Ja pse twitter i Blinken në fakt emaili i Soros për të hequr pengesat për qeverisjen e Ramës

499
Sigal

Nga Avokati Altin Goxhaj 

Para se të dëgjoni Berishën në konferencën për shtyp me lexoni një herë mua se do kuptoni më shumë.

Ja pse tuiteri i Sekretarit të Përgjithshëm Anthony Blinken ishte në fakt emaili i Soros për të hequr pengesat për qeverisjen e Ramës me lylin dhe vetë finalizimin e axhendës për shpopullimin dhe zhbërjen (edhe territoriale) të shqipërisë!

Sot ishKryeministri, ishPresidenti, “Lideri Historik i PD” ka konferencë shtypi në 18:00.

RRUFEJA NË QIELL TË PASTËR

BERISHA SHPALLET FAMILJARISHT NON GRATA

SHKAKU DE JURE:

KORRUPSIONI I FAMILJES BERISHA NË KOHËN KUR ISHTE KRYEMINISTËR!

Berisha ka marrë goditjen më të papreçedentë në 31 vjet për një ishKryeminsitër dhe ishPresident (as Ramizit as Adil Çarçanit nuk ja vunë) “de jure” nga Administrata Biden, Harris, Blinken por “de facto” nga Networku Globalist Soros për llogari të Establishmentit Sorosian të Tiranës Rama-Veliaj-Basha.

Ai është shpallur non grata me arsyetimin se para 8 vjetësh ka bërë zullume familjarisht me fondet publike ndërkohë këto 8 vjetë ne po jetojmë katastrofën e zullumit të rrënimit, falimentimit, vjedhjes, grabitjes dhe shpopullimit nga Establishmenti Soros Rama-Veliaj me ndihmën e impotencës që qëllimtë të Lylit të Soros.

Veç një naiv mund të mendojë se administrata Biden (zyrtarët aktivë) nuk është vazhdim i administratës Obama që ka qeverisur të paktën gjysmën e kohës së adminstratës Berisha (2009-2013 Berisha-Meta njëkohësisht me Administratën Obama).

BERISHA MARËDHËNIE TË SHKËLQYERA ME ADMINISTRATËN OBAMA!

Në atë kohë marëdhëniet e Administratës Berisha-Meta kanë qenë optimale me Administratën Obama ndërsa për Zgjedhjet që organizoi Administrata Berisha Philip T. Reeker në emër të Administratës Obama dha notën maksimale të dhënë ndonjëherë: “Dua të theksoj se zgjedhjet e qershorit përbëjnë një nga arritjet më të rëndësishme në evolucionin demokratik të Shqipërisë si dhe një provë të rëndësishme, ndërsa Shqipëria i afrohet statusit të kandidatit në BE.”

Por në mandatin qeverisës për të cilin dhe akuzohet Berisha, askush s’mudn të thotë se Qeveria e tij është Qeveria më ProAmerikane në Historinë 31 vjeçare të pluralizmit shqiptar (e kurorëzuar me vizitën e vetme të një Presidenti Amerikan në 100 vjet, futjen e pamerituar në NATO, shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, dhe qëndrimin pronto për çdo kërkesë dhe hall rakonal apo gjeopolitik amerikan, përfshi edhe investimet amerikane më të shumta në 31 vjet).

SHKAKU DE JURE?

Veç ndonjë naiv apo berishofobik mund të mendojë se Anthony Blinken ka shpallur Doktorin non grata për shkaqe të kohës kur ishte Kryeministër 8 vjet më parë. Janë ca si shumë 8 vjet më parë kur aktualisht nuk po qeverisemi por po sundohemi nga hajdutë, kriminelë, antishqiptarë që po vjedhin dhe grabisin dhe po zhbëjnë çdo gjurmë të shtetit ligjor dhe s’kanë lën[ë të drejtë të njeriut pa shkelur!

SHKAKU ËSHTË I FRESKËT..

Shkaku ka një datë 2021! Është i freskët.

Çfarë ka të freskët sot?

Zgjedhjet 2021 dhe pasojat e tyre!

