Hajro Çini: “Dënimi” farsë i Saimir Tahirit ishte aq i turpshëm dhe aq i dëmshëm sa asnjë njeri i ndershëm nuk mund ta pranojë si drejtësi

244
Sigal

Nga Hajro Çini

“Dënimi” farsë i Saimir Tahirit ishte aq i turpshëm dhe aq i dëmshëm sa asnjë njeri i ndershëm nuk mund ta pranojë si Drejtësi.

Tahiri hyri mbrëmë në burg si multimiljoner dhe se pasuria e tij, disa dhjetra miljon euro, u amnistua dhe çertifikua. Ajo është pasuri e vënë si rezultat i aktivitetit të tij si pjesë e një grupi të tmerrshëm të strukturuar kriminal dhe se duhej të ishte sekuestruar me vendim gjyqi.

Veç sigurisë së pasurisë, Tahiri ka të qartë se sapo në vendin e Presidentit Meta të betohet një antar i grupit të strukturuar kriminal që ka uzurpuar, me mbështetjen e pallogjikë, të USA, të gjithë pushtetet në Shqipëri, do të amnistohet.

Pra “dënimi” i Tahirit ishte fitore domethënëse disa planëshe e Tahirit. Prandaj edhe ai as foli dhe as nuk do të flasë. Ai është “legalisht” fitimtar. Po të mos ishin përgjimet kokëforta të Italisë, kjo çështje do të ishte mbyllur me kohë dhe se Tahiri do të ishte shpallur me kohë hero dhe i pafajshëm.

Kjo është fitore edhe e Kreut të Meduzës Rama, sepse me mbylljen, me sukses, të çështjes Tahiri ai mbylli një nga çështjet më të çertifikuara dhe më të dokumentuara të aktivitetit të Krimit të Organizuar që ai drejton.

Kjo ishte fitore edhe për Don Lu-në, mbështetësin e palëkundur të Tahirit në kriminalizimin deri në çdo qelizë të policisë si dhe kanabizimin e plotë të Shqipërisë. Unë nuk mund të spekulloj, edhe pse dyshoj, se Don Lu ka përfituar financiarisht nga aktiviteti kriminal i “Rilindjes” sepse ai ishte shumë më i sofistikuar se Governatorja e vetëshpallur, në shkelje të Konventës së Vjenës, në shkelje të Sovranitetit të Shqipërisë, Yuri Kim, sepse ai nuk i ka bërë kurrë publike dhuratat që merrtë nga Krimi i Organizuar, siç bënte në fillim, plot enthuziazëm, Guvernatorja Kim, apo nuk doli kurrë nga zyrta e krimit të Organizuar me kuti të mëdha të bardha në duar siç dilte Guvernatorja Kim.

Ky “dënim” do të “enthuziazmojë” edhe Guvernatoren ilegale Yuri Kim, e cila në vazhdën e Don Lu-së i ka çuar gjërat në ekstremin më të keq të mudshëm të shkatërrimit të çdo shtylle të Shtetit Shqiptar, si dhe zhdukjen e plotë të Sovranitetit të Shqipërisë.

Ky “dënim” ishte edhe pritshmëria e Krimit të Organizuar për “Reformën” Sorosiane të Sistemit të Drejtësisë, e cila ishte shkatërrim total i atij sistemi si dhe nënshtrimin e plotë të mbetjeve të Vetingut ndaj Krimit të Organizuar.

Shqiptarët duhet ta kuptojnë se USA reale, dmth ajo që duhet të përcaktojë politikën e shtetit Amerikan, nuk ka pikën e interesit në Shqipëri, dhe se në vënd të saj politikat për Shqipërinë i përpilon dhe zbaton një grup i korruptuar nga Soros, në përbërjen e të cilit është edhe Sekretari Blinken.

Por edhe po të mos ishte Soros, unë kam kohë që e kam kuptuar se Diplomacia Amerikane, që vetëm diplomaci nuk mund të quhet, nuk di se çfarë bën, dhe se ajo do të ishte po aq shkatërruese sa ajo që kemi parë deri më sot në Tiranë.

Duke parë se shumë ambasadorë Amerikanë të pas 1990 në Tiranë, kanë qënë haptazi në krah të krimit dhe në sulm kundër ndershmërisë më lind pyetja (dhe indinjimi):

“A i kontrollon këta horra Amerika apo është shndërruar vetë ajo në problematike?”

Kryeredaktori i televizionit Indian, Rajat Sharma, shprehu në mënyrën më koncize të mundshme një perlë se çfarë përfaqson dështimi:

“Në se ju e ndjeni veten të padobishëm, kujtohuni, i mori USA katër Presidentë, disa triljona dollarë, miljona jetë njerëzish dhe 20 vjet, për të zëvëndësuar Talibanët me Talibanët.”

Po ashtu, nga të gjitha vend ish komuniste, që shpresuan në “reformat” që prezantonte perëndimi, vetëm ato shtete që u mbështetën tek Gjermania ja dolën mbanë, dhe Kina që nuk i pranoi fare.

Ndër “sukseset” që “diplomacia” amerikane përmënd me krenari dhe enthuziazëm janë:

– Reforma në Drejtësi në Shqipëri (“Ramaforma”);

– Shikoni Rusinë, mbasi e mbushi me korrupsion (Lewinsky- Jeltcin) dhe ja la përsëri në dorë të KBG-së;

Prandaj me të drejtë, mendimtari dhe shkollari i shquar i këtij shekulli Nassim Nicholas Taleb është shprehur:

Ka ardhur koha që politikëbërësit amerikanë të kuptojnë se sa më shumë që ndërhyjnë në vende të tjera, për hir të stabilitetit, aq më shumë ato sjellin paqëndrueshmëri (përveç rasteve të ndonjë gjendje të jashtëzakonshme). Ose ndoshta është koha për të reduktuar rolin e politikëbërësve në çështjet e politikave.