Nesho: Nuk pres asgjë nga mandati i tretë i Ramës, drejtësia e kapur nga partia-shtet

252
Sigal

Diplomati Agim Nesho, në një intervistë  foli për gjendjen politike në vend.

Nesho theksoi se nuk pret asgjë nga mandati i tretë i Ramës, duke shtuar se drejtësia e re është kapur nga partia-shtet.

“Nuk pres asgjë nga mandati i tretë i Ramës. Rama po tregon se problem kryesor është regjimi i tij, pushteti autoritar dhe mosllogaridhënia, një njeri që ka kthyer partinë-shtet. Rama po tregon se drejtësia do të godasë, në kohën që dihet se edhe drejtësia është kapur prej tij. Është Rama që ka prishur çdo ekuilibër normal në këtë vend.

Rama është mbi të gjiha kryeministër klientelist. Shqipëria ka qeveri të imponuar. Pas Rama – Vuçiç fshihen projekte të tjera. Ndërsa, në lidhje me afganët, është marrë vendimi vetëm nga Rama. Nuk ka transparencë fare për këtë rast. Rama merr vendimet i vetëm, duke mos pyetur për shtetin e së drejtës dhe institucionet përfaqësuese të popullit. Rama ka bërë vetëm propagandë për afganët”, deklaroi Nesho.