Lavdosh Ferruni: SPAK dhe “vjedhja e rëndë në tentativë”

44

Nevojitet të vendoset dhe një filtër i tillë jashtë sistmit të qeverisjes, qoftë edhe në formë këshilluese tek organet vendimmarëse, në fazën e hershme. Pse? Po evidentoj 2 shembuj, atë të inceneratorëve, që është trajtuar nga SPAK dhe është gjykuar, dhe këtë të TECeve lundruese në Vlorë, që SPAK mund të hyj kur të jetë konfirmuar vjedhja.

Sigal

 

Në një video postuar nga unë së fundi për aferën e TECeve lundruese në Vlorë, e cila është iniciuar 2 vjet më parë shumë komentues të revoltuar për këtë vjedhje të rëndë, akoma në tentativë, kërkojnë apo kritikojnë SPAK se pse nuk merret me këtë vjedhje, lehtësisht e klasifikuar si e tillë nga qytetarët. Adresimi i qytetarëve për vjedhjet tek SPAK, së pari ka vlerë se tregon se është rritur besimi i popullit, që SPAK zbulon vjedhjet dhe dënon vjedhësit. Pyetja e madhe është a mundet SPAK të parandaloj krimin e vjedhjes së rëndë në tentativë? Është fjala për vjedhje të mëdha që i bëhen shtetit, shpesh me pjesmarrjen direkte të vetë institucioneve të shtetit, apo të punonjësve të veçantë të shtetit. Ka shumë raste që për vjedhje ordinere edhe pse në fshehtësi të plotë policia me dedektivët e saj zbulon tentativën për vjedhje dhe merr masa që vjedhja të mos ndodhi. Po tentativën persistente për vjedhje të mëdha të shtetit, së pari të buxhetit të shtetit, sidomos të kompanive offshore, ku njësi vendimmarrëse shtetërore, apo individë privatë apo punonjës të shtetit, kush do e zbuloj e të shmang vjedhjen e madhe? SPAK jo, por njësia e posacme hetimore që gjthsesi varet nga SPAK mund ta bëj dhe duhet ta bëj. Mundet të ngrihet një njësi tjetër e vogël aty për parandalim vjedhje të mëdha, pasi gjithnjë do ketë tentative. Nevojitet të vendoset dhe një filtër i tillë jashtë sistmit të qeverisjes, qoftë edhe në formë këshilluese tek organet vendimmarëse, në fazën e hershme. Pse? Po evidentoj 2 shembuj, atë të inceneratorëve, që është trajtuar nga SPAK dhe është gjykuar, dhe këtë të TECeve lundruese në Vlorë, që SPAK mund të hyj kur të jetë konfirmuar vjedhja.

Rasti i inceneratorëve.

Me disa vite vonesë, pasi vjedhja kishte ndodhur, u ngrit një komision parlametar, i cili arriti në konkluzione të një vjedhje të madhe (vjedhja kishte ndodhur) vetëm duke parë me kujdes dokumetat shtetërore. Do kish qënë shumë parandaluese vjedhja, nëse do kishim imagjinuar në vitin 2014 një njësi hetuese (jo domosdoshmërisht e hapur), që do të shihte minimalisht propozimin nga kush kish ardhur dhe per çfare behej fjalë, që menjëherë ta fuste në lupë të hetimit të vazhdueshëm dhe të mund të jepte një reagim tek vendimmarrja, por dhe media, para se të firmosej kontrata. Nëse kjo do ndodhte jo vetëm që vjedhja e madhe nuk do ndodhte, por nuk do shkonin në burg shumë vetë dhe institucionet e drejtësisë, përfshi sigurisht SPAK do të kursenin shumë kohë për hetim e gjykim.Nga oferta e bërë për incenerator të Elbasanit do mjaftonte që oferta e bërë për 22 milion EUR për një incenerator “Wte” (Waste to Energy) për të djegur 120 ton mbetje bashkiake në ditë, të bëhej një verifikim i tregut ndërkombëtar të çmimit të inceneratorve e do të shihej, që cmimet e tyre janë 3-4 herë më të shtrenjtë se oferta e ofruar. Dhe lehtësisht të konstatohej që po ofrohej dicka që nuk ishte incenerator “ëte”. Duke i shtuar personin, me zero eksperiecë, që paraqiti ofertën do të mjaftonte për njësinë e hetimit të komunikonte “ndal”. Sigurisht, me pak hetim 3 vjet më vonë, në 2017 do ishte parandaluar vjedhja me incinerator të Fierit.

