Arben Beqiri: Ne nuk e kemi humbur luftën!

298
Sigal

Pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute dhe regjimet zor se përmbysen me votë. Kjo betejë e vjedhur me hile e dredhi vetëm sa e bën edhe më të qartë para çdo socialisti të thjeshtë, misionin shkatërrues dhe antikombëtar të Ramës dhe “rindjes” së tij!

Ne nuk e kemi humbur luftën për t’i dhënë Shqipërisë një qeveri që meriton!

Atë do ta fitojmë për atdheun tonë, për qytetarët që aspirojnë demokraci dhe mirëqenie dhe i vetmi aleat janë dhe do të jenë shqiptarët.

PD dhe Lulzim Basha bënë një fushatë europiane, të ndershme e transparente, frymëzuese dhe të bazuar!

Përkundër kësaj duket se presioni dhe paraja, Doshët dhe numëruesit me stilolaps në dorë, Murrizët dhe soji e sorollopi i tyre të shtrirë nga jugu në veri, moslejimi i emigrantëve për të votuar e të tjera si këto, tjetërsuan vullnetin e popullit.

Nëse ne nuk arritëm të ndalnim këtë krim elektoral, të gjithë shqiptarët që e duan vendin, të djathtë e të majtë, shumë shpejt do të bashkohen për ta mposhtur këtë të keqe që të ngjashme ka veç diktaturën!