekonomike globale(shenjat e nje recensioni ekonomik po jep ekonomia amerikane,italiane etj) tashme nuk eshte thjeshte hipotetik.Nobelisti i shquar Stiglitz ne nje interviste te ketyre diteve thekson se pritet nje krize me e rende dhe me e komplikuar se ajo 2008-es,nje krize jo thjesht financiare por qe do godase forte kerkesen dhe oferten.Nuk besoj thekson –ai,se vetem masat klasike fiskale mund te na shpetojne nga ajo qe pritet te ndodhe.Duhet nje harmonizim i masave fiskale me ato ekonomike,sociale dhe administrative…..

Prandaj për përballimin e pasojave që përhapja e virusit mund të ketë në rritjen e ekonomisë globale liderët e G7 u zotuan të marrin të gjitha masat e nevojshme. “…ne po mobilizojmë gamën e plotë të instrumenteve, përfshirë masat monetare dhe fiskale, si dhe veprimet e synuara, për të mbështetur menjëherë dhe aq sa është e nevojshme punëtorët, kompanitë dhe sektorët më të prekur”. Këto masa synojnë të vijnë në ndihmë të bizneseve të vogla si dhe të punëtorëve që pritet të goditen nga masat e marra nga qeveritë për të kufizuar përhapjen e virusit. Gjithashtu i kërkohet Bankave Qëndrore të ofrojnë të gjitha majetet monetare të nevojshme për të mbështetur rritjen ekonomike dhe për të siguruar  stabilitetin financiar. Edhe në këtë përpjekje ministrat e financave të vendeve të G7 do të koordinojnë veprimet e tyre në nivel javor. Ministrat e financave do të duhet të bashkëpunojnë me Organizatat Ndërkombëtare në mënyrë që të sigurojnë mbështetje ndërkombëtare financiare për të ndihmuar vendet në zhvillim për të përballuar këtë situatë të vështirë.

Sic duket ditët, javët dhe muajt në vazhdim do të jenë thelbësore në përballimin e krizës së shkaktuar nga përhapja e coronavirusit. Bashkëpunimi, solidariteti dhe ndihma e ndërsjelltë, si në nivel kombëtar ashtu edhe në planin ndërkombëtar,  janë mjetet që kemi në dispozicion për të fituar këtë betejë të pabarabartë. Të gjithë së bashku mund t’ja dalim-ishte mesazhi i G-7.

PO SHQIPERIA?

COVID 19-ky “armik i heshtur” ka prekur dhe vendin tone.Reagimi me masa te forta parandaluse dhe menaxhimi i situates se deritanishme nga Qeveria e drejtuar nga Kryeministri Rama dhe agjensite zbatuese ka qene i menjehershem dhe maksimal me masa shume planshe,fale dhe solidaritetit,perkushtimit dhe mirkuptimit te personelit te sherbimit shendetsor,organeve te rendit dhe natyrisht te popullsise.Ky bashkpunim dhe zbatimi i ketyre masave duhet te vazhdoje ne menyre absolute.

Por krahas masave parandaluese te perhapjes se metejshme te kesaj “Pandemie” Kryeministri Rama njoftoi se shume shpejte ,gjate kesaj jave do te paraqese nje plan te mbeshtetjes finaciare-emergjente.Kjo deshmon per vemendjen e Qeverise per te perballuar kete krize humanitare dhe nga pikpamja e elementeve te tjere.Por duhet te kuptojme se ndryshe nga vendet e G7(qe edhe keto u gjenden te pa pergatitura),niveli i zhvillimit ekonomik e socoialte se ciles eshte shume i larte ,niveli i vendit tone eshte i pakrahasushem me to.Po ti shtojme kesaj situaten ekonoimke e financiare te krijuar nga goditjet e termetit te 26 Nendorit dhe COVID 19 atehere masat nuk do jene te lehta.

Keto masa duhet te jene  te kujdesshme dhe efikase, te harmonizuara,administrative me ndikim e efekt te perkohshem financiar,fiskale dhe sociale, emergjente dhe te perspektives.Dhe natyrisht ketu nuk ka vend per “Shpikje”.Shume pervoja te masave qe vendet e tjera po marrin,aq sa mund te pershtaten,sipas gjendjes dhe situates tone financiare ,mund te adaptohen.

Kur themi masa emergjente e administrative kam parasysh planin financiar te Kryeministrit per pagimin e pagave te punonjesve qe kane qene te detyruar te te mos shkojne ne pune,apo shtyerjen e afateve te dorrezimit te pasqyrave financiare,shtyrjen e afatit te pageses paradheniete tatimimbi fitimin,apo te ndonje pagese tjeter,shtyrjen e pagesave te kesteve te kredive te banave te nivelit dyte,pezullimi i penaliteteve etj. Dhe kjo seshte e lehte.Kerkohen klasifikime,analiza,informacione qe nekushtet aktuale nuk jane forte te lehta.Por nga ana tjeter,situata e krijuar,sidomos ajo globale,kriza ekonomike qe na kerrcenon dhe plkeksja e saj me ate humanitare nga COVID 19, deshmojne se  duhet te fillojme te mendojme dhe per ate “qe vjen pas”.Zhvillimet ekonomike globale po ndodhen perball”te papritura” dhe zgjidhjet nuk mund te jene teresisht standarte.Funksionimi i demokracise funksionale do kerkoje me shume bashkpunim te Qeverive me shoqerine civile dhe me qytetaret.Ne duhet te mendojme edhe per me tej.Zhvillimet e papritura,ndryshimet klimaterike,fatkeqesite natyrore ,ndikimi i faktorve te zhvillimeve te jashtme dhe te brendshme ekonomike,implikemet qe kane sjelle na kane detyruar shshpesh qe te bejme ndryshime me akt normativ te buxhetit vjetor.Dhe mire kemi bere.Natyrisht qe edhe ne rastin e sivjetem do te behen.Dhe me tej.Ne duhet te jemi te gatshem per te menaxhuar cdo situate te papritur duke konsideruar edhe rrezerven valutore ,ne se do te jete e nevojshme.Kjo do te mundesoj rialokim te fondeve me orientim me te drejte ndaj perballjes me  siuaten e krijuar(poet termeti,Covid-19,paralizimi i aktivitetit ekonomik,etj).Pertej kesaj,kriza aktuale humanitare dhe ajo ekonomike e pritshme (se eshte ne fillimet e saj),apo te cfare mund te ndodhi. duhet te na beje te reflektojme per politika te reja te zhvillimit te vendit,per me shume vemendje ndaj ndryshimeve klimeterike dhe ekonomise se gjelber dhe ndryshimeve klimaterike,per me shume vemendje ne investimet per shkence e teknollogji,per ekonomine blu,per “fytyren” qe do kete ekonomia jone e ardhshme me prioritetet klasike por edhe si nje ekonomi e orientuar nga sherbimet.Nderkaq,askush nuk mund te percaktoj afate te mbaarimit te kesaj situate dhe kthimit ne normalitet.Jam i sigurt se Banka e Shqiperise,Ministria e Financave dhe Ekonomise dhe institucionet dhe agjensite e tjera te fushes,me keshillimin me institucionet nderkombetare, po bashkpunojne per scenaret e mundshem. VETEM KESHTU ME BASHKPUNIM MUND TJA DALIM.