Pali Nito: Deri kur do të vazhdojmë të gdhihemi e të ngrysemi me përralla e telenovela Turke?

32
Sigal

Kudo e gjithandej filmime dhe pamje turke a thua se jemi në Stamboll, Izmir apo Anadoll. Dhe është me të vërtetë e çudiçme dhe po aq paradoksale që Kinematografia jonë, aktorët, artistët, intelektualët, profesionistët dhe regjizorët i bëjnë karshillëk kësaj dukurie aspak normale në vend që të reagojnë me instikte dhe reflekse të shpejta.

Përralla dhe telenovela Turke janë bërë një rutinë e përditshme , e mërzitshme dhe recidiviste e që tashmë janë bërë aq të shpeshta sa kanë fituar të drejtën e qytetarisë. Përditë e në mënyrë të përsëritur e në vazhdimësi të çfaqen gra plaka të veshura alla-Turkoshakshe, me shami të bardha me dolloma e me çitjane, na çfaqen vajza e çupulina me shami të kuqe në kokë e çanta shpine në kurriz. Po kshtu na shfaqen djem azgan e mjekrosh me mjekrra të zeza si korb i zi. Kudo e gjithandej filmime dhe pamje turke a thua se jemi në Stamboll, Izmir apo Anadoll. Dhe është me të vërtetë e çudiçme dhe po aq paradoksale që Kinematografia jonë, aktorët, artistët, intelektualët,cprofesionistët dhe regjizorët i bëjnë karshillëk kësaj dukurie aspak normale në vend që të reagojnë me instikte dhe reflekse të shpejta. E them me hidhërim , me dhimbje e me trishtim se nëse Kinomatografia jonë nuk reagon ndaj këtij fenomeni, ahere Kinematografia jonë rrezikon seriozisht që të rrëshqas drejt orientit, Stambollit, Izmirit dhe Anadollit e përse vallë na duhet ky vërshim me ovërda dhe liberta e pa limite me prralla e telenovela Alla Turkoshakshe?

E për më tepër kur kemi filmat tanë të mrekullushëm ku do të veçoja filmin ballë për ballë, në fillim të verës, udha e shkronjave, e sa e sa filma të tjerë që zgjojnë, shumfishojnë dhe lartësojnë ndjenjat tona patriotike e atdhetare në mbarë qytetarët dhe shoqërinë tonë që e duan mëmëdhenë si Shqiponja Folenë. Ndonëse bëm me të drejtë kritik për vërshimin me ovërda dhe liberta të prrallave dhe telenovelave Turke dy Popujt tanë janë dy popuj miq e për më tepër ne Shqiptarët i jemi mirnjohës Shtetit dhe Popullit Turk që është ndodhur dhe na ka ndihmuar ekonomikisht dhe financiarisht në raste fatkeqësish natyrore ku do të përmëndja ndërtimin e një lagjie të tërë me ndërtesa anti sizmike, të bukura e komode për të jetuar. Më duhet të theksoj dhe njëherazi të nënvizoj se aktualisht në Turqi jetojnë mbi pesë milion Shqiptarë që me patjetër janë një urë lidhëse midis dy Shteteve dhe Popujve tanë e që me patjetër do t’i kontribuojnë forcimit të mëtejshëm të mardhënjeve politike, shoqërore, ekonomike dhe diplomatike midis Shqipërisë dhe Turqisë këtij partneri dhe aleati të rëndësishëm strategjik. Prandaj mbetet përherë nevojë dhe domozdoshmëri imediate që këto marrdhënje të jenë përherë permanente e të konsoliduara pasi veç të tjerave i shërbejnë paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonë e më gjërë, kujtoj dhe njëherazi nënvizoj se ajo që po ndodh me popullin e Ukrahinës si rrjedhojë e agresionit të pashëmbullt Rusë është e rëndë dhe trishtuese e po aq tronditëse e për këtë të gjithë vëndet dhe popujt e rajonit domozdoshmërisht duhet të rreshtohen e të mbështesin Popullin martir të Ukrainës,