Osman Murati: Shqipëria në rrugë-kryqe! Popull Fatkeq!

742
Me Demokraci anti-popull, me Drejtues sa aventurierë e Kopukë po deri edhe kriminelë. Mbetemi me të vërtetë me një shtet mafioz. Shtet Krimi. Iku Sala, erdhi Lala që po bëhet perandori i Shqipërisë, sepse fajin na e paska vetëm Sala. Mirë të na e bëjë, të na rrasi kësulën deri tek të dy veshët, me taksa për të vjedhur, se shtet nuk ka. kush është Edi! Me banka, me vila, me kanale televizive, me sejmenë e servilët e tij. Godinën e Kryeministrisë e ka kthyer shtëpi me kuzhinë, me dhoma ndenjeje…., me vizatime nëpër mure si shtëpi ciganësh! Me kosha basketbolli. fyerjen, batutën dhe gënjeshtrën i ka kolona të veprimtarisë së punës së tij. Jemi të kënaqur me këtë progres të Shqipërisë, sidomos vetingu i gjyqësorit po na nxjerr faqebardhë! Evropa kështu e do Shqipërinë. Fatkeqësia qëndron se Shqipëria konceptohet vetëm Tirana. ambasadorit të BE-së dhe te SHBA-së, u vjen erë e rëndë. E kuptojnë vetë ata. Përfundimisht të nderuar shqiptarë, po punoni për agallarë. Unë jam në moshë që nuk mund të bëj revolucion, se e di rrugën, sepse na e ka mësuar Enver Hoxha, më 8 nëntor të vitit 1941. Me çlirimin e Shqipërisë, më 29 nëntor 1944 dhe ka vazhduar deri në prill të 1985-s. me tej e zaptoi kopukhanja, dhe tani nja dy, tre shekuj do të kthehemi në tokë të djegur dhe teë mbajmë vetëm Tiranën e pashallarëve të rinj dhe të toptanëve të vjetër. Faqe e zezë, në çfarë kohe po jetojmë!
Sigal