Klodi Stralla: Fatkeqësi kombëtare ripostimi i shefave

69
Sigal

Është vetëm një vëzhgim i cekët nga “Facebook-u”! Të jesh socialist apo rilindas, demokrat apo atlantidas, nga ata të rinjtë e politikës apo të vjetrit e rinovuar, apo të qendrosh indiferent, kjo është një zgjedhje që e bën vetë gjithsecili prej nesh, por më duket tepër fyese, përtej çdo dimensioni njerëzor, kur ai/ajo vetëm riposton, edhe këtu në fb-uk, çdo status që poston shefi i tij, partiak apo shtetëror, pa guxuar të bëjë qoftë edhe ndonjë koment ose të japë opinion shtesë të tij, qoftë edhe nga ato që mendon se shefit të tij duhet t’i pëlqejnë. Ku i dihet se me ç’humor është shefi? Më mirë një “copy-paste” dhe je brenda!Gojët e liga thonë se edhe ruajtja e vendit të punës është shumë e lidhur me numrin e ripostimeve të tilla.Një deformim i tillë i personalitetit njerëzor më frikëson, sidomos kur vjen edhe nga stafe akademike universitare. Fatkeqësi e madhe, nuk nguroj ta them – kombëtare.