Përparim Spahiu: Amnistia fiskale

551
Sigal

Kanë qënë të shumëta, në disa vende, dhe nga studime është arritur në konkluzionet se:

1 – Amnistia fiskale në shumicën e raste ka gjeneruar pak të ardhura për buxhetin.

Besoj dhe KM ka lexuar pak gjë dhe nuk e bën për të shpëtuar buxhetin nga borxhi i rrënduar

2 – Individë apo kompani, është shumë e mundur të bëhen pjesë e amnistisë, nëse kjo e fundit do të shoqërohej nga ndyshime domethënëse të sistemit të taksave dhe tatimeve.

A foli KM-ja për ndryshime të tilla? Jo.

3 – Qytetarët të jenë të bindur që amnistia do të ndodhë vetem njëhere dhe kjo bindje krijohet vetëm kur kemi një qeverisje të besueshme.

Vetëm fakti që një projekt i tillë do të diskutohet dhe votohet nga një parlament ku i mungojnë 18 deputetë (nga 140 që kërkon Kushtetuta ka vetëm 122 dhe nga këta vetëm 84 besohet se janë të ligjshëm), e bën këtë projekt të pabesueshëm që do të ndodhë vetëm njëherë.

Atëherë përse Edi Rama e ndërmer këtë iniciativë?

Për mua ka vetëm një arësyje, të lehtësojë barrën e sipërmarësve ndaj ligjit, që kanë investuar paratë e pista të korrupsionit politik në ekonomi…!!!

P.S. Fakti që ka shumë korrupsion dhe para të pista në ekonomi vë në dyshim që do të ketë pak të ardhura në buxhet nga amnistia😊