Jashtë kohës
mos ma merr çastin!
Jam e pa kohë tani.
Nuk kam thinja mbi flokët e mi!
Zhduka praninë time nga do.
Tani jam aty ku koha nuk ka kuptim.
Jam aty, ku akoma nuk kam lindur.
Dhe pres sa herë që shkoj, të rilind.
Mos ma merr çastin tani,
kthehem përsëri.
Mua më pëlqejnë lulet
Mua më pëlqejnë lulet!
Jo lulet e dyqaneve
paketuar aq bukur…
Rritur në parcela .
Më pëlqejnë lulet nga kopshti.
Nga kopshi i fëmijërisë time
A ka më lule të tilla?
Më pëlqenje lulet që këpusja vet.
Mëngjeseve për në shkollë
e ndjeja zhurmën e kërcellit kur shkëputej,
dhe lëngun e jetës së tyre ndër gishta.
Nuk mërziteshin lulet e mija me mua.
Çdo vit bëheshin më të bukura
Mua më pëlqejne lulet!
Ku ti gjej lulet e mija …



















