Nga rënia e murit të Berlinit më 9 Nëntor 1989, te bashkimi i dy Gjermanive

234
Sigal

Nga Albert Zholi

Prej 31 vjetësh dy Gjermanitë, Lindore dhe Perëndimore, u bashkuan për të rikrijuar Gjermaninë e sotshme. Pra, më 3 tetor të vitit 1990, Gjermania zyrtarisht u bashkua, me synimin që dy pjesët e vendit të jenë të zhvilluara në të njëjtën masë në një të ardhme të afërt. Gjermania vuajti ndarjen e saj në dy pjesë: njëra, ajo perëndimore u kontrollua nga aleanca perëndimore e prirë nga SHBA-të, kurse tjetra, ajo lindore nga Bashkimi Sovjetik. Meritat u përkasin, krahas qytetarëve gjermano-lindorë, ashtu edhe liderit sovjetik Mikhail Gorbaçovit dhe kancelarit gjerman të kohës Helmut Kohël. Gjithçka nisi me rënien e Murit të Berlinit, më 9 Nëntor 1989. Deri më 3 tetor 1990 kishin kaluar 323 ditë. Muri kishte qenë simboli i ndarjes së Gjermanisë dhe tërë botës në dy blloqe. Rënia e tij u bë simbol i fuqishëm i përfundimit të Luftës së Ftohtë. Kronikanët thonë se rënia ishte kurorëzim i përpjekjeve të paepura të gjermano-lindorëve të guximshëm. Askush nuk priste që në rrugë paqësore muri do të shembej aq shpejt. I ngritur më 1961, në një gjatësi prej 155 kilometrash, muri për plot 28 vjet ishte bërë pengesë famëkeqe që ndante familje e miq në të njëjtin qytet, që në fakt ishte vijë ndarëse e dy botëve. Dhe kjo nuk ishte se nuk pranohej nga bota përparimtare. Më 1987, presidenti i atëhershëm amerikan, Ronald Reagan, nga Berlini i ishte lutur udhëheqësit reformator sovjetik Mikhail Gorbaçov që në emër të paqes, begatisë për Bashkimin Sovjetik dhe Evropën Lindore ta shembte murin e ndarjes. Ajo edhe ndodhi. Shembja e murit dhe bashkimi i dy Gjermanive ishin edhe një kushtrim për flakjen e zgjedhës në vende të tjera të bllokut lindor, përfshirë këtu edhe ish-Jugosllavinë, por edhe Shqipërinë.

Kundërshtimi

Dy Gjermanitë u bashkuan edhe pse fqinjët dhe fuqitë e mëdha evropiane ishin kundër këtij bashkimi. Kundër ishin Polonia e Franca, Italia e Britania, ku tepër aktive kundër procesit të bashkimit ka qenë ish-kryeministrja Thatcher. Fuqitë e mëdha ishin kundër për arsye kryesisht egoiste, sipas parimit konservator të ruajtjes së balancës së fuqive. Por historia është progresive, dhe balancat e padrejta gjithnjë prishen. Andaj gjermanët e realizuan ëndrrën e tyre duke u bazuar tek vullneti i vet, e tek mbështetja e SHBA-ve, këtij partneri të jashtëzakonshëm të vetëvendosjes së popujve.

Bashkimin e Gjermanive e kanë mbështetur asokohe shumë kombe të ndarë, si psh. irlandezët, apo edhe ne, shqiptarët.

Fillimisht ato nënshkruan traktatin për unifikimin e politikave monetare, ekonomike e sociale, pastaj një sërë marrëveshjesh të tjera, e në fund bënë veprimin më të mirë për popullin e tyre e për krejt Evropën, u bashkuan.

Ju sjellim 10 kuriozitete nga bashkimi i tyre, që me siguri do ju lenë pa fjalë.

 

  1. Leticla Koffke ishte misi i vetëm në Gjermaninë Lindore dhe u shpall e tillë ditën kur ra Muri i Berlinit. Në DDR një kohë të gjatë ishte i ndaluar zhvillimi i konkurseve të bukurisë.
  2. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë kohës së rënies së Murit të Berlinit ka qenë duke kryer Sauna.
  3. Vetëm 16% e gjermanëve lindorë kishin telefona në shtëpi gjatë vitit 1989. Për celularë as që bëhej fjalë.
  4. Te komunistët gjermanë kishte vetëm një lloj birre, që quhej AUBI, “Autofahr-Bier” (Birra e Vozitjes). Bestnameever.
  5. Në Gjermaninë Lindore për herë ta parë jeansat (xhinset) janë veshur në vitin 1968. Ç’të kenë veshur para këtij viti?
  6. Gjermania Perëndimore kishte rrogat mesatarisht dy herë më të mëdha se Lindorja.
  7. Në Gjermaninë Lindore kishte rreth 6000 vetëvrasje në vit, ndër më të mëdhatë në Botë.
  8. Coca-Cola është futur në Gjermaninë Lindore vetëm pas rënies së Murit të Berlinit.
  9. Në Gjermaninë Lindore nuk kishte banane.
  10. Boksieri i famshëm nga Gjermania Lindore, Axel Schulz, ka kujtime të këqija nga Muri i Berlinit, pasi në 9 Nëntor, ai po zhvillonte festën e datëlindjes, ku të gjithë të ftuarit ju larguan për të parë zhvillimet e reja të politikës. Po binte Muri Famëkeq.

Si dhe pse u ndërtua Muri i Berlinit 60 vjet më parë?

Më 13 gusht 1961, udhëheqja e RDGJ-së filloi ndërtimin e murit që për gati 30 vjet do ta mbante Gjermaninë të ndarë dhe që u kthye në simbolin e ndarjes mes Evropës Lindore e asaj Perëndimore.

Në fillim të gushtit të vitit 1961 në Moskë u takuan udhëheqësit e atëhershëm të partive komuniste të Bllokut Lindor. Ata vendosën mbylljen e kufirit mes Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore.

Më 12 gusht 1961, Valter Ulbriht, kryetar i shtetit i RDGJ nënshkroi urdhërat për mbylljen e kufirit. Më 13 gusht, ushtria, policia dhe trupat luftarake nisën të ndërtojnë Murin e Berlinit.

Ai ishte simboli pёr ndarjen e botёs nё Lindje dhe Perёndim, pёr luftёn mes komunizmit dhe kapitalizmit: Muri i ngritur nё Berlnin mё 1961 nga Republika Demokratike e Gjermanisё (RDGJ) e qeverisur nё mёnyrё diktatoriale. Pjesa perёndimore ishte njё zonё 155 km e rrethuar me beton e tela me gjemba, por megjithatё njerёzit nё kёtё zonё mund tё lёviznin anё e mbanё tё lirё. Berlini Perёndimor ishte pra njё ishull i lirisё nё mes tё territorit tё RDGJ-sё komuniste.

Nё tё kundёrt pёr shumicёn e gjermano-lindorёve, qё ishin kaq pranё Perёndimit pёr dekada Berlini Perёndimor ishte si toka e ёndёrruar.