Bardhyl Hazizaj: Dasma e nipit të Ahmet Zogut, një alibi e prapaskenave ndërkombëtare

628
Sigal

Gazeta Telegraf/


Populli thotë: “Kush shikon vetëm prapa, i plastë syri dhe kush nuk e kthen
kokën pas, i plaçin të dy sytë, “..Për ditë themi:”ne nuk kemi shtet“, vaj halli fëmijët
tanë që akoma nuk e dinë, ç’është shteti. Po afron një çerek shekulli, ku po
ndodh një regres i pashembullt, moral e material,  historik e kulturor. E vërteta është se shteti
shqiptar festoi zyrtarisht ditëlindjen e Mbretit Ahmet Zogu në Pallatin Mbretëror ! Botërisht, dihet se Zogu ka lindur më 8 Tetor
1895 dhe organizimi i dasmës në këtë ditë nuk
është rastësi, por është përpikmëri! Politika jonë kërkon të
na ktheje 200 vjet prapa në feudalizëm! Kamuflazhi bie sapo të ndizet drita!
Komedia e mbretërimit të Zogut mori fund në 7 prill të vitit 1939 kur Italia
nisi pushtimin e Shqipërisë, ndërsa ushtria shqiptare dhe armatosja e
popullsisë u sabotua nga eksponentë të saj, të blerë nga italianët.

Zogu në prill 1939-s, zbrazi bankën shqiptare dhe
fluturoi tamam në ditën që Italia fashiste pushtoi dhe aneksoi Shqipërinë. Më 9
Prill, një ditë pas hyrjes së tyre në Tiranë, Italianët formuan një  të ashtuquajtur komitet admistrativ nën
kryesinë e Xhafer Ypit, ish-inspektor i përgjithshëm i Oborrit të Zogut. Mandej
mblodhën menjëherë, më 12 Prill, një të ashtuquajtur “Asamble
kombëtare”, e përbërë prej bejlerësh bajraktarësh, tregtarësh të mëdhenj,
njerëz pozitash, klerikë e parësi – gjithsej 159 veta – të cilët aprovuan me
duartrokitje vendimet e përgatitura në Romë dhe të dorëzuara Xhafer Ypit prej
Legatës italiane në Tiranë. Këto vendime e rrëzonin Kushtetutën e vitit 1928
dhe “i luteshin” mbretit të Italisë, Viktor Emmanuel-it III, që të
pranonte kurorën e Shqipërisë. “Asambleja” ngarkoi njëkohësisht
Shefqet Vërlacin, më i madhi çifligar i vendit, për të formuar “qeverinë
shqiptare”. U caktua mandej një grup karnavalesh veshur me uniformën
fashiste për t’i shpurë në Romë kurorën e Shqipërisë Viktor Emmanuel-it III. Në
botën e jashtme, pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste u dënua përgjithësisht…
Vetëm Shtetet e Bashkuara  të Amerikës u
shprehën kundër. Sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme, Cordell Hull, në një
deklaratë që bëri më 8 Prill, e dënoi sulmimin e përdhunë fashist si një
kërcënim për paqen. Shteti komunist e ndaloi kthimin e Ahmet Zogut me 24 maj
1944. Edhe vetë Kushtetuta e Mbretërisë përcakton:-Në nenin 65 të Kushtetutës
se Mbretërisë së vitit 1928 thotë se, “Mbreti po u largua më tepër se tre muaj
nga Shqipëria, humbet të drejtën e fronit”. –