1. Në një fshat të vogël, të largët dhe të pazhvilluar të vendit, prifti i fshatit ndërroi jetë… Në fshat dhe në zonën për rreth nuk gjendej një prift i shkolluar që ta zëvendësonte… Fshati për një kohë të gjatë mbeti pa të dërguarin e zotit. Besimtarët pas disa kohësh filluan të revoltoheshin sepse nuk kishte se kush t’ju bënte shërbesat për lindjet, martesat dhe vdekjet…
Më së fundmi u mblodhën besimtarët e fshatit, dhe caktuan Leksin të bëhej prift, një nga fshatarët më pak të shkathët e fshatit, për të mos thënë të humbur në fshat, se askush tjetër nuk pranonte… I vetmi që pranoi pas pak presioneve ishte Leksi që e dërguan në qendrën e lokalitetit ku mësoi gjithçka duhej bërë për të kryer shërbesat religjioze…
Leksi në një dhomëz të vogël në fshat filloi të bënte të gjithë shërbesat, për lindjet, martesat, vdekjet… Jeta vazhdonte dhe thashethemet për Leksin filluan të qarkullonin në fshat. Një nga djemtë e fshatit, kurioz se çfarë bënte Leksi me të vdekurit, bëri sikur vdiq dhe u shtri në arkivol… E futi Leksi në dhomë, e mbylli dhomën me çelës, dhe i vetëm me temjanin në dorë që e vërtiste sa majtas djathtas dy-tri herë, thërriste me të madhe: ‘… Ka rënë fshati në dorë të Leksit…’
Kaq dhe pastaj thërriti ndihmësin e tij që ta nxirrnin arkivolin jashtë se shërbesa kishte mbaruar. Djali kur doli ia tregoi këtë histori të gjithë fshati dhe lajmi u përhap edhe në zonat për rreth… Të gjithë besimtarët kur i pyesnin se si shkojnë punët në fshat të gjithë përgjigjesh menjëherë pa u menduar gjatë: ‘… jemi ku thërret kiameti se fshati ka rënë në dorë të Leksit…’..
2. Leksi nga Nju Jorku erdhi para disa kohësh në Tiranë, që është ‘fshati’ ynë i madh…të paktën kështu e percepton Leksi nga Nju Jorku që sa herë lëshon batuta sikur njerëzit në Tiranë të jenë injorantë e të mos kuptojnë se ç’ndodh në këtë dynja…Këtë radhë erdhi dhe qëndroi vetëm në Tiranë.
Kishte mision të ndryshëm nga bashkërendimi e herëve të fiundit të veprimeve mes Tiranës, Prishtinës dhe Beogradit..për projektin e Serbisë së Madhe… Këtë radhë thuhet se transmetoi këshillat për zgjedhjen e Presidentit të ri…
3. Mesazhi i Leksit që qarkullon me zë të ulët në korridoret e pushtetit ishte ky. ‘Sekseri’ kryesor duhet të bëhet domosdoshmërisht president sepse e ka mbaruar misionin e tij… ‘Trashëgimtari’ i tij duhet të ti zërë vendin në qeveri e parti dhe vendin e trashëgimtarit duhet të merren masat të zgjidhet një grua.
Kaq i thjeshtë ishte mesazhi detyrues i Leksit. Të gjithë në Tiranë e transmetojnë këtë mesazh në këtë mënyrë kur u pyesin se çfarë do të bëhet me presidentin: ‘…Ka rënë fshati ynë i ‘madh’, në dorë të Leksit…’
4. Arsyet që duket e bëjnë të detyrueshëm këtë mesazh janë. ‘Sekseri’ është konsumuar dhe për ta mbrojtur nga revolta qytetare ka vetëm një zgjidhje, vetëm të ngujohet në Presidencë dhe duke u larguar nga njerëzit që e urrejnë ka një mundësi të garantojë të gjithë ‘famën’ e pasurinë që ka grumbulluar…
I vetmi person, dhe askush tjetër që mund të zëvendësojë është ‘trashëgimtari’ tek i cili është investuar prej kohësh dhe që është përgatitur prej kohësh nga babai i Leksit. Madje thuhet se është dhënë ultimatumi që ‘sekseri’ kryesor të mos luaj aspak me këtë zgjidhje se ndëshkimi ndaj tij mund të jetë shumë i rëndë… S’duhet as të refuzojë zëvendësimin e tij me trashëgimtarin dhe as të ndërhyjë në përcaktimin e gruas kandidate që do të zërë përmes zgjedhjeve vendin e ‘trashëgimtarit’…
Është thënë se kjo është një zgjidhje me ‘detyrim e përcaktim’ siç është vepruar më parë për ‘sekserin’ dhe për këtë zgjidhje nuk pranohet asnjë negocim…
5. Sekserit është detyruar ta zbatojë këtë zgjidhje por është lënë i lirë të bëjë për disa kohë sikur po gjen një zgjidhje tjetër konsensuale në takimet brenda grupit kuvendor, në negociatat kuvendore me ‘opozitën pro amerikane’ dhe në të gjithë takimet me partnerët dhe cilido qoftë duke patur parasysh se ky projekt nuk do ti tregohet askujt dhe për më tepër që këtë projekt e ‘ka sjellë Leksi.’
Vetëm do të promovohet në media e kudo mashtrimi se si duhet të jetë presidenti, si duhet të zgjidhet ai konsensualisht, sesi të gjithë janë të angazhuar për të zgjedhur një president konsensual e mbi palët që gëzon një mbështetje të gjerë, ndonëse ai nuk do të zgjidhet nga qytetarët…
Ne fund fare duhet marrë me shumë elegancë kthesa që me votat e nevojshme (deri edhe shumicë e thjeshtë) në presidencë të vendoset ‘sekseri’ siç është përcaktuar në mesazhin e Leksit… Kjo është një zgjidhje me detyrim e përcaktim…
Kush nuk e pranon këtë zgjidhje do të ndëshkohet rëndë dhe madje janë dhënë edhe orientimet që për këtë zgjidhje të punojnë edhe në përfaqësinë e shtetit të origjinës së Leksit… Asgjë nuk i duhet lënë rastësisë…!


















