I veshur me kostum të kuq dhe me kapele një person i paidentifikuar vjedh një biznes në Tiranë! Dyshohet se kishte armë

41
Sigal

Një person, i veshur me kostum të kuq dhe me kapele ka vjedhur një shumë parash në një biznes në Tiranë dhe më pas është larguar.

Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”, ku dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, autori ia ka dalë të largohet pa u identifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.