Kristaq Meleqi: Për demokracinë që duam

300
Sigal

Pas shumë vjetësh që në sistemin komunist jetuam si popull demokracinë e përqafuam, por përsëri drejtimin e vendit “komunistët” e morën. Të ashtuquajturit “demokratët komunistë” që erdhën në pushtet, me dy gishta të ngritur përpjetë popullin e vuajtur e të sakrifikuar e nënshtruan. Gjithçka që me mund e djersë populli e kishte ndërtuar, përfundimisht “demokratët komunistë“ i shkatërruan, me premtimin se “gjithçka nga jashtë do të na vinte”!?… Në këto “30 vjet demokraci” ndërgjegja e njerëzve u shkatërrua si dhe çdo gjë tjetër që natyra na i kishte dhuruar. Të rinjtë kanë vite që nga vendi largohen, sepse shteti nuk interesohet për t’i punësuar. Që vendi të zhvillohet duhet që ekonomia e tregut të lirë privat të ndihmohet e të favorizohet që dhe firmat e huaja të mbrohen, që të krijohen mundësi për zënien me punë të fuqisë punëtore të lirë, që të rinjtë rrugëve të botë të mos vazhdojnë të largohen. Partitë politike, që për 30 vjet vendin e drejtojnë, për votuesit e tyre kurrë nuk kanë menduar, sepse zgjedhjet i manipulojnë. Aktualisht me këto paga e pensione nuk mund të jetohet, sepse është për të qeshur dhe për të qarë, kur ekonomia e vendit po shpërdohet nga pushtetarë e politikanë, që vetëm për t’u pasuar për veten e tyre mendojnë.  Kështu me ekonominë e tregut të lirë privat, është vepruar siç është dashur, pronë kanë fituar ata persona që s’kanë pasur. Nuk ka mbetur pushtetar e politikan pa u pasuruar gjatë këtyre 30 vjetëve në të ashtuquajturën “demokraci”, sepse ekonomia e vendit u është dhënë një grup oligarkësh e  “trafikantësh” për t’u pasuruar. Kështu siç po vazhdohet të veprohet, për pak vjet, papunësia e vendit do të shkojë drejt përgjysmimit. Prandaj qytetarët dhe intelekltualët e ndershëm, kudo ku janë, drejtimin e vendit në duar duhet ta marrin. Në të gjithë vendin nga jugu në veri lulëzon prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike që jetën e të rinjve po e shkatërrojnë. Çdo ditë kanalet televizive dhe shtypi i përditshëm, për ngjarje të jashtëzakonshme informojnë, si për humbje jete njerëzish, që me drogë dhe veprime të tjera  keqbërëse merren. Për parandalimin dhe eleminimin e këtyre fenomeneve të këqia, është  e domosdoshme që organet e specializuara shtetëore, të marrin masa të forta, si për të zbuluar, goditur dhe parandaluar. Që Europës së Bashkuar sa më shpejtë t’i bashkohemi, të plotësojmë dhe zbatojmë detyra që ka vite që ajo na i ka përcaktuar. Që gjithçka për mirë të ndryshojë e të përparojë, që së shpejti edhe vendi ynë në Europën e Bashkuar të anëtarësohet.