OKB: Mbi 7 milionë ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre që prej fillimit të luftës

131
Sigal

Organizata Ndërkombëtare e OKB për Migracionin deklaroi se 7.1 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, si pasojë e luftës në Ukrainë, e cila ka nisur që prej 24 shkurtit.

Numri i qytetarëve të zhvendosur nga lufta është rritur me 10% që prej 16 marsit, kur u bë përditësimi i fundit nga OKB për qytetarët e zhvendosur.

Më shumë se gjysma e familjeve të zhvendosura kanë fëmijë, 57% kanë anëtarë të moshuar në familje dhe 30% kanë njerëz me sëmundje kronike, sipas raportit të OKB-së.

Të ardhurat e familjeve të zhvendosura ranë ndjeshëm që nga fillimi i luftës, sipas raportit, me më shumë se një e treta e familjeve të zhvendosura që tregojnë se nuk kanë pasur asnjëb të ardhur gjatë muajin e fundit.