Rasti i TECeve lundruese në Vlorë

2 vjet më parë, më 21 Tetor 2021 me VKM nr 620 për “Miratimin e kushteve për vendosjen e detyrimit të shërbimit publik ndaj të liçensuarve në sektorin e energjisë elektrike gjatë gjëndjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike dhe për përballimin e parandalimin e saj” KESHit i del detyrimi për të siguruar energjinë të nevojshme për të plotësuar kërkesën e Furnizuesit të Shërbimit Universal. Një zgjidhje perfekte do kish qënë një lehtsim ligjor, për instalimin e impianteve të vogla me energji diellore, që duan vetëm pak ditë të instalohen dhe të prodhojnë energji. Por KESH çuditërisht kishte preferencë të largonte krizën e shkaktuar prej fosileve, po nëpërmjet fosileve. KESH raporton se me daljen e VKM për masat për emergjencën u vendos në “stress” dhe mendoi ti kërkoj ndihmë Qeverisë. Qeveria përgjigjet dhe ndryshon VKM nr 620 me VKM 757 dt 12 Dhjetor 2021, me të cilin autorizon KESHin për të adresuar tregun ndërkombëtar për qiramarrje të përkohshme (1-3 vjet) të aktiveve shtesë të prodhimit të energjisë termike. Kaq deshi KESHi dhe bëri si deshi. KESHi bën thirrje për shprehje interesi për marrjen me qira të një aktivi të prodhimit të energjisë termike. Që këtu devijon, duket qëllimshëm, nga vendimi i Qeverisë e cila autorizon për qira marrje të disa aktiveve, jo të një aktivi. Dhe më pas KESH rreshton kërkesat që i largohen totalisht aktiveve termike duke e mbyllur thirrjen për shprehje interesi tek TECi i Bangladeshit. Kërkesat që vendosi janë: që aktivi termik të ketë kapacitet 110 MË, njësoj si TECi i Bangladeshit; të operoj duke përdorur naftë të rëndë, njësoj si TECi i Bangladeshit; të dislokohet pranë TEC të Vlorës dhe preferohet të jetë impiant lundrues. Edhe pse thuhet “preferohet”, dmth që mund të pranoheshin edhe impiante jo lundruese, por në kërkesë e mëposhtme “harohet” preferenca dhe vjen kërkesa taksative: “Aktivi lundrues duhet të plotësoj…..” Megjithë kërkesat teknike të projektuar drejt TECit që ndodhej në Bangladesh, duke qënë se ishte një dritare e vogël, që të qënit TEC lundrues në kërkesë ishte preferencë merr pjesë në tender kompania e fuqishme “Distributed Poëer Solution”, që tregon se ka si karakteristikë kryesore mobilizimin ultra të shpejtë të flotës së saj. Por më kot. Më 13 Maj, 8 ditë pas publikimit të shprehjes së interest shpallet fitues “Excelerate Energy and Renco s.p.a me TECin e Bangladeshit. Më 4 Prill bëhet kontrata me KEH dhe më 23 Prill 2022 Excelerate Energy blen TECin e Bangladeshit (Tiger 1 + Tiger 3). KESH shkruan: “Shprehja e interesit të Company Distributed Poëer Solution nuk ishte në përputhje me dispozitat e Thirrjes për Shprehje Interesi”. Ndërpresim këtu vazhdimin e historisë me TECin lundrues të Bangladeshit për të vijur me arsyetimin e mundësisë së ndalimit të krimit të vjedhjeve të rënda në tetantivë. Dhe pyetja e thjeshtë është: A mundet një njësi hetimi e pavarur nga Qeveria, e lidhur edhe me SPAK të bëj hetime të shpejta dhe efikase, shumë pak të kushtueshme para se vjedhja e rëndë të ketë ndodhur? Unë besoj shumë që mundet dhe është një “must”. Por, a ka vullnet politik për ta bërë ketë ndërhyrje në ligj, që të mund edhe ta prandalojmë krimin e vjedhjes së madhe?