Çfarë pritet në Shtator si pasojë e Zgjedhjeve do të shpjegojnë edhe çfarë e shtyu Blinken të godasë Berishën.

Puna është se Berisha nuk është Kryetar PDje. Është lider historik i PD dmth një figurë morale dhe me influencë relativisht në rënie në atë që ka mbet nga PD kur e drejtonte vetë por asgjë më shumë.

SHKAKU DE FACTO? QEVERIA PS-PD!

Aktualisht po diskutohet për bashkëqeverisje PS-PD.

Jo sot po prej kohësh. Ne kemi nxjerrë prova dhe fakte, evidenca dhe konkluzione racionale se Zgjedhjet nuk u vodhën nga Rama por u shitën nga Basha. Opinioni publik është i bindur se Zgjedhjet u manipuluan ndërsa për Bashën është krijuar një neveiri kombëtare dhe pasoja më e dukshme është zhgënjimi i gjithë popullit për atë që ndodhi dhe bindja se në këtë vend nuk ka asnjë perspektivë për të jetuar.

QEVERIA PS-PD PROJEKT I INVESTUAR PREJ KOHËSH, PËRFSHI EDHE SHITJEN E ZGJEDHJEVE TË 2017, 2019 DHE 2021 NGA BASHA TEK RAMA

Qartas aktorët e manipulimit që nga fillimi i proçesit të reformës zgjedhore dhe vetë manipulimit të Zgjedhjeve janë të gjithë establishmenti sorosian Rama, Veliaj, Basha, etj. Po ashtu edhe qeveria e Shtatorit me PS apo PS-PD do të jetë Qeveria më sorosiane në histori!

BLINKEN MIQËSI TË VJETËR FAMILJARE ME SOROS!

Anthony Blinken i DASH është njeriu më i afërt i George Sorosit në historinë e Administratës së SHBA (prindërit e tij janë pjesë e Networkut Soros me bazë në Budapest). Kamala Harris po ashtu është ZvPresidentja më e afër me Soros në historinë presidenciale të SHBA.

Dikur Soros bënte e-maile me ndërmjetës (Johnas Rolett) për Hillary Clinton (për 21 Janarin 2011) dhe influenconte për të përcaktuar se kush do të ishte ndërmjetës ndërkombëtar për krizën që e kishte zënë njeriun e tij Edi Rama, Krytetar i PS në atë kohë me Berishën Kryeministër.

Por sot është shumë herë më i fuqishëm dhe influent si në SHBA dhe botë, dhe marëdhëniet e tij janë ku e ku më të ngushta.

Në 2008 dhe 2012 Obqma nuk kishte nevojë të dmsd për Soroain. Në 2020, kjo administratë aktuale nuk kishte asnjë shans të fitonte pa ushtrinë liberale dhe marksiste, paratë dhe influencën e Soros!

SOROS ËSHTË MË I FORTË ME BLINKEN, HARRIS, BIDEN SE DJE ME CLINTON, OBAMA, KERRY!

Në atë kohë pas e-mailit të Clinton në Janar 2011, Clinton jo vetëm nuk e shpalli Berishën non grata por përkundrazi vizitoi Shqipërinë në 1 Nëntor 2012 për 100 vjetorin e Pavarësisë duke u puthur në pragun e KrEministrisë kur u prit nga Berisha në zyrën e tij në Kryeministri, që ishte vizita e kthimit pas vizitës së Berishës në 25 Prill 2012 ku ajo e kishte pritur në zyrën e vet.

Kjo kishte ndodhur pas Gërdecit ku u përfol edhe i biri i tij ndërsa koka e Gërdecit Delijorgji (një përfaqësues i hapur i Greqisë nëmTiranë) ishte oligarku më me shumë leje ndërtimi në historinë e Tiranës së asaj kohe.

Por sot gjërat kanë ndryshuar. Në SHBA sot, pas zgjedhjeve të kontestueshme, drejton një elitë liberale majtiste globliste e lidhur ngushtë me mijëra fije me Soros dhe bishtat e tij në politkë, shoqëri civile, media de biznes.

