Petro Skënder Luarasi: Kultura e poetit dhe tallavaja e ”mbretit”

592
Sigal


Gazeta Telegraf/


Më 8 Tetor 2016 më tërhoqi vëmendjen kontrasti thelbësor i dy ngjarjeve:
përkujtimi në Pukë i 105- vjetorit të lindjes së gjeniut të letrave shqipe,  Millosh Gjergj Nikolla dhe dasma përrallore në
Tiranë e ‘’Princit’’ Leka Zogu’’ – qytetar i Republikës së Shqipërisë. Në
ngjarjen e parë, modeste, pashë me sy e ndjeva me shpirt, dashurinë e respektin
e popullit pukian dhe përfaqësuesve të artit e kulturës kombëtare, që i dhuruan
 “me bukë e
kripë e zemër” kurorën poetike tempullit migjenian. Në ngjarjen e dytë, që e
dëgjova nga media, kuptova nivelin e mendësisë së kastës së re “aristokratike”  shqiptare, që shijon krenarisht luksin marramendës
kundrejt nivelit  të mjerë të popullit, i
cili hesht, por nuk harron.

Me këtë rast po paraqes një poezi të shkruar nga
një i njohuri im, duke shprehur keqardhjen, përse ai nuk ia bashkoi këtë gonxhe
buqetës poetike migjeniane



Fërgim Demiri –
”Nobel Manastirli”


UNË, DHE DHEMBJA IME

Dhembje, kush je
ti?!

Unë jam njeri, po ti?
Flakë që shkrumbon zemrën e njomë timen,
S’ke mëshirë aspak për mua, je e vrazhdë ti,
Unë, jam i butë dhe duroj, po ti që po më ndjek?
Ti je mbarimi i lumturisë sime gjithmonë, e di ti?!
Ah, sikur të mos ishe ti, sa mirë do të më ishte
mua,

I lumturuar çdo herë do të isha unë pa ty, e
shkretë dhembje,

E kur të largoheshe ti, unë do shkrihesha nga
gëzimi në vazhdë,

Do shporreshe ti farë mjerimi, që s’më le rehat
njëherë,

Ma bëre jetën time vrer, e hi,
Shporru, se dua lumnimin në sy, e ngrohtësinë në
zemër, tani,

E vafsh në Mal të shkretë me gjithë zjarrin që ke
ti,

U harrofsh e u mallkofsh, nga gjithë Perënditë që
ka në Botë,

Unë jam njeri që vuaj nga ty, e ti…?!