Nazmi Çela: Largimi nga jeta i shokut të klasës 5-të vitit 1965-`66, Luan Iljaz Kotobelli

Mali i Tomorrit, i parë nga Durresi (Foto Gëzim Domi )

Nazmi Çela
Anetar i Kryesisë së SH.A.K.Tomorri

I pabesueshëm, po fatkeqësisht lajmi ishte i vërtetë, për ndarjen e befasishme nga jeta të shokut dhe mikut tonë Luan Kotobelli, i lindur në 01.08. 1954 në Prishtë, Çepan, Rrethi Skrapar.

NOA

Shkollën fillore e ka ndjekur në  Prishtë  “Novruz Bejko” në vitin 1966, ndërsa arsimin 8-vjeçar, Shkolla  “Hysen Zyka”, Çepan. Ka vazhduar shkollën 2-vjeçare në Kuçovë për naftë, më vonë shkollën e mesme bujqësore. Ka punuar si administrator i produkteve ushqimore në Prishtë, e më pas u transferua  në  Durrës. Në vitin 1974 kur lirua nga ushtria, erdhi  në fshat e u zgjodh sekretar i rinisë së fshatit dhe antari i plenumit  të rinisë së rrethit, Në vitin 1976 vazhdoi kurs firzamonike, 6 muaj në pallatin e kulturës  “Riza Cerova” Çorrovodë. Mbas kursit e emëruan përgjegjës  i Vatrës Kulturës Prishtë për 3 vite. Duhet theksuar se gjatë kësaj kohe zhvillohedhin  shumë  aktivitete kulturore e sportive të larmishme, ku më shumë me fshatrat e Dëshnicës (Përmet). Vlen të theksojme se Luani ishte  organizator i shkëlqyer dhe përveç programeve  artistike, nuk mungonin as ndeshjet e futbollit e volejbolli. Në vitin1979 u emërua magazinier i koperativës deri në prishjen e sistemit. Në vitin 1992 u zgjodh  kryeplak i fshatit deri ne 1996. Rreth vitit 2009 u vendos   në Durrës, ku punoi  në këmbim valuator derisa doli në pension. Luani i martuar ka 3 djem e 1 vajzë, Altin është më i dëgjuari, futbollist profesionist  me klubet Partizani, Teuta dhe kapiten i Durrsakëve.

Mali i Tomorrit, i parë nga Durresi (Foto Gëzim Domi )
Mali i Tomorrit, i parë nga Durresi (Foto Gëzim Domi )

Ishte data 10 shkurt 2026, kur sapo çohemi nga gjumi kur shikoj një postim që njoftonte largimin nga jeta të Luan Kotobellit i cili na pikëlloi e hidhëroi për largimin e një shoku. Në mesazhet e shokëve  shkruhej: Lajm i trisht, i dhimbshëm dhe  pabesueshem! Me të lexuar njoftimin në Facebook, hymë në lidhje si shokë klase dhe fshatarë të tij, ndërsa Hajdarin e morëm kur vajtëm në Durrës i cili u bashkuam me grupin për ta përcjellë në banesën e fundit shokun e bashkëmoshatarin tonë. E dhimbëshme e rëndë, por domosdoshmërisht për ne që po bënim plane për të konkluduar e aritur në një takim të tërë klasës pas një periudhe mbi 60 vite.

Në përcjelljen e Luan Kotobellit erdhën e morën pjesë shumë  njerëz të afërm, shokë, miqë e dashamirës, bashkëmoshatarë e shokë të klasës, bashkëkomunarë, nga trevat e Skraparit dhe pstriotë të ardhur e të  akomoduar në Durrës ku mund të thuhet me siguri që në këtë bashki ka shumë skraparas të ardhur me kohë. U largua edhe një nga bashkë moshatarët, shokët e klasës, e të fëmijërisë së herëshme. Luani ka qënë  pjesë integrale e shoqërisë së pastër e të shëndetëshme, shokë me humor e njeri energjik! Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, shokët dhe miqtë për këtë largim të parakohshëm! Lamtumirë shoku ynë Luan! Do na mungosh shumë; Nazmi Çela, Zagoll Gjoni, Mersin Hajdaraj, Pelivan Duro, Rexhep Toto, Hajdar Gërmenji.

Një ngushëllim i veçantë vjen edhe nga Kryetar i SH.A.K Tomorri Engjëll Musai :

Kur dijetarët flisnin për  njerëzit me vlera shoqërore dhe patriotike thoshin se sa me larg distancohesh nga ndërtesat e larta, aq më të larta duken. Dhe ti miku ynë i mirë, bir i Skraparit dhe “Tomorrit” tonë të shenjtë do të mbeteni si monument i lartë që përherë do na shëmbëllesh edhe më i lartë. Lamtumirë, miku dhe bashkëpatrioti ynë i shenjtë Luan  Kotobelli !