BOTA PO NDRYSHON PËR KEQ NDËRSA SHQIPËRIA ËSHTË E DËNUAR NGA ARMIQTË E SHQIPËRISË PËR TË SHKUAR PËR DREQ..

Në këtë kohë në krizë në kurth nën ngërçin e PLANdemisë Globale të Elitave Liberale Globaliste, interesi për ekzistencën e Shqipërisë dhe halleve të saj është më i vogël se kurrë. Por ko s’mund të thuhet për Familjen Soros e cila është më prezente se kurrë në Rajonin Ballkanik duke u përfshirë mbi të gjitha në një projekt të rrëzuar nga Administrata Trump për shkëmbim kufijsh nëpërmjet klyshëve të Soros në Beograd, Prishtinë dhe Tiranë ku 2 kundërshtarët më të vendosur në Shqipëri ishin Berisha dhe Meta të dy duke i vënë gishtin Sorosit! Por po ashtu në të njëjtat istikame ishin të njëjtët njerëz edhe në projektin e njerëzve të Soros në Tiranë dhe Athinë për copëtimin e detit.

Është e sigurtë që askujt nuk i intereson në këtë moment në Botë përveç armiqve të Shqipërisë dhe shqiptarëve se çfarë ndodh në Shqipëri sps Bota po shkon në të keq dhe çdo kush ka hallin e vet, pavarësisht se ne jemi të dënuar nga armiqtë për të shkuar për dreq.. njësoj si në 1911-1919..

AXHENDA SOROS PËR RRËNIMIN E SHQIPËRISË PO MBAHET NË ERRËSIRË!

Ndërkohë Axhenda Soros për Rrënimin, Falimetimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë dhe RiPopullimin e saj me arabë, afrikanë dhe aziatikë, sipas koncepteve të Vaso Çubrilloviç të vitit 1937, e inicuar në Harvard në institutin e themeluar nga Sokrates Kokkalis dhe Elanie Papulias (CID e drejtuar nga Ricardo Hausman), axhendë e mbajtur në heshtje nga e gjithë klasa politike mgjth provat dhe faktet e pafundme të publikuara më parë nga Lëvizja AntiSoros dhe sot Koalicioni Për Shqipërinë, sot pas Zgjedhjeve të 25 Prillit, merr një hov gjigand si në përmasë dhe shpejtësi dhe duket qartë që është Misioni dhe Programi i Qeverisë së Shtatorit që lëkundet midis një Qeverie Sorosiane Mavi të drejtuar nga Rama apo një Qeverie Mavi dhe Blu me përfshirje të Kolonës së Pestë të Soros në PD.

NË KOSOVË TANI SAPO KA NISUR KOPJA E TIRANËS SË AXHENDËS SOROS

Në Prishtinë ka filluar cikli që ndodhi në 2013 në Tiranë pasi Kryeministri, Kryetarja e Parlamentit, mazhoranca por edhe Opozita e kryesuar nga LDK është e kapur edhe ajo nga kloni i Lylit të Soros në Tiranë, Lulmir Abdixhiku.

Qartas pengesat për kapjen totale nga Soros u realizuan nga networku europian i Soros ku prokurorja rumune e Soros i pastroi rrugën Albinit të Soros duke i hequr qafe rrugës pengesat UÇKiste si Haradinaj, Thaçi, Veseli, etj (dhe në LDKnë e Rugovës të degraduar por edhe të sabotuar elektoralisht nga Vjosa dhe Lylumirët e Soros) që tua mundësonte kapjen totale të gjithë Kosovës nga Establishmenti Soros.

MODELI SOROSIAN I TIRANËS ËSHTË KLONUAR 100% NË PRISHTINË!

Shumë shpejt në Kosovë do të ndidhen pasojat e Axhendës AntiShqiptare të Soros sepse Axhenda e Albinit me ndihmën e Lylmir Abdixhikut do ta rrënojë shumë shpejt Kosovën dhe institucionet e drejtësisë do të jenë 100% në duart e Albinit me anë të Vettingut Soros njësoj si edhe biznesi nëpërmjet OFLsë Kosovare të konfiskimit të pasurive të pajustifikuara që do të thotë dëbim masiv i diasporës e cila s’ka asnjë shans ti justifikojë paratë e veta në zyrat kryeministrisë së Prishtinës me faturat fiskale e Gjermanisë, Zvicrës apo Belgjikës dhe SHBAsë!

