Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Gjoni Alushani: Pasqyrë moj  pasqyrë

Pasqyrë moj pasqyrë
Që e ndryshonë fytyrë.
Bashkë takohemi për ditë.
Të kam dhe s’të kam frikë.

Pasqyrë kur më pëlqenë
them si ti nuk gjenë.
Me rregullon sy e fytyrë
dhe nuk ndahemi kurrë.

NOA

Sytë bukur me shkëlqejnë.
Buzët si qershi e njomë.
Faqe gush si dëbora ,
asnjëherë s’të heq nga dora.

Vite kemi duke parë
Tani shihemi më rrallë.
Dua s’dua të shikojë
Difektet ti rregulloje.

Një laps marr në dorë;
sy dhe vetull rregulloj.
Pudër ka me bollëkë
rrudhat të mos kenë vende.

Leu ngjeu nuk jam unë!
Jam kopje në pasqyrë.
Njera tjetrën e shikojmë
Jemi bërë të gjitha një llojë.

Nga lajkat fillojme:
Sa e bukur me je bërë
Më je yll, më je hënë
Mosha prap mbet në vende.

Ti vetëm më rinohesh
Dite për ditë më zbukurohesh.
Dukesh si goc e re,
fare rudha nuk ke.

E moj grua sa gëzon!1
Merr krahë e fluturonë.
Me shoqet ndihesh mirë
Shiu -shiu në pasqyrë.

Me avash ju afrova:
Gjithandej u rrotullova.
Vetullat kishin rënë fare,
sytë futur në kamare.

Buzët e bukura si qershia
ishin bërë vija vija.
Faqet duart si dëbora
ishin bërë njolla njolla.

Jo thashë nuk jam unë
Fain e ka kjo pasqyrë!
E mora e pastrova
por asgjë nuk ndryshova.

E hoqa e flaka fare!
Bleva një më të madhe.
Thash tani do shifem mirë
Po ishte e njejta fytyrë.

Qava dhe qesha me lotë
Pasqyrë të theva kotë.
Unë kjo jam në të vërtet
dhe ky është një realitet.

Mirë të gjithve ju a hodha!
Po me Zotin si të veproja.
Ai çdo gjë mbanë shënim,
Zoti s’bën kurrë gabim.

Dhe të gjithëve kur ju shohë
Shohë vetveten do mos do
E them dhe e pranoi
pleqëria mos të na mundojë.

Avash avash piqet gruri o balosh
Dal ngadal fiken yjet more dial
Qofte me radhe e me sere
Se  do ikim të tërë.

Se kysh e ka mbajtur këtë botë
që ta mbajmë neve sot!