NON GRATA SI PARALAJMËRIM PËR BERISHËN DHE METËN PËR TË MOS PENGUAR BASHKËQEVERISJEN E RAMËS ME LYLIN E SOROS

Në Tiranë 2 janë pengesat që ka Soros për finalizimin e një Qeverie të Përbashkët PS-PD sipas Marëveshjeve të vjetra të Soros me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën:

Sali Berisha dhe Ilir Meta!

Veç kjo e shpjegon se pse Sekretari i Shtetit Anthony Blinken hodhi dje rrufenë në qiell të pastër në 2021 në vendin më të korruptuar në planet por edhe të përkufizueshëm si Çifligun e Familjes Soros: Shqipërinë!

SHQIPËRIA DHE KOSOVA TANI PËRKUFIZOHEN EDHE ZYRTARISHT SI ÇIFLIGU PRIVAT I GEORGE SOROS

Sps George Soros duhet të shpërblehet nga Liberalët Globalistë për ardhjen në pushtet me ndihmën e Networkut Soros dhe ai sot ka nevojë për një menaxhim të ri në Shqipërinë e tij, para se ta arrijë edhe në Kosovë! I duhet një Qeveri PS-PD dhe një Parlament me shumicë të cilësuar (që ta përdorë Kushtetutën e re që do bëhet si letër higjenike, të emërojë në çdo institucion jeniçerët e tij, të nënshkruajë marëveshje ndërkombëtare dhe të përgatisë infrastrukturën e pritjes së 1 miliopnë arabëve, afrikanëve dhe bangladeshasve) dhe kështu të përmbyllë me sukses dhe shpejtësi për aq sa ka njerëzit e tij në pushtet në Washington!!!

Ç’DO BËJNË BERISHA DHE META?

Po çfarë duhet të bëjnë Berisha dhe Meta!

Asgjë! Nuk munden! Nuk dinë! Janë mësuar gjthm të përdorin kauzat dhe interesat kombëtarë si mall që shkëmbehet me favore, kompromise, pazare, kolateralë!

ASGJË SEPSE..

Berisha nuk ka këllqe të prishë pazarin e 2005 me Soros për tja lënë Sorosit partinë kur të mbyllte mandatin si Kryeministër në 2013, dhe ndaj ai do mbajë shtrëngojë fort Lylin e tij bashkë me kolonarët e Sorosit në PD, me shpresë për të negociuar fatin e tij familjar!

Ndërsa Meta është vonë pasi e shiti si kauzën dhe ndjeshmërnë pozitive publike antisoros që krijoi në mes të 2019 duke e shitur në Dhjetor 2019 kur i kërkoi Aleksit të vogël të Sorosit të ndihmojë demokracinë dhe shoqërinë civile!

Sps Shqipëria nuk mund të shpëtojë nga ata që e fundosën me hir ose pahir duke e lënë në duart e jeniçerëve të Soros për të mbrojtur interesat e tyre personale!

KUSH DO E SHPËTOJË SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT NGA KANCERI MAVI SOROS DHE HIV AIDS-I BLU?

Atë mund ta bëjnë veç ata shqiptarë që janë gati të sakrifikohen #PërShqipërinë dhe ti dalin ballas Sorosit dhe Mafies së tij pavarësisht influencave ndërkombëtare! Ne do ta bëjmë këtë! Kemi dhënë prova! Dhe po e bëjmë!

NE QYTETARËT të gatshëm për tu përballur #PërShqipërië JEMI ILAÇI!!!

P.s. Çdo Pakt me Djallin Soros prodhon zgjidhje të çastit por ferr të përjetshëm! E shpjegon Gëte qartë dhe bukur te Fausti! I vetmi shpëtim vjen kur i del për zot popullit dhe jo kur fshihesh me shpresë se do rinegociosh përsëri me Djallin!